Kronikë e zezë
Caktohet masa e paraburgimit ndaj tetë (8) zyrtarëve komunal
Published
5 years agoon
By
Betim Gashi– Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve N.A., B.B., H.B., S.M., R.U., A.A., A.B., dhe B.Q., shtetas të Republikës së Kosovë Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se secili veç e veç kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), veprën penale marrja e ryshfetit nga neni 421 paragrafi 2 të KPRK-së, ndërsa të pandehurit S.M., A.B., A.A., B.B., dhe H.B., dyshohen edhe për kryerjen e veprës penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.
Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës,, ka vërtetuar faktin të pandehurit gjatë vitit 2020, në Ferizaj, në cilësinë e personave zyrtar si roje pylli dhe teknik të pylltarisë pranë Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt, duke shfrytëzuar detyrën e tyre zyrtare, me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete dhe për personat e tjerë, me dashje nuk kanë kryer detyrat e tyre të domosdoshme të përcaktuara me ligj për mbrojtjen e pyjeve, përgjegjësitë dhe obligimet e rojës së pyllit, në atë mënyrë që edhe përkundër faktit se janë të obliguar që në momentin kur hasin dëmtuesit e pyjeve duke pre dru në mënyrë të kundërligjshme, t’iu shqiptojnë fletëparaqitje, të njëjtit nuk e bëjnë fare një gjë të tillë por arrijnë marrëveshje me ta dhe si kundërvlerë për mos shqiptimin e fletëparaqitjeve, marrin shuma të ndryshme të të hollave nga ata duke i shkaktuar kështu dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, përkatësisht Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari në Komunën e Ferizajt.
Ndërsa të pandehurit S.M., A.B, A.A, B.B., H.B., dyshohet se kanë kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së, përkatësisht tek të dyshuarit me rastin e kontrollit nga ana e policisë në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë (6) armë gjuetie; dy (2) armë zjarri (revole); gjashtë (6) karikatorë të revoles; dy (2) karikatorë të AK-47; njëzet (20) fishekë cal. 9mm; tridhjetë –njëzetë (20) copë; tridhjetë (30) fishekë 7.65; katër (4) fishekë cal.12 mm –katër; trembëdhjetë (13) telefona mobilë; një (1) çekan për damkosje si dhe fletore gjepi, fletëparaqitje, bllok evidence, raporte, formularë dhe të tjera.
Gjykata kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, kundër të pandehurve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Gjyqtari i procedurës paraprake shqyrtoi propozimin e mbrojtësve të të pandehurve që të caktohet masa e arrestit shtëpiak apo ndonjë masë tjetër, por konstatoi se masat tjera janë të pa mjaftueshme, duke vlerësuar se për këtë vepër penale hetimet nuk kanë përfunduar, dhe ende nuk janë dëgjuar para prokurorit vetë të pandehurit, por edhe dëshmitarët tjerë të mundshëm nga ana e prokurorisë, dhe mbi këto arsye gjykata vlerëson se po të gjenden të pandehurit në liri mund të ndikojnë tek këta dëshmitar, e që prokuroria ka vlerësuar se do t’i identifikoj gjatë fazës së hetimeve, e po ashtu ekziston rreziku që të pandehurit të ndikojnë tek njëri tjetri si bashkë të pandehur në këtë procedurë penale, në mënyrë që të njëjtit të deklarohen në favor apo në dëm të ndonjërit nga të pandehurit, andaj po të gjendeshin në liri, do të ekzistonte rreziku real dhe potencial që do të shpinte deri te rrethanat me të cilat do ta pengonin zbatimin e suksesshëm të procedurës penale.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.
You may like
Lajmet
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, arrestohen 7 persona
Published
2 days agoon
December 19, 2025By
UBT News
Një aksion i gjerë kundër korrupsionit është zhvilluar më 18 dhjetor 2025 në rajonin e Prishtinës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për vepra të rënda penale.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi, përfshirë edhe zbatimin e masave të veçanta hetimore.
Aksioni lidhet me dyshimet për përfshirje në vepra penale si korrupsioni, keqpërdorimi i detyrës zyrtare, dhënia dhe marrja e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit, mashtrimi si dhe armëmbajtja pa leje.
Gjatë këtij aksioni policor janë arrestuar shtatë persona me inicialet: F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L. Të dyshuarit, sipas autoriteteve, janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave.
Me vendim të Prokurorisë Speciale, shtatë të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të operacionit janë sekuestruar rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme, pajisje elektronike si dhe tri automjete.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, në koordinim të plotë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./S.K/KP/
Lajmet
Plagoset me armë zjarri një person në Pejë
Published
6 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Policia e Kosovës ka njoftuar se është plagosur me armë zjarri një person mbrëmë në Pejë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se dyshohet që kjo ka ndodhur aksidentalisht.
Ai bëri të ditur se në bazë të informacioneve, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.
“Pas orës 19:00 policia është njoftuar nga Spitali i Pejës se një person ka shkuar atje i lënduar nga arma e zjarrit. Ai dyshohet se është plagosur aksidentalisht nga një person. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në konfirmim.
Gashi gjithashtu tha se i dyshuari është shoqëruar për në stacion policor./S.K/EO/PK/
Lajmet
Vetëplagoset me armë zjarri një 50-vjeçar në Lipjan
Published
6 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Një burrë është vetëplagosur me armë zjarri në fshatin Mirenë të Lipjanit, ku viktima, 50-vjeçar, u dërgua fillimisht për trajtim në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ndërsa më pas u transferua në QKUK për kujdes të specializuar.
Drejtori i Emergjencës Naser Syla, deklaroi se gjendja e tij ishte stabile.
“Janë kryer ekzaminimet e nevojshme,pasi ishte në sallën operative të Emergjencës duke u intervenuar nga ekipët e anestezionit dhe urologjisë, pas operacionit u transferua në Klinikën e Urologjisë për trajtim të metutjeshëm”, deklaroi Syla.
Rreth ngjarjes u deklarua edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësja për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti, deklaroi se në koordinim me Prokurorin e Shtetit po hetohen të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.
“Rreth orës 12:00, policia është njoftuar se në fshatin Mirenë të Lipjanit, një person (mashkull) është plagosur me armë zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe në koordinim me Prokurorin e shtetit,janë duke u marrë me hetimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti./S.K/EO/PK/
Lajmet
Vdes 26 vjeçari që u aksidentua në Leposaviq
Published
2 weeks agoon
December 10, 2025By
UBT News
Personi që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit mes dy veturave në Leposaviq ka vdekur njoftoi Policia e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi.
Ai bëri të ditur se viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.
“Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur. Viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.”, tha Baliqi.
Ujërat e Kosovës: Sfida dhe zgjidhjet e qëndrueshme sipas Profesor Hazir Çadrakut
Profesori bullgar Dimitar Keranov ligjëroi në UBT mbi të ardhmen evropiane të Kosovës dhe përvojën e Bullgarisë
Zgjerimi urban i Prishtinës analizohet shkencërisht në një temë masteri nga studentja e UBT-së, Eglantina Buja
Rektori i UBT-së, Edmond Hajrizi, bëhet zyrtarisht anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave
Ambasada amerikane e quan sukses të madh ushtrimin e përbashkët me Policinë
Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale
Fotot më të fuqishme të vitit 2025
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Elezi: Për tri ditë janë shpërndarë me sukses 93% e pakove me fletëvotime për votimin me postë të diasporës
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
