Lajmet

Raporti 24-orësh i Policisë: Arrestime për dhunë, armëmbajtje pa leje, disa persona ende në kërkim

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar një sërë incidentesh gjatë 13 gushtit 2025 nëpër rajonet e vendit, ku përfshihen raste të dhunës, përdorimit të armëve, aksidente trafiku dhe zhdukje personash.

Në Prishtinë, u arrestua një i dyshuar për lëndim të rëndë trupor në Bërnicë të Poshtme, ndërsa një tjetër është ende në kërkim.

Bërnicë e Poshtme, Prishtinë / 02.08.2025 – 23:25. Me 13.08.2025 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (m/k) i cili së bashku me një të dyshuar tjetër i cili është në kërkim policor. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.“ thuhet në njoftim

Po ashtu, në Graqanicë, një burrë nën ndikim alkooli sulmoi babain e tij, ndërsa në Shamalluk u kap një person me 10 gram kanabis.

Graqanicë / 13.08.2025 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht babai e tij viktimën m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar deri ne këndellje.” thuhet në njoftim.

Shamalluk, Podujevë / 13.08.2025 – 22:10. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar 10.04 gram substancë narkotike e llojit kanabis. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Është raportua edhe për falsifikim parash, si dhe dy raste të përdorimit të armëve në ahengje familjare në Lipjan.

Prishtinë / 13.08.2025 – 03:25. Raportohet se një person me veturë ishte furnizuar me derivate dhe pagesën e kishte bërë me dy kartëmonedha në vlerë nga 50 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar, rasti vazhdon të hetohet.” thuhet në njoftim.

Medvec, Lipjan / 13.08.2025 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Nga i dyshuari është sekuestruar një armë automatike AK-47 dhe 18 gëzhoja. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Janjevë, Lipjan / 13.08.2025 – 22:55. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri. Pistoleta me gaz është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në raport.

Në Fushë Kosovë, një person u arrestua për sulm ndaj një polici gjatë detyrës.

Rr. Rexhep Mala, Fushë Kosovë / 13.08.2025 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor, i cili ishte në kryerje të detyrës zyrtare. Zyrtari policor dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Në Gjilan, një grua ndërroi jetë në QKUK pas trajtimit mjekësor, ndërsa u raportuan edhe raste të personave të zhdukur.

Gjilan / 10.08.2025 – 19:34.  Më 13.08.2025 rreth orës 01:45 viktima f/k ka ndërruar jetë në QKUK, e cila kishte qenë në tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.” thuhet në njoftim.

Zhegër, Gjilan / 11.08.2025 – 17:50.  Më 13.08.2025 ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij është zhdukur dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.” thuhet në njoftim.

Në Ferizaj, pati dy raste armëmbajtjeje pa leje, një prej tyre i lidhur me dhunë në familje dhe kanosje. U raportua edhe për vjedhje veture dhe zhdukje personash.

Ferizaj / 12.08.2025 – 21:30. Me 13.08.2025 është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se një ditë më parë kishte ushtruar dhunë fizike e dhe kanosë me jetë bashkëshorten e tij, viktimën f/k. Si pasojë e dhunës viktima kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjysmë automatike dhe 10 fishekë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” thuhet në njoftim.

Ferizaj / 13.08.2025 – 21:15. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që kishte shtënë me armë zjarri disa herë në ajër. Pistoleta dhe gjashtë gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në raportin e policisë.

Rr. Zenel Hajdini, Ferizaj / 13.08.2025 – 17:00. Ankuesi m/k ka informuar se persona të pa njohur i kanë vjedhur veturën e tij me targa të huaja. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftim.

Rr. Sejdi Sejdiu, Ferizaj / 12.08.2025 – NN. Ankuesi m/k ka informuar se vëllai i tij viktima m/k ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftim.

Prizreni raportoi për zhdukjen e një nipi dhe mbese.

Nashec, Prizren / 13.08.2025 – 07:00. Ankuesi m/k ka informuar se mbesa dhe nipi i tij janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më. Viktimat janë recidivist të veprës. Rasti është duke u hetuar.” thuhet në njoftim

Ndërsa në Pejë u arrestua një burrë për dhunë ndaj bashkëshortes.

Pejë / 13.08.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.” njofton policia.

Në Drejtorinë Rajonale të Gjakovës u evidentuan disa raste armëmbajtjeje pa leje, përfshirë të mitur, si dhe të shtëna në ahengje familjare.

Llazicë, Malishevë / 13.08.2025 – NN. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k, njëri i mitur për shkak se në rrjet social kishte postuar një foto me një pistoletë në dorë. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me gas dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në raport.

Lladroc, Malishevë / 12.08.2025 – 23:30. Janë arrestuar dy të dyshuar m/k për shkak se në një aheng familjar kishin shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit janë gjet dhe sekuestruar një pushkë gjuetie me 16 fishekë, një revole dhe 17 gëzhoja. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftm.

Pastasellë, Rahovec / 13.08.2025 – 21:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i janë gjetur dhe sekuestruar dy pistoleta me gaz dhe 206 fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim

Në Vushtrri u arrestua një person për përdorim të armës në një ceremoni familjare.

“Rr. Lidhja e Lezhës, Vushtrri / 13.08.2025 – 18:20. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë disa here me armë zjarri. Pistoleta dhe dy gëzhoja janë sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.” thuhet në njoftim.

Gjatë ditës, në disa qytete ndodhën aksidente trafiku, shumica me dëme materiale dhe pa pasoja serioze për jetën e të përfshirëve./UBTNews/

Lajmet

Vrasja e 34 civilëve shqiptarë në Burim të Malishevës, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj R.M

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit R.M., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale  “Krim i luftës kundër popullsisë civile” në Burim të Komunës së Malishevës më 31 mars 1999.

Në komunikatë për media PSRK ka njoftuar se veprën penale R.M e kishte kryere në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe.

Sipas aktakuzës, më 31 mars 1999, në fshatin Burim të Komunës së Malishevës, R.M., në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore dhe ushtarake serbe, ka marrë pjesë në vrasjen e 34 civilëve shqiptarë. R.M., akuzohet edhe për pjesëmarrje në shkatërrimin e pronës, dëbim masiv të popullsisë civile dhe plaçkitjen e pasurisë së rreth 1.000 qytetarëve, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë”, thuhet në komunikatën për media.

I pandehuri ndodhet nën masën e paraburgimit deri në një vendim tjetër të gjykatës, ndërsa rasti i është kaluar për trajtim Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar në ndjekjen penale të  krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, me qëllim sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe vendosjen e përgjegjësisë penale për kryerësit, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Hamza për heqjen e masave të BE-së: Vendim i drejtë, qytetarët nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie

Published

on

By

Kryetari i PDK-së, njëherit kandidati për kryeministër nga radhët e kësaj partie, Bedri Hamza e quan lajm të mirë heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se qytetarët nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie.

Fillimi i heqjes së masave të BE-së ndaj Kosovës është një lajm i mirë dhe një vendim i drejtë. Qytetarët tanë nuk duhet të ndëshkohen për gabimet e kësaj qeverie. I falënderoj partnerët evropianë për mbajtjen e premtimit. Tani duhet të hapet një kapitull i ri me BE-në, i bazuar në reforma, integrim evropian dhe zhvillim ekonomik. Bashkë me aleatët, Kosova do të ecë përpara!”, ka shkruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Meloni: Pranimi i Ballkanit Perëndimor në BE nuk mund të shtyhet

Published

on

By

Shqipëria dhe Mali i Zi kanë mundësi konkrete për anëtarësimin në BE në një të ardhme shumë të afërt, deklaroi sot kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Italia është plotësisht e përkushtuar për të siguruar që Këshilli Europian i nesërm të dërgojë një mesazh të fortë politik mbi zgjerimin, për të dërguar një sinjal uniteti dhe besueshmërie kolektive. Anasjelltas, pa përparim në udhëtimin e partnerëve tanë drejt pranimit në BE, ne rrezikojmë t’ua dorëzojmë ata rivalëve tanë sistemikë, duke destabilizuar përgjithmonë fqinjësinë tonë dhe duke e lënë BE-në të parëndësishme”, theksoi kryeministrja Meloni në fjalimin e saj para Dhomës së Deputetëve përpara Këshillit të BE-së.

Në veçanti, ne nuk mund të përballojmë vonesën e mëtejshme të pranimit të Ballkanit Perëndimor, i cili tashmë është pjesë e familjes europiane dhe është themelor për autonominë tonë strategjike”, shtoi ajo.

Do ta përsëris këtë përsëri sonte në samitin BE-Ballkan, ku do të mbërrij menjëherë pas përfundimit të debatit në Dhomën e Deputetëve. Rezultatet e arritura nga Shqipëria dhe Mali i Zi gjatë vitit të kaluar janë me të vërtetë shumë inkurajuese dhe tregojnë se të dy vendet kanë një shans të vërtetë për pranim në një të ardhme shumë të afërt”, theksoi ajo./ANSA/ATSH

Continue Reading

Lajmet

​NATO bie dakord për një buxhet ushtarak prej gati 3 miliardë dollarësh për vitin 2026

Published

on

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për buxhetet e tyre të financuara nga të dyja palët për vitin 2026, duke miratuar shpenzime në rritje që synojnë forcimin e gatishmërisë dhe aftësive ushtarake të aleancës.

Sipas marrëveshjes, buxheti civil i NATO-s për vitin 2026 është caktuar në 528.2 milionë euro (623 milionë dollarë), ndërsa buxheti ushtarak do të arrijë në 2.42 miliardë euro.

Vendimi u mor të martën në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

NATO tha në një deklaratë se buxhetet e financuara nga të dyja palët për vitin 2026 do të mbështesin aftësitë kritike dhe do të promovojnë gatishmërinë, duke ndihmuar në bërjen e aleancës më të fortë, më të drejtë dhe më vdekjeprurëse, shkruan Anadollu Agency.

Buxheti do të kontribuojë në përshtatjen ushtarake të NATO-s, do të përmirësojë ndërveprimin midis forcave aleate dhe do të mbështesë parandalimin dhe menaxhimin e krizave, si dhe sigurinë bashkëpunuese, thuhet në deklaratë.

Financimi do të vazhdojë gjithashtu për Strukturën e Komandës së Integruar të NATO-s, trajnimet dhe ushtrimet e udhëhequra nga NATO, operacionet dhe misionet e aleancës dhe mbështetjen për ndërtimin e kapaciteteve për vendet partnere./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara