

Lajmet
Korona në Ballkanin Perëndimor
Published
4 years agoon
By
Betim GashiDallime të mëdha në fushatat e vaksinimit
Në një kohë që Kosova mund të ndodhet para triazhit, Serbia i fton të gjithë për t’u vaksinuar. Për shkak të pabarazisë së madhe në luftën kundër Koronas, në Ballkanin Perëndimor po shtohet zemërimi. Një përmbledhje.
Ka mungesë vaksinash, sistemet shëndetësore që lëngojnë janë të mbingarkuara, të dhënat ekonomike janë të këqija për shkak të papunësisë së lartë. Sipas Institutit të Vjenës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare (wiiw) me shpejtësinë aktuale do të duhen vite për të vaksinuar popullsinë në pjesë të Ballkanit Perëndimor. Në të njëjtën kohë, sipas wiiw, varet nga nivelet e vaksinimit se sa shpejt rimëkëmbet ekonomia: Serbia është në rrugën e duhur, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina nuk do të jetë rikuperuar ekonomikisht nga pandemia deri në vitin 2022, kurse Mali i Zi madje as deri në vitin 2023.
Bosnjë dhe Hercegovinë: pak vaksinime, shumë protesta
“Çfarë poshtërimi për të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës!” Kështu e përshkruan në Beograd ndjenjën e saj një grua nga Sarajeva. Në Beograd ajo ishte vaksinuar kundër Covid-19, sepse qeveria e vendit të saj nuk arriti ta marrë vaksinën. Njerëzit e Bosnjës dhe Hercegovinës janë të zemëruar me politikanët e tyre. Akuza: ata preferojnë të merren me grindjet politike të brendshme, në vend që të gjejnë vaksinat.
Në mars, incidenca shtatëditore nganjëherë ishte mbi 1000. Ndërkohë, pas ashpërsimit të kufizimeve, situata në Bosnjë dhe Hercegovinë është përmirësuar, por ka pasur më shumë se 7700 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Me 3.3 milionë banorë, kjo është e barabartë me shumë se 225 vdekje prej koronës për 100.000 banorë. Herë pas here, të afërmit madje duhej të prisnin për funeralet, sepse sipërmarrësit ishin të mbingarkuar. Prej mungesës së vaksinës, ka pasur protesta që ka të ngjarë të vazhdojnë.
Serbia: Shpresa e vaksinimit për Ballkanin Perëndimor
Edhe në Serbi shifrat e infektimeveme korona vazhdojnë të jenë shqetësuese të larta. Megjithatë, ky vend ka tërhequr së fundmi vëmendjen me vaksinimin. Në parim, pavarësisht nga kombësia, atje mund të regjistrohen të gjithë për vaksinim.
Fakti që Serbia vaksinon me bujari Ballkanin Perëndimor ka të bëjë gjithashtu për shkak të interesave politike të Presidentit Aleksandar Vuçiç: si vend kandidat për në BE – i cili gjithashtu mban lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën. Që nga kjo javë, Serbia është bërë vendi i parë evropian që e prodhoi vetë vaksinën ruse Sputnik V, në bashkëpunim me Rusinë. Dozat e para për vaksinimin pritet të jenë gati në fillim të qershorit.
Shkalla e vaksinimit në Serbi është 8.5 përqind, që e vendos Serbinë në vendin e dytë në Evropë, menjëherë pas Britanisë së Madhe.
Maqedonia e Veriut: 20.000 euro për një mjekim për koronën
Në spitalet shtetërore të mbipopulluara në Maqedoninë e Veriut, për pacientët me Covid janë të zakonshme dhomat me gjashtë shtretër, dhe shifrat e vdekjes janë të larta. Ata që kanë para mjekohen në klinika private – të cilat, sipas Ministrit të Shëndetësisë, kërkojnë deri në 20.000 euro për një mjekim kundër Covid-19. Kërkesa e qeverisë socialdemokrate nën Zoran Zaevin, që spitalet private t’i ulnin çmimet e tyre u refuzua.
Që kur filluan vaksinimet në fillim të prillit, vetëm 26.000 nga zyrtarisht thuajse dy milionë banorë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër koronas, ndonëse tashmë janë regjistruar në internet 150.000 vetë për t’u vaksinuar. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Shkup, megjithatë, 200.000 doza vaksine do të dorëzohen nga Kina deri në fund të muajit. Fakti që vaksinat kineze kundër Covid-19 mund të ofrojnë pak mbrojtje, nuk komentohet. Pas numrit rekord të më shumë se 1500 infektimeve të reja në ditë me Covid-19 dy javë më parë, shifrat në Maqedoninë e Veriut tani po bien. Sidoqoftë, ky vend kohët e fundit regjistroi rreth 950 raste të reja me korona dhe 33 vdekje.
Kosovë: Mjekët druhen se po vjen triazhi
Kosova gjithashtu zë vendet e fundit, përsa i përket vaksinimit. Deri tani, në Kosovëjanë vaksinuar vetëm 10.000 vetë – mjekë dhe persona në moshën mbi 80 vjeç. Ndërkohë, edhe më shumë njerëz janë infektuar dhe kanë vdekur javët e fundit. Kohët e fundit, në Kosovën me më pak se dy milionë banorë ka pasur 700 të infektuar dhe 14 të vdekur. Mjekët kanë frikë se po vjen një situatë në të cilën jo të gjithë pacientët mund të marrin mjekim. Në mënyrë që të zvogëlohej numri i infektimeve, restorantet dhe qendrat tregtare në Kosovë u mbyllën për dy javë. Në mënyrë që t’i shpëtonin kësaj, pothuajse 30.000 vetë bënë një udhëtim të shkurtër në Shqipëri fundjavën e kaluar, sipas informacionit të qeverisë. Nuk kërkohet asnjë test negativ i Covid-19 për të hyrë në vendin fqinj.
Shqipëria: situatë më e shtensionuar rreth Covid-19 para zgjedhjeve parlamentare
Gjendja e infektimeve me Korona është përmirësuar kohët e fundit në Shqipëri. Numri i infektimeve dhe vdekjeve nga korona dy javët e fundit ka rënë. Në ditët e fundit ka pasur rreth 170 infektime të reja dhe katër vdekje. Deri tani, janë vaksinuar më shumë se 280.000 nga gati tre milionë banorët. Sipas Ministres së Shëndetësisë, deri në fund të majit numri i të vaksinuarve do të jetë më shumë se 500.000. Para zgjedhjeve parlamentare në 25 prill, ekziston një shqetësim në rritje se më shumë njerëz do të infektohen në manifestime.
Mali i Zi: sistemi shëndetësor nuk është më i mbingarkuar
Shteti më i vogël ballkanik, Mali i Zi, i vaksinon 620.000 banorët e tij që nga fundi i shkurtit. Sipas të dhënave zyrtare, deri tani janë injektuar gati 50.000 doza vaksine dhe pothuajse dy herë më shumë njerëz janë regjistruar për vaksinimin. Sistemi shëndetësor nuk është më në kufirin e kapacitetit të tij. Kohët e fundit, Mali i Zi raportoi rreth 180 raste të reja me infektime dhe shtatë vdekje nga Covid-19.(DW)
Aktualitet
Rritet dukshëm numri i operacioneve në vena në Klinikën e Kirurgjisë
Published
20 minutes agoon
July 18, 2025By
UBT News
Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës është rritur dukshëm numri i operacioneve në vena, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare.
Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, janë operuar 244 pacientë që kanë qenë në lista të pritjes, njofton QKUK.
Kjo shifër është dukshëm më e lartë krahasuar me vitet e kaluara, falë edhe investimeve që janë bërë në këtë klinikë.
Gjatë vitit 2024 ishin kryer 225 operacione në vena dhe bazuar në ritmin e punës së gjysmë vitit, por edhe planin e punës së klinikës, pritet që ky numër të rritet edhe më tutje.
Lajmet
Apple po përgatitet të prezantojë iPhone e parë të palosshëm
Published
24 minutes agoon
July 18, 2025By
UBT News
