Sport

​Presidenti i FIBA Evropës: Nder i madh ta kemi Kosovën pjesë të familjes sonë

Published

on

Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, po qëndron për vizitë në Kosovë, ku po zhvillon disa aktivitete dhe takime të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e basketbollit.

Në një intervistë për KosovaPress, Garbajosa ka vlerësuar lart bashkëpunimin e Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe zhvillimin e basketbollit në vendin tonë.

Kur vjen në një vend, siç është Kosova, ka shumë gjëra për të bërë. Për shembull, dy gjërat kryesore ishin takimi i Komisionit të Rinisë dhe Takimi i Under-14, i cili është një nga programet kryesore për ne, sepse natyrisht për ne Eurobasketi për meshkuj, femra, seniorë janë shumë të rëndësishëm, por si FIBA Europe, si një ekip në Mynih, ne vendosim më shumë kohë dhe përpjekje tek të rinjtë, tek programi i rinisë, dhe Under-14 është aty ku fillon gjithçka. Po ashtu kemi edhe disa takime këtu, përfshirë një takim këtë mëngjes me Ministrinë, Ministrin e Sportit dhe Kulturës dhe ekipin e tij. Ka shumë gjëra për të bërë këtu, por për mua kjo nuk është aspak një përpjekje, sepse po vij për të bërë atë që dua dhe në një vend që dua gjithashtu”, u shpreh fillimisht Garbajosa.

Ai vlerësoi lart bashkëpunimin e FIBA Evropës me Federatën e Basketbollit të Kosovës, duke theksuar se përfshirja e Kosovës në këtë familje është një nder i vërtetë.

Së pari, për mua, dhe mund të flas në emër të gjithë bordit të FIBA Europe, të kemi Kosovën si pjesë të ekosistemit tonë, si pjesë të familjes tonë, është një nder i vërtetë. Jo vetëm sepse kemi një marrëdhënie jashtëzakonisht të mirë me Presidentin Fetahu, që gjithashtu është anëtar i bordit të FIBA Europe, por niveli i bashkëpunimit, niveli i proaktivitetit. Kur je një federatë evropiane dhe dëshiron të bësh shumë gjëra, të duhen vende që bashkëpunojnë me ty. Dhe kur ke Kosovën gjithmonë të gatshme për të organizuar, në këtë rast Takimin Under-14 dhe komisionin e rinisë, por edhe shumë gjëra të tjera si Eurobasketi i rinisë dhe gjatë verës shumë aktivitete këtu, kjo është e mirë.”, shtoi ai.

Garbajosa tha se Evropa po kalon një periudhë të rëndësishme ristrukturimi në aspektin e garave, me qëllim që të krijohen më shumë mundësi zhvillimi për të gjitha klubet.

Në fakt, natën e kaluar patëm një takim shumë të frytshëm me Presidentin dhe Sekretarin e Përgjithshëm z. Novak dhe gjithashtu znj. Dushku për mënyrën se si mund të krijojmë një skenar ku kombëtaret, federatat kombëtare dhe klubet të zhvillohen. Jemi në një moment shumë interesant në Evropë për atë që e quajmë ‘riformësim’ i piramidës së konkurrencës, jo vetëm në Evropë, por po flas specifikisht për Evropën, ku duhet t’u japim mundësi klubeve, klubeve jo tradicionale, të marrin pjesë në konkurrencë. Kam disa ish-lojtarë që tani janë miq të mirë dhe janë përgjegjës ose pronarë të klubeve. Ata më kërkojnë të njëjtën gjë: kjo nuk është vetëm për klubet kryesore; edhe klubet e klasës së mesme, ata që nuk marrin pjesë tradicionalisht në konkurrencën kombëtare, duhet të kenë mundësinë të zhvillohen. Ne po punojmë për këtë; komisioni i konkurrencës po punon për këtë. Ne jemi të bekuar dhe të lumtur të dimë që çdo vit duhet të zgjerojmë konkurrencat, për meshkuj dhe femra, sepse shumë vende duan të marrin pjesë. Nuk mund të izolojmë vetëm një vend; kjo po ndodh në të gjithë Evropën dhe duhet të marrim masat e duhura në të ardhmen e afërt”, tha në fund ai.

Gjatë ditës, Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, së bashku me Drejtorin Ekzekutiv të FIBA Evropës Kamil Novak, si dhe drejtuesit e FBK-së, Kryetari Arben Fetahu dhe Sekretarja e Përgjithshme, Elvira Dushku u pritën sot nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani, Sekretari i Përgjithshëm Bislim Bislimi dhe Fidan Shatri, Kryeshef i Agjencisë së Sportit të Kosovës./KP

Lajmet

Zhegrova mungoi në stërvitjen e Juventusit

Published

on

Juventusi ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Pisas në Serie A, mirëpo, gjatë stërvitjes së sotme, dy yje të skuadrës kanë munguar, Edon Zhegrova dhe mbrojtësi Gleison Bremer.

“Tuttomercatoweb” raporton se nuk ka shqetësim të menjëhershëm, pasi mbrojtësi brazilian po ndjek një program individual dhe një ngarkesë të specializuar pas rikthimit nga një dëmtim afatgjatë.

Edon Zhegrova mungoi në stërvitje pasi thuhet se pati temperaturë të lehtë.

Zhegrova luajti në ndeshjen e fundit ndaj Romës për më shumë se 30 minuta, pasi e zëvendësoi Francisco Conceicaon e lënduar.

Ai ishte faktor kyç në golin e dytë të Juventusit i shënuar nga Lois Openda mirëpo bëri një gabim te goli i pësuar. Ndeshja përfundoi 2-1 për Juventusin.

Lojtarët e tjerë të dëmtuar që nuk morën pjesë ishin Cabal, McKennie, Conceicao, Vlahovic, Gatti dhe Pinsoglio.

Juventusi luan ndaj Pisas të shtunën në mbrëmje në “Arena Garibaldi”, me fillim nga ora 20:45./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Adis Beçiragiq shpallet trajneri i vitit në Bosnje dhe Hercegovinë

Published

on

Trajneri i Trepçës, Adis Beçiragiq, është nderuar me çmimin “Trajneri i Vitit” në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të ceremonisë tradicionale “Atleti më i Mirë i Bosnjës dhe Hercegovinës”, e cila u mbajt në Sarajevë.

Beçiragiq mori këtë vlerësim falë suksesit historik me përfaqësuesen e basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Eurobasket, ku kombëtarja boshnjake siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian për herë të parë pas 32 vitesh.

Ky rezultat u cilësua si një prej arritjeve më të mëdha të sportit në vend gjatë viteve të fundit, duke e vendosur Beçiragiqin në krye të listës së trajnerëve më të vlerësuar në vendlindje.

Krahas angazhimit me kombëtaren, ai është aktualisht në krye të Trepçës në basketbollin kosovar, ku po konfirmon vazhdimisht nivelin e lartë profesional./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026

Published

on

Gjyqtarja e Superiores shqiptare, Emanuela Rusta, po vazhdon të marrë vëmendjen e institucioneve më të mëdha të futbollit, si FIFA dhe UEFA, madje ajo ka fituar prej kohësh besimin e tyre dhe tani është gati për një hap vendimtar në karrierën e saj dhe një arritje historike për Shqipërinë.

Sipas mediave shqiptare, Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të marrë pjesë në një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër.

Në këtë seminar, të gjithë të ftuarit do të testohen për njohuritë teknike, aftësinë për të punuar në VAR, performancën fizike dhe mprehtësinë për të kapur detajet më të vogla.

Më të mirët që dalin nga ky proces seleksionimi do të angazhohen në turne ndërkombëtare, përfshirë edhe Kupën e Botës 2026.

Nëse Rusta do të përfshihet, kjo do të përfaqësonte një sukses të jashtëzakonshëm për arbitrimin shqiptar, duke shënuar praninë e një gjyqtareje shqiptare në eventet më prestigjioze të futbollit botëror.

Publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të seminarit për të mësuar fatin e Emanueles dhe të ardhmen e saj në skenën ndërkombëtare./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Napoli mbush arkën pasi fitoi Superkupën e Italisë

Published

on

Napoli mbylli vitin 2025 me një fitore të madhe, duke triumfuar 2-0 ndaj Bolonjës në finalen e Superkupës së Italisë në Riad, Arabinë Saudite. Dopieta e David Neres dhe paraqitja dominuese e ekipit nën drejtimin e Antonio Contes sollën festë për tifozët e Partenopeit.

Sipas raportimeve, Napoli fitoi rreth 9.5 milionë euro nga Superkupa, shifër që pritet të rritet në rreth 11 milionë euro pas ndeshjes miqësore kundër fituesit të Superkupës së Arabisë Saudite.

Ky trofe vjen pas Scudettos së dytë brenda tre vjetëve, duke bërë që viti 2025 të konsiderohet një vit historik për klubin dhe mbështetësit e tij.

Kjo fitore jo vetëm që shton trofetë në vitrinën e Napolit, por edhe forcon pozicionin financiar të klubit me një shumë të konsiderueshme shpërblimesh nga fondi i përgjithshëm prej 23 milionë eurosh të dedikuar për Superkupën e këtij viti./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara