Lajmet

Shkolla e LDK-së, sipas Abdixhikut

Published

on

Kreu i LDK-së: Rruga përpara është e gjatë; por hapat tonë janë të sigurtë.

Kryetari i LDK-së, Lumir Andixhiku, thotë se vendimet e sotme kanë për qëllim forcimin e brendshëm e artikulimin e nevojshëm opozitar në vend.

“Në përputhje me Platformën për reforma dhe riorganizim, të paraqitur nga unë e të miratuar nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, krijuam ekipet të cilat do ta bëjnë vlerësimin e gjendjes aktuale në degët tona”.

“Ekipet do të propozojnë reformimin e thellë tonin; të domosdoshëm për kohën dhe për nevojat e ardhshme. Reforma synon t’i hapë strukturat tona ndaj individëve me kredibilitet dhe të rinjve e të rejave që besojnë në vlerat tona të përbashkëta. Ky proces është parakusht për zgjedhjet e ardhshme lokale”.

Me qëllim të komunikimit më të mirë me publikun, me votuesit e me anëtarësië, Abdixhiku thotë se aprovuan strukturën e re organizative nëpërmjet së cilës është riorganizuar Zyra për Media dhe Qendrën për Informim të Kosovës, të njohur si QIK.

“Në kuadër të këtij riorganizimi, në kuadër të Fondacionit “Ibrahim Rugova” themeluam edhe Shkollën Politike; detyrë e së cilës do të jetë organizimi teorik e praktik për të rinjtë e të rejat me bindje të qendrës së djathtë”.

“Themeluam gjashtë departamente, të cilat në baza të rregullta do të përgatisin dhe hartojnë qëndrimet politike të LDK-së, si dhe gjithë alternativën opozitare ndaj pushtetit. Themeluam Departamentn e Politikës së Jashtme; Departamentin e Rendit, Ligjit dhe Sigurisë; Departamentin e Ekonomisë dhe Biznesit; Departamentn e Arsimit, Kulturës dhe Sportit; Departamentin e Shëndetësisë; Departamentin e Rinisë; si dhe Departamentin e Avancimit Shoqëror. Në ditët në vijim do t’i shtojmë edhe Departamentin për Mërgatë. Pjesë e këtyre departamenteve do të jenë njerëzit më profesionistë që LDK i ka, dhe të tjerë që do t’i bashkangjiten rradhëve tona”.

“Miratuam planin për nismën e regjistrimit të anëtarësisë sonë aktuale, dhe për regjistrimin e anëtarësisë së re. Ky proces do të jetë thelbi i organizimit tonë në një strukturë moderne e të qëndrueshme për kohën”.

“LDK do të angazhohet të jetë një opozitë e reformuar; një alternativë kredibile por mbi të gjitha një organizatë politike që pasuron rradhët e veta me njerëzit më të mirë të vendit. Rruga përpara është e gjatë; por hapat tonë janë të sigurtë. Në këtë balancë të përbashkimit të brendshëm, reformimit adekuat e zgjerimit tonë të pandalshëm, qëndron edhe vullneti ynë për rikthimin tonë të madh”/Ubtnews.

Lajmet

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim të pasurisë

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri dyshohet se në periudhën nga viti 2018 deri në vitin 2022, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Prishtinës, me dashje ka paraqitur deklarata të pasakta të pasurisë. Konkretisht, ai akuzohet se nuk ka deklaruar deponime në para të gatshme, të realizuara personalisht gjatë viteve përkatëse.

Prokuroria bën të ditur se shuma e përgjithshme e mjeteve të padeklaruara arrin vlerën prej 172 mijë e 600 eurosh.

Rasti i është përcjellë për shqyrtim Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamentit Special.

Shënim: Personi i përmendur në këtë artikull prezumohet i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

Continue Reading

Lajmet

30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës

Published

on

By

Në burgun e Smrekonicës, kanë përfunduar me sukses dy programe rehabilituese për të burgosurit. Programi “Menaxhimi i Zemërimit” është ndjekur nga 20 të burgosur, ndërsa programi “Vendimmarrja Sociale” nga 10 të burgosur.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, thotë se programet janë zbatuar në përputhje me politikat rehabilituese, planprogramin institucional dhe standardet profesionale të trajtimit.

Sipas njoftimi të ShKK-së, fokusi ka qenë zhvillimi i aftësive psikosociale, rritja e vetëkontrollit emocional, përmirësimi i sjelljes ndërpersonale dhe forcimi i aftësisë për marrjen e vendimeve të përgjegjshme dhe të ligjshme.

Me rastin e përfundimit të programeve është organizuar edhe ceremonia e shpërndarjes së certifikatave, derisa gjatë eventit u theksua rëndësia e programeve rehabilituese në përmirësimin e sjelljes së të burgosurve dhe në zvogëlimin e rrezikut të përsëritjes së veprave penale.

Continue Reading

Lajmet

Prattipati takon kryetarët e komunave veriore, kërkon qeverisje transparente

Published

on

By

E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, ka vizituar sot kryetarët e sapo inauguruar të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Përmes një postimim, Ambasada e ShBA-së në Prishtinë tha se Prattipati nënvizoi pritshmëritë e Amerikës për qeverisje transparente, efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike të angazhuara në shërbim të të gjitha komuniteteve.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua sot me katër kryetarët e sapo inauguruar të Mitrovicës së Veriut, Zveçan, Zubin Potok, dhe Leposaviq dhe përfaqësues të shoqërisë civile serbe kosovare në veri të Kosovës. Ajo nënvizoi pritshmëritë e SHBA-së për qeverisje transparente, efektive, ofrim të barabartë të shërbimeve dhe rëndësinë e angazhimit me institucionet e sigurisë publike të angazhuara në shërbim të të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Continue Reading

Lajmet

Osmani: Me ShBA-në diskutuam për rikthimin e dialogut strategjik

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se gjatë takimit me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Landau, kanë diskutuar për rikthimin e dialogut strategjik mes Kosovës dhe ShBA-së.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Osmani tha se me zëvendëssekretarin amerikan kanë trajtuar gjithashtu një sërë çështjesh që lidhen me bashkëpunimin dypalësh, sigurinë, paqen, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Kosovës.

Presidentja u ndal edhe te nënshkrimi i një ligji nga presidenti amerikan, Donald Trump, i cili përfshin edhe Republikën e Kosovës. Sipas saj, ligji parashikon mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, përjashton ndryshimet e kufijve dhe përcakton që dialogu me Serbinë duhet të bazohet në njohje reciproke.

Diskutuam edhe për një sërë çështjesh të tjera, për të cilat është e domosdoshme të kemi koordinim të plotë dhe të vazhdueshëm me SHBA-në si aleatin tonë më të rëndësishëm strategjik, si dhe për hapat dhe veprimet që duhet t’i ndërmarrim për rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në”, deklaroi Osmani pas takimit.

Ajo theksoi se në këtë takim është rikonfirmuar mbështetja e Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Kosovës në NATO, si dhe për rritjen e investimeve strategjike në sektorin ekonomik.

Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm me SHBA-në dhe shprehu besimin e saj të plotë në administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, duke e cilësuar partneritetin me SHBA-në si shtyllë kyçe të politikës së jashtme të Kosovës.

Continue Reading

Të kërkuara