Apple pritet të prezantojë modelin e parë të iPhonet me ekran të palosshëm në vitin 2026, sipas informacioneve të fundit që vijnë nga burime të besueshme në industrinë e teknologjisë.
Ky telefon i ri do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në dizajnin dhe funksionalitetin e smartphoneve të kompanisë amerikane.
Sipas të dhënave, iPhone i palosshëm do të ketë një ekran të jashtëm OLED prej 5.5 inçësh dhe një ekran të brendshëm më të madh, OLED 7.8 inç, me rezolucion të lartë, që do të përdorë teknologji të avancuar për të eliminuar pengesat gjatë palosjes. Mekanizmi i palosjes do të jetë në stilin e librit, i ngjashëm me atë të modeleve të njohura të Samsung.
Materialet e përdorura për kuadratin dhe mekanizmin do të jenë një kombinim titani dhe çeliku inox, duke siguruar qëndrueshmëri dhe rezistencë të lartë ndaj përdorimit të përditshëm. Një ndryshim i rëndësishëm në këtë model është përdorimi i sensorit Touch ID të integruar në butonin anësor, në vend të Face ID, që do të ndihmojë në ruajtjen e një dizajni më të hollë dhe të komod.
Çmimi i këtij modeli pritet të jetë mbi 2000 dollarë, duke e pozicionuar atë në segmentin premium të smartphoneve./Telegrafi
Lajmet
OnePlus me një kabllo speciale për karikimin e telefonit
Published
26 minutes agoon
July 18, 2025By
UBT News
OnePlus ka sjell në treg një kabllo të re për karikim me dy mundësi që të karikojë në të njëjtën kohë.
Ai mund të karikojë njëkohësisht smartphone dhe smartwatch. Karikimi bëhet përmes kabllos standard USB-C, por kjo kabllo ka në mes një shtesë me pin-a të posaçëm.
Çmimi i kabllos është 27.99 euro dhe ajo nuk vjen me adapter./Telegrafi
Kulturë
Armend Rexhepagiqi nderohet me “Hyjneshën në Fron” dhe mirënjohje të veçantë
Published
33 minutes agoon
July 18, 2025By
UBT News
Artistit të njohur, Armend Rexhepagiqi, i është dorëzuar sot çmimi “Hyjnesha në Fron” nga Komuna e Prishtinës, si shenjë vlerësimi për kontributin e tij të çmuar në kulturën muzikore dhe artistike të vendit.
Ceremonia është mbajtur në kryeqytet, ku kryetari Përparim Rama ia ka ndarë gjithashtu një mirënjohje të veçantë.
Në mirënjohje thuhet: “I pakompromis që nga tingulli i parë – një zë që i flet kohës. Me stilin dhe shpirtin tënd, frymëzove breza. Fjalët e tua s’ishin thjesht – ishin zemër. Kultura shqiptare mban gjurmën tënde të pashlyeshme. Prishtina të njeh, Kosova të këndon”.
Koncerti zhvillohet në Pallatin e Rinisë më 19 korrik dhe përveç krijimtarisë tashmë të njohur, Rexhepagiqi do të interpretojë këngët e reja si: “Kutia e zezë”, “Boll m’ke dalë”, “Dyfish ma pak”, “S’o dashni”, “Ma ke n’alë” dhe “Krejt Prishtinën për ditëlindje”.
Armend Rexhepagiqi është autor i shumë hiteve të pavdekshme të muzikës shqipe dhe një nga emrat që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në tekstet dhe këngët e qindra artistëve ndër vite. /Telegrafi

Rritet dukshëm numri i operacioneve në vena në Klinikën e Kirurgjisë

Apple po përgatitet të prezantojë iPhone e parë të palosshëm

OnePlus me një kabllo speciale për karikimin e telefonit

Armend Rexhepagiqi nderohet me “Hyjneshën në Fron” dhe mirënjohje të veçantë

Irani u kërkon evropianëve të heqin dorë nga kërcënimet për rikthimin e sanksioneve

Lëndohen pesë persona në një aksident zinxhirorë

Greva e punëtorëve të sigurimit fizik në QKUK po vazhdon

Inspektorati Policor i Kosovës hap zyrat e reja në Mitrovicën e Veriut

Zelensky: Sanksionet e reja kundër Rusisë të mirëpritura
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore