Shëndet
Trupi juaj pa mish të kuq, ja ndryshimet që mund ti keni
Published
3 months agoon
By
UBT NewsNëse doni të shpëtoni kafshët dhe të mbroni mjedisin ose thjesht të rregulloni dietën tuaj, ja ndryshimet që mund të prisni në trupin tuaj kur hiqni mishin e kuq nga dieta juaj.
Për revistën Healthy, Doktoresha e Shkencave Sally Warren zbuloi disa nga përfitimet që do të ndodhin nëse eliminoni mishin e kuq nga dieta juaj, por ajo përmendi edhe një pengesë.
Mund të humbni disa kilogram
Mishi i kuq është i pasur me kalori. Nëse e hiqni nga dieta juaj e përditshme, mund të shihni një numër më të ulët në peshore.
“Shumica e porcioneve me mish përmbajnë më shumë proteina sesa nevojitet në të vërtetë. Një porcion prej 90 gramësh me mish viçi mund të ketë rreth 170 kalori, por një porcion me fasule mund të ketë rreth 100 kalori dhe tofu rreth 70 kalori”, thotë Dr. Sally Warren.
Në fillim mund të mos duket si ndryshim i madh, por shtohet me kalimin e kohës. Një artikull i vitit 2015 në Journal of General Internal Medicine raportoi se njerëzit në një dietë vegjetariane humbën më shumë peshë sesa ata në një dietë jo-vegjetariane, dhe veganët humbën më shumë peshë sesa njerëzit që ende hanin vezë dhe produkte qumështi.
Mund të ndiheni më pak të fryrë
Trupi e tret mishin e kuq më ngadalë se ushqimet tjera, prandaj mund të përjetoni kapsllëk, dhimbje barku e rritje të gazrave pas një darke të bollshme. Edhe pse mund të përjetoni shqetësime në tretje pasi të hiqni dorë nga mishi i kuq, kjo është rezultat i ngrënies së ushqimeve më të shëndetshme dhe të pasura me fibra.
Do të shtoni baktere të shëndetshme në zorrë, që mund të zvogëlojnë inflamacionin në gjithë trupin dhe t’ju bëjnë të ndiheni më pak të fryrë. Në fakt, një studim i vitit 2015 zbuloi se vegjetarianët kanë shkallë më të ulëta të inflamacionit sesa ata që hanë mish.
Lëkura juaj mund të përmirësohet
Bëhet më e pastër kur filloni një dietë të shëndetshme. Hani shumë fruta dhe perime, që janë të mbushura me vitamina si A, C dhe E, të cilat njihen për luftimin e radikaleve të lira që shkaktojnë njolla.
Nivelet e kolesterolit tuaj mund të ulen
Eleminoni mishin e kuq dhe do të zvogëloni sasinë e yndyrës së ngopur, e cila është e lidhur me nivele më të larta të kolesterolit. Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon të mos konsumoni më shumë se pesë deri në gjashtë përqind të kalorive tuaja ditore nga yndyra e ngopur.
Ky ekuilibër zvogëlon rrezikun e kolesterolit të lartë, i cili mund të çojë në grumbullimin e pllakave në muret e arterieve.
“Ky grumbullim quhet aterosklerozë, e cila çon në sëmundje të arteries koronare, atak në zemër, goditje në tru ose atak ishemik kalimtar dhe sëmundje të arteries periferike”, thotë Warren.
Edhe pse kolesteroli i lartë mund të lidhet me gjenet tuaja, heqja dorë nga mishi i kuq do të ndihmojë shumë në uljen e niveleve të kolesterolit në trupin tuaj.
Ju mund të zvogëloni rrezikun e sëmundjeve të rënda
Heqja e mishit të kuq nga menyja mund të zvogëlojë rrezikun e disa sëmundjeve.
“Mishi i kuq mund të përmbajë sasi të larta të yndyrës së ngopur, e cila shoqërohet me një rrezik në rritje të sëmundjeve kardiovaskulare, obezitetit dhe diabetit”, thotë Warren.
Një studim i botuar në European Heart Journal zbuloi se ngrënia e mishit të kuq prodhon një përbërës që rrit rrezikun e atakut në zemër.
Karnitina, e cila bën që trupi të prodhojë trimetilaminë-N-oksid, përbërës i prodhuar nga bakteret në stomak, duket se lidhet me rrezikun.
“Studiuesit besojnë se ndikon në metabolizmin e kolesterolit në trup, gjë që çon në rritjen e zhvillimit të pllakave në muret e enëve të gjakut dhe mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve të zemrës”, thotë Warren.
Njerëzit që hanë mish viçi mund të zhvillojnë edhe sëmundjen e Alzheimerit. Një studim i vitit 2017 i botuar në British Medical Journal ia atribuoi lidhjen akumulimit të tepërt të hekurit për shkak të konsumit të tepërt të mishit të kuq në dietë.
Mund të keni më shumë energji Dr. Warren tha se energjia e mirë kërkon zemër të shëndetshme, sistem tretës të shëndetshëm e mendje e trup të shëndetshëm. Zëvendësimi i mishit të kuq me ushqime më të shëndetshme, siç janë fasulet, yndyrnat me bazë bimore, drithërat e plota, frutat dhe perimet, mund të rezultojë në nivele më të larta energjie.
Mund t’ju mungojnë disa lëndë ushqyese
Edhe pse është e mundur të kompensohet humbja e proteinave në dietë, disa lëndë ushqyese vijnë kryesisht nga mishi i kuq dhe mund të filloni të keni mungesë të tyre nëse nuk i merrni si suplemente. Një familje kryesore lëndësh ushqyese janë vitaminat B, kryesisht vitamina B12, dhe minerali hekur. Nëse hani butak, 90 gramë butak të gatuar mund t’ju ofrojnë po aq B12 sa mishi i viçit.
Burime tjera të mira përfshijnë produktet e tofusë dhe sojës, peshkun, djathin dhe vezët. Disa ekspertë ende rekomandojnë marrjen e suplementeve për siguri.
“Marrja e suplementeve, përfshirë B12 me cilësi të lartë, mund të sigurojë që po merrni dozën e saktë ditore”, thotë Warren.
Shumë njerëz, madje edhe ata që hanë mish të kuq, kanë mungesë magnezi. Kjo ndodh se toka e sotme ka pak magnez, një dietë me bazë bimore nuk ofron më aq shumë nga ky mineral i rëndësishëm. Edhe në mish, bagëtitë e rritura në kullota ose të ushqyera me kashtë nuk marrin mjaftueshëm për të ruajtur nivele të shëndetshme ditore.
Merrni një suplement magnezi dhe vitamine D3. Shtoni probiotikë, që ofrojnë baktere të rëndësishme miqësore që ndihmojnë zorrët tuaja të tretin dhe përthithin ushqimin.
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
4 days agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
1 week agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
1 week agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
1 week agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit për mosdeklarim të pasurisë
30 të dënuar përfundojnë me sukses programet rehabilituese në burgun e Smrekonicës
Prattipati takon kryetarët e komunave veriore, kërkon qeverisje transparente
Osmani: Me ShBA-në diskutuam për rikthimin e dialogut strategjik
Studentët e Fakultetit të Psikologjisë në UBT vizituan SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë
Në UBT u ndanë certifikatat për ekipin kosovar pjesëmarrës në “FIRST Global Challenge”
PZAP e dënon Listën Serbe me 20 mijë euro
Dogana e Kosovës sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë
Ambasadori britanik vlerëson përpjekjet e KQZ-së për zgjedhje të qeta më 28 dhjetor
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
