Shëndet
Mënyrat e sakta natyrale kundër ngrirjes së qafës
Published
5 years agoon
By
Betim GashiDhimbja e qafës, mpirja dhe bllokimi i muskujve të saj është një nga problemet më të shpeshta që prek secilin prej nesh. Kryesisht ftohja e muskujve të qafës, tensionet nervore apo emocionale, stresi, qendrimi për një kohë të gjatë ulur apo në këmbë shkaktojnë ngërçe tek qafa, e cila i refkleton ato në dhimbje shpesh herë të padurueshme dhe të zgjatura.
Këto dhimbje jo vetëm që ndikojnë në humorin tonë por na ndjekin me orë të zgjatura duke na vështirësuar veprimet e gjithë ditës. Dhimbjet e qafës shfaqen në forma të ndryshme. Shpesh herë të detyrojnë të mbash kokën përkulur, apo në një anë. Kjo na vështirëson lirshmërinë e veprimeve sa herë që përpiqemi të ndryshojmë pozicion duke na shkaktuar dhimbje të padurueshme dhe akute.
Në këto raste, dhimbja është konstante, qafa qëndron si e ngrirë, muskujt qëndrojnë të tendosur. Të krijohet ndijesia e një peshe të rëndë mbi shpatulla. Sipas të dhënave tre janë shkaktarët kryesorë të dhimbjeve të qafës:
Kontraktimet muskulore të cilat vijnë zakonisht për shkak të gjendjes emocionale jo të mirë si dhe pozicionit të keq të qëndrimit që kemi në përditshmërinë tonë.
Sëmundja e Hernies Diskale është një tjetër shkak i dhimbjes së qafës. Ajo ndikon direkt në kontraktimin dhe ngrirjen e muskujve, e për rrjedhojë sjell dhimbje dhe mpirje.
Inflamacionet janë gjithashtu shkaktarë të ngrirjes së muskujve të qafës dhe mpirjes së tyre duke sjellë vështirësi të mëdha në lëvizje dhe dhimbje therrëse.
Si të lehtësojmë dhimbjet e qafës
Ka disa mënyra shumë efikase të cilat ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të qafës dhe largimin e tyre. Dy më efikaset janë ato me kompresa me akull apo me ujë të nxehtë. Por si përdoren? Në rast qafa është e prekur nga inflamacioni, pra që i’u dhëmb sapo ndryshoni pozicion përdorni kompresa me akull. Kompresat me akull vendosini me kujdes tek pjesa e qafës që i’u dhemb dhe mbajeni përreth 15 minuta. Nëse ndjeni vetëm ngrirje të muskujve atëherë përgatisni një çantë (borselinë) me ujë të nxehtë. Mbështilleni me një peshqir për ta vendosur në zonën e qafës që i’u shkakton dhimbje. Është e rëndësishme që të masazhoni damarët e qafës herë pas herë pasi të hiqni borselinën me ujë të ngrohtë për të shtendosur muskujt.
Si t’i parandalojmë
Nëse tregohemi të përkujdesshëm në përditshmërinë tonë, dhimbjet e qafës mund të parandalohen. Nëse keni një punë me orë të gjata në zyrë, sigurohuni që gjatësia e karriges të jetë në përputhje me gjatësinë tuaj. Këmbët tuaja duhet të jenë të mbështetura lehtësisht në dysheme. Gjithashtu duhet që qendrimi juaj në karrige duhet të jetë drejtë me kurrizin e mbështetur në karrige. Është shumë e rëndësishme që të paktën në çdo një orë të ngriheni nga karrigia dhe të bëni disa hapa. Në mënyrë që të shmangni mpirjen e trupit.
Kujdes duhet të tregoni edhe në mënyrën se si mbani trupin gjatë kohës që flini. Më e rekomandueshmja është që të qendroni me kurriz poshtë ose anash. Ushtrimet sigurisht që vijnë në ndihmë të jashtëzakonshme për parandalimin e dhimbjeve të qafës. Përmes ushtrimeve të vogla përditë ju do të siguroni shmangien e ngrirjes së muskujve. Në rast se dhimbjet janë të forta dhe të pandërprera atëherë duhet të konsultoheni me mjekun./AgroWeb
You may like
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
2 days agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
3 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
3 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?
Published
3 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.
Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.
Si ta matni saktë?
Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.
Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.
Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.
Çfarë tregon pulsi?
Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.
Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.
Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.
Këshilla për puls të shëndetshëm
Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).
Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).
Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.
Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.
Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/
NATO bie dakord për një buxhet ushtarak prej gati 3 miliardë dollarësh për vitin 2026
50 vjet nga themelimi i Akademisë së Shkencave të Kosovës
Sot shënohet dita ndërkombëtare e emigrantëve
Hakohet Ministria e Brendshme e Francës
Ursula von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën
PSG fiton Kupën Ndërkontinentale 2025, Safonov pret katër penallti
Deputetja britanike Kearns: Milan Radoiçiq dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të përballen me drejtësinë
LDK thërret konferencë për media
Albanese njofton masa të ashpra kundër gjuhës së urrejtjes pas të shtënave në Bondi
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
