Lajmet

Presidenti i Gjermanisë bën thirrje për një Bashkim Europian të fortë, të aftë për veprim

Published

on

“Forca jonë si demokraci konsiston tek kontributi i shoqërive pluraliste në kërkim të rrugës më të mirë për të ardhmen”, deklaroi presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier në kuadër të ditës së Europës që kremtohet të dielën (09.05). „Sa më shumë njerëz të marrin pjesë në diskutimin e gjerë dhe të hapur, aq më mirë është për unionin tonë.”

Rekomandimet e qytetareve dhe qytetarëve duhet t’i shërbejnë institucioneve europiane si bazë për zhvillimin e mëtejshëm dhe orientimin e ardhshëm të Bashkimit Europian.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të BE-së, që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të veçantë për ta bashkëkonceotuar të ardhmen tonë”, theksoi Steinmeier.

Mund të duket sikur në gjendjen aktuale me pandeminë e koronavirusit „nuk mbetet mjaft kohë për një analizë të thellë të së ardhmes së Europës – por në fakt është e kundërta”, theksoi me bindje Steinmeier. Pandemia “na ka bërë që të kthjellohemi, se çfarë është vërtetë e vlefshme në jetë: shëndeti, qasja jonë ndaj natyrës dhe njerëzve, solidariteti reciprok dhe bashkëpunimi”, tha presidenti. Kriza e koronavirusit „ka shtruar çështje, që kanë të bëjnë me mënyrën tonë të jetesës”. Ajo ka treguar forcën e integrimit europian, por edhe dobësitë”, shkruan Steinmeier bashkë me njëzet krerë të tjerë të shteteve anëtare të BE-së.

Frankreich Straßurg Europatag Flaggen Europaparlament Gebäude

Presidenti bën thirrje për „një Bashkim Europian të fortë, të aftë për veprim”, që drejtojë “kalimin tek një zhvillim mbarëbotëror i qendrueshëm, neutral ndaj klimës dhe i mbrojtur në aspektin digjital”. Një konferencë për të ardhmen e Europës do të krijojë mundësinë, që „të flitet hapur për Bashkimin Europian dhe për të dëgjuar qytetaret dhe qytetarët tanë, e në radhë të parë të rinjtë”.

Nismë për më shumë pjesëmarrje

Me iniciativën e Sllovenisë, që me Gjermaninë dhe Portugalinë krijojnë nga korriku 2020 deri në dhjetor 2021 presidencën treshe të BE-së, krerët e shteteve duan të angazhohen për të ingranuar sa shumë njerëz të jetë e mundur në zhvillimin e mëtejshëm të BE-së. Nga e diela (09.05) përgjatë një viti në nivel europian, kombëtar dhe rajonal do të zhvillohen forume e diskutime të shumta, ku qytetarët do të zhvillojnë bashkarisht rekomandimet për veprim në fushat si qendrueshmëria dhe mbrojtja e klimës, digjitalizimi dhe roli i Europës në botë. Përpos kësaj mund të shkëmbehen die edhe përmes platformave online.

Ditën e Europës më 9 Maj nis një vit plot forume e diskutime qytetare për të ardhmen e BE-së. 21 krerë shtetesh të përzgjedhur nga vendet e BE-së u bëjnë thirrje europianëve të shpalosin idetë e tyre në diskutime.     

“Forca jonë si demokraci konsiston tek kontributi i shoqërive pluraliste në kërkim të rrugës më të mirë për të ardhmen”, deklaroi presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier në kuadër të ditës së Europës që kremtohet të dielën (09.05). „Sa më shumë njerëz të marrin pjesë në diskutimin e gjerë dhe të hapur, aq më mirë është për unionin tonë.” Rekomandimet e qytetareve dhe qytetarëve duhet t’i shërbejnë institucioneve europiane si bazë për zhvillimin e mëtejshëm dhe orientimin e ardhshëm të Bashkimit Europian. “Ne u bëjmë thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të BE-së, që ta shfrytëzojnë këtë mundësi të veçantë për ta bashkëkonceotuar të ardhmen tonë”, theksoi Steinmeier.

Mund të duket sikur në gjendjen aktuale me pandeminë e koronavirusit „nuk mbetet mjaft kohë për një analizë të thellë të së ardhmes së Europës – por në fakt është e kundërta”, theksoi me bindje Steinmeier. Pandemia “na ka bërë që të kthjellohemi, se çfarë është vërtetë e vlefshme në jetë: shëndeti, qasja jonë ndaj natyrës dhe njerëzve, solidariteti reciprok dhe bashkëpunimi”, tha presidenti. Kriza e koronavirusit „ka shtruar çështje, që kanë të bëjnë me mënyrën tonë të jetesës”. Ajo 2ka treguar forcën e integrimit europian, por edhe dobësitë”, shkruan Steinmeier bashkë me njëzet krerë të tjerë të shteteve anëtare të BE-së.

Frankreich Straßurg Europatag Flaggen Europaparlament Gebäude

Presidenti bën thirrje për „një Bashkim Europian të fortë, të aftë për veprim”, që drejtojë “kalimin tek një zhvillim mbarëbotëror i qendrueshëm, neutral ndaj klimës dhe i mbrojtur në aspektin digjital”. Një konferencë për të ardhmen e Europës do të krijojë mundësinë, që „të flitet hapur për Bashkimin Europian dhe për të dëgjuar qytetaret dhe qytetarët tanë, e në radhë të parë të rinjtë”.

Nismë për më shumë pjesëmarrje

Me iniciativën e Sllovenisë, që me Gjermaninë dhe Portugalinë krijojnë nga korriku 2020 deri në dhjetor 2021 presidencën treshe të BE-së, krerët e shteteve duan të angazhohen për të ingranuar sa shumë njerëz të jetë e mundur në zhvillimin e mëtejshëm të BE-së. Nga e diela (09.05) përgjatë një viti në nivel europian, kombëtar dhe rajonal do të zhvillohen forume e diskutime të shumta, ku qytetarët do të zhvillojnë bashkarisht rekomandimet për veprim në fushat si qendrueshmëria dhe mbrojtja e klimës, digjitalizimi dhe roli i Europës në botë. Përpos kësaj mund të shkëmbehen die edhe përmes platformave online.

Lajmet

Rasti “Banjska”, seanca e radhës më 16 janar

Published

on

By

Seanca e radhës ndaj tre të akuzuarve, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, në rastin “Banjska” do të mbahet më 16 janar.

Seanca do të zhvillohet nga ora 09:30.

Ju njoftojmë se seanca gjyqësore në çështjen penale kundër të pandehurve B.S., V.T. dhe D.M., do të mbahet sipas planifikimit, me datë 16.01.2026, në ora 09:30”, thuhet në përgjigjen e Gashit.

Ndërkohë, Spasojeviq, Toliq e Maksimoviq, përballen me akuza të rënda për përfshirje në ngjarjet e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, ku një sulm i armatosur ndaj Policisë së Kosovës çoi në vdekjen e rreshterit Afrim Bunjaku dhe plagosjen e disa pjesëtarëve të tjerë të policisë.

Continue Reading

Lajmet

Prishtina pa rrymë e në zhurmën e gjeneratorëve – Pësojnë bizneset

Published

on

By

Pa kaluar shumë orë nga njoftimi, vendi u përball me reduktime të energjisë elektrike, e nga kjo po pësojnë qytetarët.

Disa biznese, u detyruan të ndezin gjeneratorët, por disa të tjera nuk i posedojnë.

Rrobaqepësi, barnatore, furra, kafiteri, janë veç disa nga bizneset në Prishtinë të cilat që nga mëngjesi nuk kanë rrymë.

Ndërkohë që mbrëmjen e së martës Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka  njoftuar se do të ketë reduktime të rrymës për sot dhe nesër në vend. Në njoftimin e KOSTT thuhet se kjo do të bëhet “për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit”.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadorët takojnë Kurtin, Orav: Nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të Qeverisë

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka bërë të ditur se së bashku me ambasadorët dhe shefat e misioneve të BE-së në Kosovë janë takuar me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar zhvillimet pas zgjedhjeve.

Orav ka thënë se gjatë takimit është vlerësuar procesi zgjedhor, duke e cilësuar atë si një dëshmi të angazhimit të fortë të Kosovës ndaj parimeve demokratike, derisa është nënvizuar edhe rëndësia e formimit të shpejtë të qeverisë së re.

“Përgëzuam procesin zgjedhor që pasqyron një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike dhe nënvizuam rëndësinë e formimit të shpejtë të qeverisë”, ka shkruar Orav në platformën “X”.

Ai ka bërë të ditur se ambasadorët e BE-së kanë kërkuar gjithashtu ratifikimin e shpejtë të marrëveshjeve që lidhen me Planin e Rritjes, me qëllim që përfitimet të arrijnë sa më shpejt te qytetarët e Kosovës.

Po ashtu, Orav ka theksuar se dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbetet thelbësor për përparimin e të dyja palëve në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Continue Reading

Lajmet

​Arrestohet një person nën dyshimet për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin S.R nën dyshimin për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.

Sipas Prokurorisë Speciale për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në koordinim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar, ka arrestuar të dyshuarin S. R nën dyshimet për sulm ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës në maj të vitit 2023.Për veprimet e mëtutjeshme publiku do të njoftohet në kohë”, thuhet në njoftimin e PSRK së.

S.R është në mesin e të arrestuarve për trazirat në Zveçan para tri vjetësh.

Kujtojmw se, më shumë se 90 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime, pas përleshjes me protestuesit serbë.

Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët.

Continue Reading

Të kërkuara