Shëndet
Perimet mrekullibërëse për shëndetin
Published
5 years agoon
By
Betim GashiSigurisht se të gjithë e dimë që perimet janë të mira për shëndetin, dhe më e rëndësishmja është se ju duhet të hani shumë më tepër prej tyre.
Përderisa çdo lloj perime është e mirë për ne, një pjesë e tyre pavarësisht se janë të pasura me super lëndë ushqyese, janë pak të njohura për njerëzit dhe kështu nuk i hasim shpesh në menutë e ushqimit. Si rezultat nuk arrijmë t’i korrim përfitimet e shumta ushqyese që këto perime i posedojnë.
Prandaj, nëse rritja e marrjes së lëndëve ushqyese është me rëndësishme për organizmin tuaj, nutricistët ua rekomandojnë këto perime super të pasura me lëndë ushqyese, të cilët duhet t’i përfshijmë më shpesh në vaktet javore të ushqimit.
Angjinarja e Jerusalemit
Angjinarja nuk është një element kryesor dhe i zakonshëm në dietat e njerëzve. Konkretisht angjinarja e Jerusalemit është një nga burimet e pakta të pasura me fibra prebiotike, lloji i veçantë i fibrave që ushqen bakteret e mira në zorrë, duke ndihmuar në shëndetin e tretjes. Duke qenë një perime relativisht e ulët në karbohidrate dhe kalori dhe dukshëm e pasur me proteina, angjinarja e Jerusalemit shijohet më së miri e pjekur me vaj ulliri, ose edhe kur bëhet pure si një alternativë e mirë e zëvendësimit të patates.
Panxhari
Ngjyra dhe struktura e pasur dhe e ndritshme e panxharit ju jep ide të përafërt të asaj se sa e pasur me vlera ushqyese është kjo perime në të vërtetë. Panxhari përmban një numër të antioksidantëve jashtëzakonisht të fuqishëm, duke përfshirë karoten, luteinë dhe zeaksantinë, të njohura për ndikimin pozitiv që e kanë në shëndetin e qelizave. Dhe falë përmbajtjes së sasisë së vogël të kalorive, panxhari është një perime e përditshme që duhet patjetër ta përfshini në dietën tuaj.
Gjethet jeshile
Pa dyshim, perimet me gjethe jeshile janë një nga produkte më ushqyese që mund t’i hamë, por një lloj i gjetheve për të cilat rrallë dëgjojmë por që janë tejet të shëndetshme dhe të pasura me lëndë ushqyese, janë gjethet e njohura si “collard green”. Të lidhura me lakrën jeshile, këto gjethe janë jashtëzakonisht të pasura me lëndë ushqyese me sasi të konsiderueshme të vitaminës K, kalciumit, vitaminës A dhe folates. Në mënyrë të veçantë ato kanë përmbajtje të lartë antioksiduese dhe ndikon në reduktimin e rrezikut të zhvillimit të disa llojeve të kancerit. Për përthithjen e shtuar të lëndëve ushqyese, ato mund t’i hani të freskëta apo të fërguara me vaj ulliri.
Lulelakra
Mos harroni se lulelakra është po aq e pasur me lëndë ushqyese sa brokoli, si dhe është një perime jashtëzakonisht e gjithanshme. E pasur me vitaminë C, K, B6, folate dhe fibra dietike, posaçërisht është sulforafani që gjendet në këtë grup perimesh, që shoqërohet me qeliza më të shëndetshme dhe nivele më të ulëta të inflamacionit në trup.
Lakra e Brukselit
Njerëzit ose e duan ose e urrejnë lakrën e Brukselit, por nuk mund ta mohojmë se këto perime të vogla janë të mbushura me vitaminë C, vitaminë A dhe vitaminë K, si dhe fibra dietile. Lakra e Brukselit po ashtu ka përfitime anti-inflamatore dhe anti-kancer, të cilat nuk ndikohen negativisht kur ajo gatuhet.
Lakra e kuqe
Të pasura me vitamina C dhe A, të gjitha llojet e lakrës lidhen me uljen e rrezikut nga kancerit, veçanërisht për kancerin e gjirit dhe prostatës. Në veçanti lakra e kuqe e konsumuar e gjallë ose e gatuar pak, është gjithashtu një burim i pasur i antioksidantit të njohur si ‘anthocyanin’, i cili shquhet për përfitimet shëndetësore të qelizave. Fermentimi i lakrës dhe shndërrimi i saj në lakër turshi është gjithashtu një mënyrë e mirë për ta rritur konsumimin e probiotikëve, baktere këto që e mbështesin shëndetin e zorrëve.
Patatet
Ndërsa njerëzit anembanë botës i shijojnë shumë patatet, problemi kryesorë është mënyra se si i përgatisim ato, që kryesisht është duke i fërguar. Konsumimi i shpeshtë i patateve të plota dhe të pasura me fibra ka kuptim nga ana ushqyese. Patatja jo vetëm që është një nga ushqimet që ju bënë të ndiheni të ngopur, ato gjithashtu ofrojnë shumë fibra dietike, vitaminë C dhe vitaminë B6, derisa përmbajnë pak kalori dhe karbohidrate të mjaftueshme për një shëndet të mirë të trupit.
You may like
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
1 week agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
1 week agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Studentët e Psikologjisë në UBT vizitojnë Qendrën për Zhvillim, duke u njohur nga afër me shërbimet në shëndetin mendor
Ndarja e shtesave prej 100 eurove – Kurti: Çdo herë para vitit të ri ne i gëzojmë të moshuarit dhe fëmijët
Besimtarët katolikë kremtojnë Krishtlindjet, mesazh për paqe dhe reflektim shpirtëror
12 traditat më të çuditshme të Krishtlindjeve në botë
REL: Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet
Punëtori statistikore për studentët e Psikologjisë në UBT me ligjëruese nga ShBA
Burim Bajraktari ndan përvojën ndërkombëtare me studentët e Dizajnit në UBT
Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nis më 24 shkurt
Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugë Mitrovicë-Leposaviq, përfshihet vetura e policisë
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni3 months agoUBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025
