Lajmet

KRU “Prishtina” publikon tarifat e reja, shtrenjtohet uji

Published

on

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar tarifat e reja për periudhën 2026-2028, tarifa që hyjnë në fuqi nga ky muaj. 

Tarifa për shërbime të ujësjellësit për konsumatorët shtëpiakë, është 0.63 euro për metër kub, që është rritje prej 40 % krahasuar me tarifat e kaluara. Ndërsa tarifa për shërbimet e ujërave të ndotur është 0.12 euro për metër kub, që është një rritje afro 60% për qind për dallim nga tarifat e kaluara.

E për konsumatorët komercial dhe institucional tarifa e re është 0.82 euro për metër kub krahasuar me 0.62 sa ishte në tarifat e kaluara, sa i përket shërbimeve të ujësjellësit. E për shërbime të ujërave të ndotura tarifa e re është 0.28 euro, krahasuar me 0.17 sa ishte në tarifat e vjetra.

Bazuar në Ligjin Nr. 05/L – 042, ARRU përcakton tarifat e shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, duke siguruar që ato të jenë të drejta, të arsyeshme dhe të mbështesin qëndrueshmërinë financiare të ofruesve të shërbimeve. Tarifat caktohen për: Shërbimet e ujësjellësit dhe të ujërave të ndotura; Furnizimin me ujë të pa-trajtuar me shumicë; Ujin e trajtuar me shumicë. Tarifa llogaritet duke pjesëtuar kërkesën për të ardhura me vëllimin e ujit të shitur, duke marrë parasysh efikasitetin në arkëtimin e të ardhurave. Kërkesa për të ardhura përbëhet nga tre komponentë kryesorë: shpenzimet operative, mirëmbajtja kapitale dhe kthimi në Bazën Rregullatore të Aseteve. KRU “Prishtina” ka paraqitur kërkesa për periudhën 2026–2028, të cilat përfshijnë: Shpenzime operative për sigurimin e furnizimit të vazhdueshëm me ujë dhe shërbimeve të kanalizimit, duke përfshirë rritjen e kostove për personelin dhe energjinë elektrike; Projekte kapitale dhe mirëmbajtje të rrjetit dhe makinerive ekzistuese, për të reduktuar defektet dhe ndërprerjet në shërbim; Investime për modernizimin e aseteve dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për konsumatorët. Edhe me tarifat e aprovuara, KRU “Prishtina” mbetet e përkushtuar të ofrojë shërbime të qëndrueshme, cilësore dhe pa ndërprerje për qytetarët”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Continue Reading

Lajmet

Moti sot: Borë e ngrica

Published

on

By

Sot në vendin tonë po mban mot i ftohtë dhe me mundësi për reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin mes -5 dhe -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes -1 dhe 1 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga juglindja 1-7m/s.

E rënia e temperaturave, veçanërisht pas reshjeve të mëdha të shiut ditët e fundit, ka bërë që institucionet të apelojnë qytetarët për kujdes.

Thirrje për kujdes të shtuar në trafik ka bërë Policia e Kosovës, për shkak të rrezikut të ngricave të mundshme në rrugë.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Një aksion i madh policor është duke u kryer në disa qytete të Kosovës, ka bërë të ditur kryeprokurori Petrit Kryeziu.

Aksioni po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Sipas “Burimit për Drjetësi”. deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës, ndërsa aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 31.58% e votave me kusht

Published

on

By

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave me kusht.

Që nga e hëna mbrëma, kur ka filluar ky proces, janë numëruar 18 nga gjithsej 57 kuti të votimit, apo 31.58 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.81 për qind të votave, respektivisht 1,313 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.45 për qind ose 539 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.65 për qind apo 307 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.95 për qind, përkatësisht 236 vota.

Nga rezultatet e përmbledhura të të gjitha votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat shtesë në Kuvend. Si rezultat, kjo parti parashihet të ketë 57 deputetë, një më shumë sesa 56 sa ishin paraparë në rezultatet preliminare.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës zbret në 22 ulëse nga 23 sa kishte sipas projeksioneve fillestare, me 20.43 për qind të votave.

Continue Reading

Të kërkuara