Lajmet
Arrestime dhe bastisje në disa qytete të Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit
Published
4 months agoon
By
UBTnewsPolicia e Kosovës ka raportuar për një sërë incidentesh kriminale të ndodhura gjatë ditës së djeshme në disa rajone të vendit, ku disa persona janë arrestuar, ndërsa ndaj disa të tjerëve janë iniciuar procedura të rregullta hetimore.

Në Prishtinë, më 03 shtator është arrestuar një person nën dyshimin se nuk ka përfillur urdhrin mbrojtës të gjykatës. I njëjti, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Më 03.09.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak i njëjti nuk ka përfillur urdhërin mbrojtës nga gjykata. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.
Ndërsa në Lipjan, rreth orës 18:00, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi dyshohet se ka kanosur dy viktima kosovarë. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dy viktimat kosovarë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.
Në Podujevë njësitet policore, gjatë patrullimit, kanë ndaluar një të dyshuar dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur 2 gramë marihuanë. Personi është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt.
“Njësistet policore gjatë patrullimit kanë ndaluar të dyshuarin mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur dhe konfiskuar 2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në raport nga Policia e Kosovës.
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në Graçanicë, Obiliq dhe Prishtinë.
Graçanicë / 03.09.2025 – 00:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. Palët janë sjellë në stacion dhe pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
Obiliq / 03.09.2025 – 11:30. Janë shoqëruar ne stacion per intervistim te dyshuarit meshkuj kosovarë, pasi qe te njëjtit dyshohet se kane kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Të dyshuarit pas inicimit të rastit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.
Prishtinë / 03.09.2025 – 16:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi e njëjta dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimave kosovarë. E dyshuara pasi është intervistuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Prishtinë / 03.09.2025 – 16:00. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë vendin e ngjarjes dhe kanë shoqëruar në stacion dy të dyshuarit kosovarë, nën dyshimin se të njëjtit kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit. Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Në Lipjan, pas hetimeve për një rast të vrasjes së rëndë të ndodhur më 03 gusht, policia ka kryer bastisje në shtëpinë e një të dyshuari, ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike.
“Pas hetimeve te vazhdueshme lidhur me rastin, më 03.09.2025 bazuar në urdhëresën e gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike.” thuhet në njoftim
Në Shtërpcë, dy zyrtarë të Agjencisë Pyjore kanë raportuar se një drejtues automjeti të ngarkuar me dru nuk është ndaluar dhe ka tentuar t’i godasë. Policia po heton rastin.
“Dy ankues kosovarë zyrtar të Agjencisë Pyjore të Kosovës, kanë raportuar se një person i dyshuar i cili ishte duke drejtuar një automjet-xhip të ngarkuar me dru, nuk është ndaluar dhe ka tentuar ti godas ata. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.” thuhet në njoftim.
Në Kaçanik, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi kishte porositur një pako me postë ku u gjetën 1 kilogram e 42 gramë marihuanë. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se kishte porositur një pako që ka ardhur përmes postës në të cilën gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 1 kilogram e 42 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.” thuhet në raport.
Në Kaçanik, është arrestuar edhe një person tjetër për një rast të mëparshëm të sulmit ndaj personit zyrtar.
“Pas hetimeve intensive lidhur me rastin, më 03.09.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit në konsultim me prokurorin është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.
Në Pejë, një rast i dhunës në familje ka rezultuar me lëndimin e lehtë të një viktime femër. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa prokurori ka urdhëruar fillimin e hetimeve.
“Dy viktima femra kosovare për shkak të një mosmarrëveshje, dyshohet se jane sulmuar nga e dyshuara femer kosovare. Njëra nga viktimat ka pësuar lëndime dhe i është ofruar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, I cili ka urdheruar fillimin e hetimeve.”
Në Rahovec, një i dyshuar është arrestuar pasi ka kanosur një polic, pas shqiptimit të një tikete trafiku. Ndërsa në Malishevë, një burrë është arrestuar për dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij. Të dy rastet kanë përfunduar me dërgimin e të dyshuarve në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në shenjë revolte pasi i kishte shqiptuar tiketë për kundërvajtje në trafik ka kanosur zyrtarin policor në stacion policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar”
Në Grykën e Deçanit, gjatë një kontrolli në një automjet, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 8 fishekë. Rasti është proceduar me procedurë të rregullt.
“Njësia policore gjatë patrullimit ka ndaluar veturën që e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 8 fishekë. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe procedohet me procedurë të rregullt.” thuhet në raport.
Në Pikën Kufitare të Bërnjakut, është ndaluar një shtetas serb në automjetin e të cilit u gjet një vulë e strukturave paralele në gjuhën serbe. Ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
“Njësitet policore gjatë kontrollit në veturën me targa të Serbisë të cilën e drejtonte i dyshuari shtetas i Serbisë, kanë gjetur dhe konfiskuar një vulë të strukturave paralele në gjuhën serbe. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar nga ekipet relevante policore.” thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në disa drejtori rajonale, përfshirë Gjilanin, Prizrenin, Mitrovicën Jug dhe Veri, nuk është raportuar asnjë rast me rëndësi për ditën e djeshme./D.B/UBTNews
Lajmet
Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
Published
1 day agoon
January 6, 2026By
ubtnews
Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.
Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.
Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.


Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave me kusht.
Që nga e hëna mbrëma, kur ka filluar ky proces, janë numëruar 18 nga gjithsej 57 kuti të votimit, apo 31.58 për qind e tyre.
Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.81 për qind të votave, respektivisht 1,313 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.45 për qind ose 539 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.65 për qind apo 307 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.95 për qind, përkatësisht 236 vota.
Nga rezultatet e përmbledhura të të gjitha votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat shtesë në Kuvend. Si rezultat, kjo parti parashihet të ketë 57 deputetë, një më shumë sesa 56 sa ishin paraparë në rezultatet preliminare.
Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës zbret në 22 ulëse nga 23 sa kishte sipas projeksioneve fillestare, me 20.43 për qind të votave.
Lajmet
Kolona të gjata në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë si pasojë e reshjeve të shiut
Published
1 day agoon
January 6, 2026By
UBTnews
Qytetarët që lëvizin në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë po përballen me kolona të gjata trafiku, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që po vazhdojnë në vend.
Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.
Ndërkohë Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët për kujdes, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.
Vështirësi në qarkullim e përmbytje janë raportuar në disa komuna, si ajo e Malishevës dhe Gjakovës.
Lajmet
Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes të shtuar
Published
1 day agoon
January 6, 2026By
UBTnews
Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për rrezik nga përmbytjet duke apeluar për kujdes të shtuar, pas reshjeve të shumta të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.
Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se si pasojë e reshjeve qytetarët mund të hasin në vështirësi në qarkullimin rrugor, mbipopullim të kanalizimeve dhe ujërave atmosferikë, grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime si dhe rrezik për rrëshqitje të ujit në zona urbane dhe nënkalime.
Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.
“Institucionet përkatëse të kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës”, thuhet në komunikatë.
Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
Numërohen 31.58% e votave me kusht
Kolona të gjata në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë si pasojë e reshjeve të shiut
Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes të shtuar
Atraksionet turistike më të rrezikshme në botë
Komuna e Malishevës thirrje qytetarëve: Gjendje e rënduar për shkak të reshjeve, mos lëvizni pa nevojë
Pritje deri në 30 minuta vetëm në Merdarë
6 janar 1999, dita kur UÇK zuri rob tetë ushtarë serbë
Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Rajoni2 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet3 months agoProfesoresha e UBT-së, Dr. Fatbardha Qehaja Osmani boton studim ndërkombëtar në revisten prestigjioze të Quartile-it 1- Reading Psychology, Taylor & Francis- Routledge
