Lajmet

Osmani për buxhetin e Kryeqytetit dhe marrëveshjet: I luta partitë kthenu në Kuvend miratoni, refuzuan

Published

on

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka thënë se tashmë nuk mund të kërkojë nga deputetët të mblidhen për çështjen e buxhetit të Komunës së Prishtinës dhe RTK-së, duke theksuar se për një gjë të tillë iu ishte lutur partive politike ditën kur kishte dështuar të zgjidhet mandatari i dytë për kryeministër.

Osmani ka thënë se ka bërë çdo përpjekje për ta shtyrë përpara dhe të gjejë zgjidhje, por janë partitë e ish-opozitës që nuk pranuan dhe refuzuan të kthehen dhe njëherë në Kuvend para se ta nënshkruante dekretin për shpërndarje.

Kush ka dashur që kryeqyteti të ketë buxhet kanë pasë mundësinë  që ta votojë si pikë të ndarë dhe tjerat mos t’i votojnë. Por fatkeqësisht kjo nuk u shfryëzua si mundësi edhe pse ka qenë e lejueshme edhe me Kushtetutë, ligjet në fuqi dhe praktikën parlamentare. Pasi ka dështuar mandatari i dytë ne kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që thotë Kuvendi nuk shpërndahet automatikisht, pra edhe kur dështon mandatari i dytë, ende kemi Kuvend deri në momentin kur unë nënshkruaj dekretin për shpërndarje dhe unë nuk e kam nënshkruar. Qëllimisht i kam ftuar partitë politike dhe i kam lutur, ju lutem para se ta shpërndajë Kuvendin, kthenu në sallën e Kuvendit e unë ju pres këtu. Miratoni marrëveshjet ndërkombëtare prej 1.1 miliard të cilat kërkojnë 2/3, miraton buxhetet. Kam kërkuar nga kryeministri, i kam thënë a mundesh me heq dorë nga buxheti 2026 dhe të trajtohen vec me pikat tjera  dhe ai është pajtuar që të hiqet çështja e buxhetit 2026 dhe të shkohet në seanca me 1.1 miliardë, buxhetin e Prishtinës, Gjilanti dhe zgjatjen buxhetore por nuk ka pasë dakrodim nga partitë e tjera. Mundësi ka pasë por jo edhe vullnet politik. Unë kam shfrytëzuar çdo instrument dhe duhet t’i pyesin ata pse i kanë refuzuar këto propozime”, tha Osmani.

Ajo ka theksuar edhe se atë cka kërkoi ajo nuk ishte kundërkushtetuese.

Tani që nuk ka Kuvend unë nuk kam se ku t’i çojë deputetët, as t’iu kërkojë se ku të mblidhen sepse nuk kanë ku mblidhen derisa të mbahen zgjedhjet që i kanë kërkuar vetë ta kemi rezultatin, të certifikohen dhe të konstituohet dhe me shpresë që do të bëhet qeveria e re. Por si presidente kam bërë gjithçka, por është refuzuar nga disa parti. Nuk është e vërtetë që një gjë e tillë do të ishte kundërkushtetuese” , tha ajo.

Osmani u pyet se a mund të ketë një zvarritje tjetër për konstituim të Kuvendit, e për çka nuk e ka përjashtuar.

Shqetësim ka sepse nuk është larg koha që kishim situata të tilla, këto veç sa ndodhën por shpresoj që kjo të ketë qenë një mësim i mësuar dhe një përvojë nga e cila partitë politike të kenë mësuar se zvarritja është në dëmë të interesave të qytetarëve të Kosovës”, tha Osmani./EO

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 31.58% e votave me kusht

Published

on

By

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave me kusht.

Që nga e hëna mbrëma, kur ka filluar ky proces, janë numëruar 18 nga gjithsej 57 kuti të votimit, apo 31.58 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.81 për qind të votave, respektivisht 1,313 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.45 për qind ose 539 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.65 për qind apo 307 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.95 për qind, përkatësisht 236 vota.

Nga rezultatet e përmbledhura të të gjitha votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat shtesë në Kuvend. Si rezultat, kjo parti parashihet të ketë 57 deputetë, një më shumë sesa 56 sa ishin paraparë në rezultatet preliminare.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës zbret në 22 ulëse nga 23 sa kishte sipas projeksioneve fillestare, me 20.43 për qind të votave.

Continue Reading

Lajmet

​Kolona të gjata në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë si pasojë e reshjeve të shiut

Published

on

By

Qytetarët që lëvizin në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë po përballen me kolona të gjata trafiku, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që po vazhdojnë në vend.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

Ndërkohë Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët për kujdes, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Vështirësi në qarkullim e përmbytje janë raportuar në disa komuna, si ajo e Malishevës dhe Gjakovës.

Continue Reading

Lajmet

​Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes të shtuar

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për rrezik nga përmbytjet duke apeluar për kujdes të shtuar, pas reshjeve të shumta të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se si pasojë e reshjeve qytetarët mund të hasin në vështirësi në qarkullimin rrugor, mbipopullim të kanalizimeve dhe ujërave atmosferikë, grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime si dhe rrezik për rrëshqitje të ujit në zona urbane dhe nënkalime.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

“Institucionet përkatëse të kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Të kërkuara