Magazinë

Ish-bashkëshorti i Halle Berryt zbulon arsyen pse i dha fund martesës me të

Published

on

Në një intervistë për podcastin “All the Smoke” me Matt Barnes, ish-bejsbollisti i skuadrës Atlanta Braves, David Justice, ka folur hapur për periudhën kur ishte i martuar me fituesen e çmimit “Oscar”, aktoren Halle Berry.

“Ajo më kërkoi të martoheshim pas vetëm pesë muajsh që njiheshim. Nuk e di nëse zemra ime ishte me të vërtetë aty. Nuk doja ta bëja të ndihej keq duke i thënë ‘jo’. Ishim mirë, po vibronim, ishim ende në fazën e muajit të mjaltit”, tha Justice, raportoi USA Today.

Çifti, i martuar nga viti 1993 deri 1997, shpesh qëndronte larg njëri-tjetrit, pasi Berry ishte jashtë vendit për xhirime.

“Nuk pati shumë vëmendje negative derisa vendosa ta lë në vitin 1996”, ka thënë ai.

Justice ka treguar se disa muaj pas martesës filloi të dyshonte për të ardhmen e tyre.

“Jam nga Midwesti dhe e shikoja nusen si dikë që duhej të gatuante, të pastronte. Mendova ‘Nëse kemi fëmijë, a është kjo gruaja me të cilën dua të ndërtoj familje?’ Në atë kohë, si djalë i ri, ajo nuk gatuante, nuk pastronte dhe nuk më dukej edhe aq si grua shumë e denjë për të qenë nënë”, theksoi Justice.

Ai ka thënë se e kishte kuptuar se aktorja nuk ishte personi me të cilin donte ta kalonte jetën, ani pse ai beson që ajo marrëdhënie do të mund të shpëtohej.

“Sinqerisht, ndoshta do ia kishim dalë, nëse do të dija për terapinë. Isha i ri dhe kisha pasur vetëm një marrëdhënie serioze para saj. Nuk kisha shumë dije apo përvojë mbi marrëdhëniet”, ka thënë ai.

Justice shprehu pakënaqësi që Berry nuk e sqaroi një incident të vitit 1996, kur tregoi për People se një ish-partner i paidentifikuar e kishte goditur në kokë duke i shpuar daullen e veshit dhe duke i shkaktuar humbje dëgjimi.

“Ajo e la botën të mendojë se isha unë. Mendoj se ishte shumë gabim nga ana e saj”, ka thënë ai.

Pavarësisht kësaj, ai ka pranuar se mund ta kishte menaxhuar ndarjen më mirë.

“E shoh tani dhe them: ajo më donte. Mund ta kuptoj pse do të ishte e zemëruar. Imagjino ta duash dikë dhe ai të thotë që do të ndahet, pa asnjë mundësi që ta rikthesh. Duhet të ketë qenë e vështirë për të. Nuk dola gradualisht nga marrëdhënia, u largova menjëherë. Mund ta kisha bërë më butë”, ka thënë ai.

Berry 58-vjeçe, është në një lidhje të gjatë me Van Hunt. Ajo ka qenë e martuar më parë me Olivier Martinez dhe Eric Benét, e ka dy fëmijë: Nahlan me ish-partnerin Gabriel Aubry, dhe Maceon me Martinezin. David Justice, 59 vjeç, është i martuar që 24 vjet me Rebecca Justicen, me të cilën ka dy fëmijë.

Magazinë

Lista e plotë e 35 vendeve pjesëmarrëse në Eurovision 2026

Published

on

Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU) ka shpallur zyrtarisht 35 vendet që do të garojnë në Festivalin Evropian të Këngës Eurovision 2026, i cili këtë vit do të mbahet në Vjenë, Austri.

Transmetuesit anëtarë të EBU-së kishin afat deri në mesin e dhjetorit 2025 për të dorëzuar aplikimet zyrtare për pjesëmarrje.

Pesë vende janë parakualifikuar direkt për Finalen e Madhe, që do të zhvillohet më 16 maj 2026: Franca, Gjermania, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe vendi pritës, Austria.

Vendet e tjera do të garojnë në njërën nga dy gjysmëfinalet, të planifikuara më 12 dhe 14 maj 2026.

Shorti i gjysmëfinales pritet të hidhet më 12 janar 2026.

Shpallja e EBU-së është një moment i rëndësishëm për fansat e Eurovision-it, të cilët mund të fillojnë të ndjekin garën dhe të përgatiten për spektaklin e madh në Vjenë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Hugh Jackman zbulon se është përballur gjashtë herë me kancerin e lëkurës

Published

on

Aktori i njohur Hugh Jackman ka vendosur të flasë hapur për betejën shëndetësore që po zhvillon prej vitesh.

I ftuar në emisionin “Howard Stern Show”, ai u bëri thirrje njerëzve të tregojnë më shumë kujdes ndaj ekspozimit në diell dhe të mos neglizhojnë mbrojtjen e lëkurës.

Jackman zbuloi se ka luftuar gjashtë herë me kancerin e lëkurës, duke e lidhur këtë përvojë me rritjen e tij në Australi, një vend me ekspozim të lartë ndaj diellit. Sipas tij, në çdo rast ka qenë një formë më pak agresive e sëmundjes, por rreziku mbetet real.

“Kam pasur gjashtë lloje kanceri të lëkurës. Janë tri lloje kryesore, por melanoma është më e rrezikshmja. Karcinoma me qeliza skuamoze nuk është aspak e mirë, ndërsa unë kam pasur kancer të qelizave bazale”, tha aktori.

Edhe pse kanceri i qelizave bazale konsiderohet më pak i rrezikshëm, nuk duhet nënvlerësuar, pasi përhapet nëse nuk trajtohet në kohë.

“Askush nuk ka vdekur ndonjëherë nga kjo formë, por është ende kancer dhe vazhdon të rritet. Nëse nuk e largoni, mund të përhapet në kocka dhe atëherë situata bëhet shumë më serioze”, theksoi Jackman.

Aktori paralajmëroi se djegiet nga dielli nuk janë të padëmshme, duke shtuar se edhe një djegie e vetme ka pasoja afatgjata për shëndetin.

“Edhe pas rastit tim të parë me kancer të lëkurës, doja të nxihesha kur shkova në Australi. Nuk e di çfarë po mendoja atëherë”, rrëfeu ai.

Sot, Hugh tregon se është më i kujdesshëm dhe se i nënshtrohet kontrolleve mjekësore të rregullta, çdo tre muaj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Hugh Jackman zbulon incidentin e papritur në skenë: ‘Nuk e prisja kurrë!’

Published

on

Aktori i njohur Hugh Jackman ka rrëfyer një nga episodet më të sikletshme të karrierës së tij, i cili ndodhi gjatë një shfaqjeje të “Beauty and the Beast”.

Teksa interpretonte rolin e Gastonit dhe këngën “Me”, ai humbi kontrollin për shkak të një problemi krejt të papritur.

Jackman tregon se atë periudhë vuante nga dhimbje të forta koke e një naturopat i kishte këshilluar të pinte shumë ujë për t’u hidratuar.

Ai e teproi me rekomandimin dhe përfundoi duke pirë rreth 7 litra ujë brenda ditës, gjë që i solli telashe në skenë.

Gjatë performancës së parë, ndërsa ngrinte dhe tërhiqte aktoren që luante Belle, atij iu shkëput pak urinim dhe për shkak të kostumit të ngushtë, momenti u bë edhe më i vështirë për t’u fshehur.

Në kulmin e këngës, Jackman u përball me dilemë të çuditshme: të këndonte notën e lartë F, duke rrezikuar që situata të përkeqësohej, apo të shmangte notën e të prishte pjesën muzikore. Ai vendosi ta këndonte dhe urina vazhdoi t’i rridhte poshtë kostumit gjatë gjithë skenës.

Aktori e përshkruan këtë si një nga momentet më të turpshme dhe të paharrueshme të jetës së tij në teatër. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Snoop Dogg bëhet trajneri i parë nderi i Ekipit Olimpik të SHBA-së

Published

on

Snoop Dogg është emëruar trajneri i parë nderi i Ekipit Olimpik dhe Paralimpik të SHBA-së për Lojërat Dimërore Milano Cortina 2026.

Roli, i krijuar nga USOPC, ka për qëllim të sjellë motivim, energji dhe humor për atletët jashtë garave.

Përmes LinkedIn, ai u prezantua si “Trajneri Snoop”, duke theksuar se dëshiron t’i mbështesë sportistët dhe t’u ngrejë moralin.

Ky pozicion vjen pas popullaritetit të tij në Lojërat e Parisit 2024, ku ishte korrespondent për NBC.

Snoop pritet të sjellë stilin e tij të veçantë sidomos në sportet me atmosferë dinamike si snowboarding dhe ski freestyle.

Me praninë e tij, Lojërat Dimërore 2026 premtojnë kombinim të sportit elitar me karizmën e tij unike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara