Shëndet

A kërkoni ushqim kur gjendeni në një humor të keq? Ja pasojat e këtij vendimi

Published

on

A kërkoni ushqim kur gjendeni në një humor të keq, situata stresuese në punë apo në shkollë? Nëse përgjigjja është po dhe e shihni veten në një situatë të ngjashme, në të cilën pamundësia për të kontrolluar dëshirën për ushqim çon në mbingrënie, jeni në vendin e duhur.

Për të parandaluar që ngrënia e tepërt të kthehet në “rutinën” tuaj, ne paraqesim disa mënyra për të kapërcyer momentet kritike.

Nëse keni probleme me çrregullimet e të ngrënit, duhet të kërkoni ndihmë profesionale dhe nëse ju pëlqen të hani, si kur duhet ashtu edhe kur nuk duhet, ne kemi disa këshilla për ju.

Çka ndikon në dëshirën e tepërt për ushqim dhe si ta shmangni atë?

Ritmi modern i jetës na ballafaqon me sfida të shumta kur bëhet fjalë për ushqimin e duhur. Një nga problemet më të mëdha është dëshira e tepruar për ushqim që shfaqet kur nuk e presim e kur nuk jemi gati t’i rezistojmë. Për të kuptuar këtë fenomen dhe për të zbuluar mënyra për ta luftuar atë, fillimisht duhet të kemi parasysh faktorët që ndikojnë në të.

Faktorët që ndikojnë në dëshirat e tepërta për ushqim

Mungesa e gjumit: Mungesa e gjumit cilësor mund të ndikojë në mënyrë dramatike aftësinë tonë për të kontrolluar oreksin tonë. Gjatë natës, trupi rregullon hormonet që ndikojnë në urinë dhe ngopjen, duke përfshirë leptinën dhe grelinën. Mungesa e gjumit prishë ekuilibrin e çon në rritjen e dëshirës për ushqim, veçanërisht opsionet me kalori të lartë dhe jo të shëndetshme.

Stresi: Kur jemi të stresuar, trupi prodhon hormone që rrisin oreksin, veçanërisht për ushqimet e pasura me sheqer dhe yndyrë. Sheqeri është kundërpeshë ndaj stresit, por nëse nuk e kontrollojmë veten, mund të dëmtojë shëndetin dhe pamjen tonë.

Emocionet: Njerëzit shpesh i drejtohen ushqimit si mënyrë për të përballuar mërzinë, trishtimin ose vetminë. Kjo quhet teprime emocionale, e cila është shumë e vështirë për t’u kontrolluar.

Ndryshimet hormonale: Ndryshimet hormonale gjithashtu mund të shkaktojnë rritje të dëshirave për ushqim. Luhatjet e estrogjenit dhe progesteronit tek gratë mund të ndikojnë në oreksin dhe preferencat ushqimore.

Marrja e pamjaftueshme e lëngjeve: Një nga reagimet e trupit ndaj dehidrimit është uria. Për shkak të marrjes së pamjaftueshme të lëngjeve, truri “mashtrohet” dhe kështu t’i dërgojë një sinjal trupit se është e nevojshme të hahet ushqim. Megjithatë, konsumimi pa hidratim adekuat ngadalëson metabolizmin dhe inkurajon formimin e depozitave të yndyrës në trup. Pra, keni një shishe me ujë.

Faktorët gruporë dhe socialë: Mjedisi ku jetojmë luan një rol të madh në zakonet tona të të ngrënit. Disponueshmëria e tepërt e ushqimit të shpejtë, reklamimi i ushqimeve të padëshiruara dhe presioni social mund të kontribuojnë gjithashtu në dëshirat e tepërta për ushqim.

Këshilla për të ndihmuar në parandalimin e mbingrënies

Tani që kemi shqyrtuar faktorët që ndikojnë në dëshirat e tepërta për ushqim, këtu janë disa udhëzime se si t’i parandaloni ato dhe të shmangni ngrënien e tepërt. Së pari, do të rendisim ato që funksionojnë më shpejt e mund të shmangni urinë në afat të shkurtër, dhe së fundi ato që mund t’ju ndihmojnë në planin afatgjatë.

Çka mund të ndihmojë brenda 5 minutave?

1. Pini një gotë ujë: Uji është thelbësor për funksionimin e duhur të trupit dhe siç thamë, ndonjëherë ndjenja e urisë ngatërrohet me etjen. Para se të shkoni për ushqim, pini një gotë të madhe me ujë dhe prisni disa minuta për të parë nëse jeni vërtet të uritur.

2. Luani lojën e preferuar në telefonin tuaj: Kush do ta kishte menduar se luajtja e lojërave në telefon mund të ishte e dobishme, apo jo? Një studim zbuloi se të luash Tetris për vetëm 3 minuta mund të zvogëlojë lloje të ndryshme të dëshirave, duke përfshirë dëshirat për ushqim. Gjëja kryesore është të hiqni mendjen nga ushqimi për disa minuta. Pse të mos e provoni kur është kaq e thjeshtë!

3. Pini kafe: Disa studime kanë treguar se kafeja ka efekt më të fortë në oreks sesa uji, që do të thotë se do të hani më pak se zakonisht pas kafesë. Truk i shkëlqyeshëm, edhe nëse i dorëzoheni dëshirës, ka më shumë gjasa të mos e teproni.

4. Provoni të lani dhëmbët: E keni dëgjuar mirë, kjo metodë mund të ndihmojë në dy mënyra. Së pari, përpiqeni të mashtroni trurin me vetë veprimin e larjes së dhëmbëve, që nënkupton se vakti ka mbaruar dhe e dyta lidhet me faktin se pas pastës së dhëmbëve, ushqimi nuk është i shijshëm, kështu që do të zvogëlohet. dëshira juaj për të ngrënë.

Çka mund të bëni për të shmangur dëshirat për ushqim gjithë ditës?

5. Rritni marrjen e proteinave dhe fibrave dietike: Hulumtimet tregojnë se një mëngjes i lartë me proteina është i mjaftueshëm për t’ju bërë të ndiheni të ngopur e redukton urinë më vonë gjatë ditës. Ngrënia e më shumë proteinave mund të ndihmojë në luftimin e urisë që shfaqet natën, ndërsa fibrat në dietë kanë shumë përfitime dhe, përveç kësaj, ndihmojnë për t’ju mbajtur më të ngopur për më gjatë.

6. Bëni një stërvitje të lehtë: Ushtrimet ndihmojnë të kontrolloni oreksin e reduktoni stresin. Një shëtitje e shpejtë ndihmon në zvogëlimin e dëshirave për ushqim, siç mund të bëjë një stërvitje. Kjo vlen për stërvitjet më të shkurtra e me intensitet të ulët, pasi ushtrimet intensive mund t’ju bëjnë edhe më të uritur. Pra, gjithçka që ju nevojitet janë veshje sportive të rehatshme dhe muzika e preferuar për stërvitje.

7. Planifikoni vaktet tuaja: Planifikimi i tyre mund të parandalojë urinë e papritur dhe dëshirat e tepërta për ushqim. Mbani ushqime të shëndetshme pranë dhe organizoni vaktet tuaja në mënyrë që ato të shpërndahen në mënyrë të barabartë gjatë gjithë ditës.

Luaj lojën e gjatë

Gjumi i mirë i natës: Përpiquni të vendosni një ritëm gjumi dhe t’i siguroni trupit gjumë mjaft cilësor çdo natë. Mund të ndihmojë në rregullimin e hormoneve që ndikojnë në oreksin. Problemi është se ne mësohemi lehtësisht me më pak gjumë dhe nuk e vërejmë efektin e vërtetë që ka tek ne. Bëhemi nervozë, vazhdimisht të uritur, të pakënaqur dhe fillojmë t’ia atribuojmë punës, stresit ose mungesës së kohës. Më shpesh nga sa mendojmë, arsyeja e vërtetë është mungesa e gjumit.

Praktikoni të ushqyerit e ndërgjegjshëm: Të praktikoni të ngrënit me kujdes do të thotë t’i kushtoni vëmendje sinjaleve të brendshme të urisë. Konsideroni të hani pa u shpërqendruar dhe ngadalë, duke u fokusuar në shije. Një nga studimet testoi efektin e mini-meditimeve para ngrënies ose kur shfaqet dëshira për të ngrënë tepër. Ai përfshinte drejtimin e vetëdijes ndaj sjelljeve, besimeve e emocioneve që lidhen me marrjen e ushqimit. Rezultatet treguan efekt pozitiv, pasi dëshirat u reduktuan në frekuencë dhe intensitet.

Mbështetje: Flisni me një nutricionist nëse keni probleme serioze me dëshirat e tepërta për ushqim. Ata mund t’ju ofrojnë mbështetje dhe një strategji për t’u marrë me këtë sfidë.

Kur ka qenë hera e fundit që keni qenë vërtet të uritur?

Përballja me dëshirat për ushqim mund të jetë sfiduese, por duke kuptuar faktorët që ndikojnë në to e duke zbatuar strategjitë e duhura, mund të fitoni kontroll më të mirë mbi oreksin dhe të mbani zakone të shëndetshme. Është e rëndësishme të theksohet se nuk ka zgjidhje universale dhe se procesi i shtypjes është individual. Mësoni të vlerësoni ndjenjën e urisë dhe vlerësoni atë nga një në dhjetë.

Hani kur jeni rreth tetë ose nëntë në atë shkallë urie. Përveç faktit që është e rëndësishme të hani vetëm kur jeni të uritur, duhet të ndaloni para se të jeni plotësisht të ngopur. Me këto këshilla dhe aktivitet fizik, jemi të sigurt se do të ruani një mënyrë jetese të shëndetshme dhe do t’i përgjigjeni me sukses sfidës së radhës kur bëhet fjalë për marrjen e tepërt të ushqimit. /A.Z/UBT News/

Shëndet

Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve

Published

on

By

Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.

Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.

Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.

Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.

Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.

Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.

Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.

Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.

Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.

Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.

Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC

Continue Reading

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara