Shëndet
Shtatë ushqime që shkaktojnë akne tek të rriturit
Published
5 months agoon
By
UBT NewsAjo që hamë nuk ndikon vetëm në shëndetin e përgjithshëm, por edhe në lëkurën tonë. Disa ushqime mund të shkaktojnë inflamacion dhe të ndikojnë në hormonet, duke çuar në bllokimin e poreve dhe shpërthime aknesh.
Edhe pse gjenetika dhe stili i jetesës luajnë rol të rëndësishëm në zhvillimin e aknes, disa ushqime përkeqësojnë gjendjen. Nëse po përpiqeni të shmangni shpërthimet e të mbani lëkurën të pastër, dermatologët që folën për “Eat This, Not That!” rekomandojnë të shmangni këto shtatë ushqime:
Qumështi i tërshërës (Oat Milk)
Edhe pse është një zëvendësues i njohur për qumështin e lopës, qumështi i tërshërës mund të shkaktojë akne tek disa persona.
“Oat milk ka përmbajtje të lartë karbohidratesh dhe mund të kontribuojë në shfaqjen e aknes,” thotë Dr. Karan Lal, drejtor i dermatologjisë pediatrike dhe kirurgjisë kozmetike në Scottsdale, Arizona. “E kam parë vetë këtë efekt!”
Proteina e hirrës (Whey Protein)
Përdoret në smoothie apo shake për të shtuar proteina, por çon në probleme me lëkurën. “Proteina e koncentruar e hirrës është njësoj sikur të pije 6 deri në 12 litra qumësht,” thotë dermatologia Emily Wood nga Westlake Dermatology, në Marble Falls, Texas.
Ajo shpjegon: “Arsyeja është sepse proteina e hirrës ndikon në rritjen e një faktori që quhet IGF-1 (Insulin-like Growth Factor 1), i cili rrit nivelet e androgjenëve, estrogjenit dhe proliferimin e qelizave të lëkurës (keratinociteve).”
“Androgjenët janë hormone si testosteroni që rrisin aknen. Proliferimi i keratinociteve ndihmon në formimin e komedoneve (pikat e zeza apo të bardha).”
Ushqimet me indeks të lartë glicemik
Këtu përfshihen biskotat, ëmbëlsirat, pijet me sheqer, orizi i bardhë, buka e bardhë dhe karamelet, të lidhura me përkeqësimin e aknes.
“Këto ushqime rrisin nivelin e sheqerit në gjak, që më pas rrit inflamacionin dhe prodhimin e yndyrës në lëkurë,” thotë Dr. Wood.
Dr. Lal pajtohet dhe shton: “Sheqeri në përgjithësi nxit inflamacionin dhe është ‘ushqim’ për bakteret dhe majat që shkaktojnë akne! Mundohuni të shmangni sheqernat e rafinuara dhe zgjidhni burime më të shëndetshme si frutat.”
Suplemente me vitaminë B6 apo B12
Shumë njerëz marrin suplemente por Dr. Wood thotë se këto mund ta përkeqësojnë aknen. Ajo shpjegon: “Një teori është se këto vitamina ndryshojnë mikrobiomën e lëkurës, veçanërisht ndikojnë sjelljen e bakterit Propionibacterium acnes (P. acnes), i cili është një nga shkaktarët kryesorë të aknes.”
Marrja e tepruar e jodit (Iodine)
Sipas Dr. Wood, marrja e tepruar e jodit përkeqëson aknen. “Jodi gjendet në sasi të larta në algat detare dhe suplementet me kelp. Disa smoothie që pretendojnë se ndihmojnë lëkurën përmbajnë gjithashtu këto përbërës,” shpjegon ajo.
Ajo shton: “Kujdes me ato që pini – mund të jenë duke ju përkeqësuar aknen. Nuk dihet saktësisht pse jodi e përkeqëson aknen, por duket se rrit inflamacionin dhe prodhimin e yndyrës në lëkurë.”
Qumështi pa yndyrë (Skim Milk)
Edhe pse është zgjedhje më e shëndetshme për ata që duan të reduktojnë yndyrën, qumështi pa yndyrë mund të shkaktojë akne, studimet vëzhguese kanë treguar një lidhje mes konsumit të qumështit pa yndyrë e rritjes së aknes tek adoleshentët.
Ka disa teori pse ndodh kjo:
Qumështi përmban hormone si androgjenët dhe IGF-1 që ndikojnë në ndryshimet hormonale në trup;
Disa proteina në qumështin pa yndyrë mund të përkeqësojnë aknet;
Qumështi pa yndyrë mund të rrisë insulinën më shumë se qumështi i plotë;
Një tjetër hipotezë lidhet me përmbajtjen e jodit në qumësht, që ndikon në akne;
Dr. Lal shton: “Studimet kanë treguar se qumështi pa yndyrë lidhet me akne, mendojmë se kjo ndodh për shkak të përmbajtjes më të lartë të sheqerit! Zgjidhni më mirë qumështin e bajames apo qumësht të plotë”.
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
2 days agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
3 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
3 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?
Published
3 days agoon
December 15, 2025By
UBT News
Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.
Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.
Si ta matni saktë?
Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.
Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.
Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.
Çfarë tregon pulsi?
Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.
Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.
Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.
Këshilla për puls të shëndetshëm
Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).
Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).
Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.
Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.
Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/
Dizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
Elementet konstruktive dhe gjeoteknike të urave, të trajtuara në terren nga studentët e UBT-së
Gjykata Supreme shfuqizon kufizimin në kohë të së drejtës për kompensim të udhëtimeve zyrtare
Komunat në veri votojnë për t’u tërhequr nga Asociacioni i Komunave të Kosovës
Profesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
Profesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
Studentët e Artit dhe Medias Digjitale në UBT realizojnë vizitë studimore në 7 Arte dhe Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”
Rektori Hajrizi merr pjesë në Simpoziumin Shkencor Ndërkombëtar në CERN
Për herë të parë në Kosovë lansohet magazina “BLANK”, iniciativë që buron nga angazhimi akademik dhe kreativ i studentëve të UBT-së
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
