Lajmet

DW: Kosova ende në udhëkryq

Published

on

Kosova vazhdon të jetë në krizë institucionale në pritje të tentimit të dytë për krijimin e qeverisë së re. Pas dështimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti për formimin e qeverisë së re, Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar kolegun nga partia Vetëvendosje, Glauk Konjufcën të krijojë mazhorancën.

Për Albin Kurtin,  liderin e Vetëvendosjes, që doli partia e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit duke marrë 42% të votave, deputetët kanë vetëm dy opsione. “Deputetët e Kuvendit të Republikës janë para përzgjedhjes ose Kurti 2.5 deri në dhjetor, ose Konjufca 1 deri në prill, por pa asnjërën prej tyre nuk është e mundur.

Por partitë opozitare të deritanishme nuk pranojnë imponime dhe e akuzojnë Kurtin për zvarritje të qëllimshme, me propozimin për qeveri të pakicës. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se “qytetarëve tanë tani po u propozohet si zgjidhje një qeveri e pakicës për një periudhë kalimtare tranzitore për të trajtuar çështje shtetërore. Unitet tranzitor tash po i thonë, dhe natyrisht është i imponuar. Pra, jo me diskutim dhe dialog ndërpartiak, por me vendime të një partie politike.”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret që seanca për qeverinë e re të thirret sa më shpejt. Ajo e ka mandatuar ndërkohë, Glauk Konjufcën si mandatar të dytë.  “I mandatuari i dytë për kryeministër akoma është brenda afatit kushtetues. Pra, siç e dini, seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues. Kanë mbetur edhe pak ditë. Shpresojmë që kjo të bëhet sa më parë që të jetë e mundur dhe të shohim rezultatin e kësaj seance.

Po nëse dështon Konjufca?

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, partia kryesuese por që nuk arriti në tentimin e parë të krijojë mazhorancën, thotë, se nëse edhe në tentimin e dytë nuk do ta arrijë këtë me bashkëpartiakun Konjufca, do të ketë zgjedhje të reja. Sipas Kurtit këto mund të jenë qoftë në muajin dhjetor 2025, por dhe në pranverë 2026, kur duhet të zgjidhet edhe Presidenti i vendit. “Tentimi i dytë, për bindjen tonë të fuqishme, përveçse i drejtë, është edhe obligim, në mënyrë që të bëhet çmos për t’u evituar zgjedhjet e reja. Është dëm i madh nëse detyrohemi të shkojmë në zgjedhje edhe në dhjetor, edhe në prill.

Bllokimi institucional kushton para

Në mungesë të qeverisë së re të Kosovës dhe një parlamenti ndonëse të konstituuar, por jo funksional, Kosova nuk mund të marrë ndihma nga plani i BE-së për rritje, sikundër nuk po mund ta miratojë as buxhetin për vitin 2026. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani shprehet se i ka ngritur këto çështje, por duhet vullneti i partive politike. “E kam ngritur edhe çështjen e planit të rritjes që është mbi 800 milionë euro, çështjen e marrëveshjeve me Bankën Botërore, që tani në fund të dhjetorit janë 100 milionë euro, por që janë edhe 200 milionë të tjera në fund të vitit që mund të humben nëse nuk ratifikohen. Pra, po flasim për një miliard euro që është një e katërta e buxhetit të Kosovës, që Kosova nuk do duhej t’i humbiste, por t’i përfitonte. Krejt çka duhet është vullneti i partive politike në mënyrë që këto vendime të merren nga ky Kuvend, nga përfaqësuesit e këtij Kuvendi, të cilët janë votuar më 9 shkurt, por akoma nuk kanë vendosur asgjë.”/DW

Lajmet nga UBT

Punëtori statistikore për studentët e Psikologjisë në UBT me ligjëruese nga ShBA

Published

on

Fakulteti i Psikologjisë në UBT, nën organizimin e Asst. Prof. Elona Krasniqi, organizoi me sukses një punëtori statistikore me ligjëruese të ftuar Besjana Krasniqi, kandidate doktorante në Psikologji Zhvillimore të Aplikuar në Universitetin e Maryland, Baltimore County (UMBC), ShBA, si dhe pjesë e Laboratorit për Zhvillimin e Fëmijëve, Familjes dhe Shkollës.

Punëtoria u zhvillua në kuadër të lëndës Metodologji e Avancuar Kërkimore dhe ishte i dedikuar për studentët e programit master në Psikologji. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte avancimi dhe praktikimi i njohurive statistikore, me fokus në përdorimin e modeleve parashikuese përmes analizave të regresionit.

Gjatë punëtorisë, studentët u angazhuan në mënyrë aktive përmes ndërveprimeve dinamike, shembujve konkretë nga kërkimi empirik, testimit të hipotezave kërkimore duke përdorur programin SPSS, si dhe interpretimit të rezultateve statistikore. Ky format praktik u mundësoi studentëve të lidhin teorinë me aplikimin real në kërkimin shkencor.

Ky aktivitet kontribuoi në ngritjen e kapaciteteve shkencore dhe profesionale të studentëve, duke promovuar njëkohësisht rrjetëzimin profesional dhe bashkëpunimin ndërkombëtar me studiues dhe profesionistë nga institucione prestigjioze. Punëtoria është në përputhje me planin strategjik të UBT-së për zhvillimin e kapaciteteve kërkimore profesionale, si në nivel institucional ashtu edhe në atë kombëtar.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Burim Bajraktari ndan përvojën ndërkombëtare me studentët e Dizajnit në UBT

Published

on

Javën e kaluar, në ambientet e Bibliotekës në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, u mbajt një ligjëratë me karakter edukativ dhe profesional, e organizuar për studentët e vitit të tretë të programit Dizajn i Integruar – specializimi Enterier. Ligjërata u zhvillua në kuadër të lëndës Semiotikë dhe Estetikë, nën udhëheqjen e profesoreshës Ardita Rizvanolli.

I ftuar ishte Burim Bajraktari, Arkitekt Kryesor dhe CEO i studios arkitekturore MODIUM, i cili ndau me studentët përvojën e tij shumëvjeçare profesionale në fushën e arkitekturës dhe dizajnit. Bajraktari ka përfunduar studimet pasuniversitare në Kingston University London në vitin 2011 dhe ka ndërtuar karrierën e tij përmes angazhimeve profesionale në Londër dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë ligjëratës, ai prezantoi rrugëtimin e tij profesional, duke filluar nga projektet e hershme të vizualizimit 3D, themelimi i shërbimeve arkitekturore në vitin 2008, si dhe procesin e ribrandimit strategjik në vitin 2015, i cili çoi në krijimin e studios MODIUM. Sot, kjo studio njihet për qasjen e saj bashkëkohore, dizajnet e qëndrueshme dhe trajtimin estetik të hapësirës.

Ligjërata u karakterizua nga diskutime interaktive, ku studentët patën mundësi të bëjnë pyetje dhe të njihen më nga afër me sfidat, mundësitë dhe realitetin e profesionit të arkitektit dhe dizajnerit të enterierit. Ky takim shërbeu si një urë lidhëse mes teorisë akademike dhe praktikës profesionale, duke i motivuar studentët për zhvillimin e mëtejmë të aftësive të tyre kreative dhe profesionale.

Aktivitete të tilla dëshmojnë përkushtimin e UBT-së në ofrimin e përvojave praktike dhe frymëzuese për studentët, duke i përgatitur ata për tregun e punës dhe sfidat e industrisë së dizajnit dhe arkitekturës.

Continue Reading

Lajmet

Gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve nis më 24 shkurt

Published

on

By

Gjykata Speciale ka njoftuar se seanca “vepra kundër administrimit të drejtësisë” ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të fillojë më 24 shkurt të vitit tjetër.

Tutje njoftohet se do të bëhet paraqitja e provave, marrja në pyetje e dëshmitarëve dhe procedura të tjera administrative.

Më 22 dhjetor 2025, pas marrjes së parashtrimeve nga palët, Gjykatësi i Vetëm Kristofer Gosnell miratoi udhëzime mbi zhvillimin e gjykimit në çështjen gjyqësore të Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, që është planifikuar të fillojë më 24 shkurt 2026.Udhëzimet përcaktojnë rregulla praktike për aspekte si karakteri publik i procesit, nxjerrja e dokumenteve, paraqitja e provave, marrja në pyetje e dëshmitarëve, si dhe aspekte të tjera procedurale që synojnë garantimin e një gjykimi të drejtë dhe efikas.”, thuhet në njoftim

Continue Reading

Lajmet

Pesë të lënduar nga aksidenti në rrugë Mitrovicë-Leposaviq, përfshihet vetura e policisë

Published

on

By

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture të policisë dhe një veture me targa vendore në rrugën nacionale Mitrovicë-Leposaviq.

Në njoftimin e policisë thuhet se personat e lënduar janë duke marrë trajtim mjekësor.

Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një automjet civil me targa vendore dhe një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar pesë (5) persona, tre (3) nga automjeti civil dhe dy (2) zyrtarë policorë, të cilët janë duke pranuar trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar nga njësitë kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara