Lajmet

Hyseni tregon historinë deri në vendimin e GJND-së për Kosovën

Published

on

Ish ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Skender Hyseni, ka bërë një deklaratë me rastin e përvjetorit të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me pavarësinë e vendit tonë, 15 vjet në herët.

Po e sjellim të plotë atë:

Sot, 22 korrik 2025, bëhen 15 vjet nga dita e konfirmimit të pavarësisë Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që mbetet fitorja më e madhe diplomatike e vendit tonë pas shpalljes së pavarësisë. 

Ndjehem krenar që e kam koordinuar gjithë procesin dhe e kam përfqësuar Republikën e Kosovës pranë GJND-së. Prandaj në këtë përvjetor do të ndalem pak me gjatë te rrethanat që i parprinë kësaj ngjarje historike.

Me 22 korrik 2010, u rikonfirmua besimi që kishim artikuluar në mënyrë konsistente në drejtësinë ndërkombëtare, sikundër edhe besimi i thellë në forcën dhe substancën e argumentit tonë në të dyja fazat e procesit.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, më 22 korrik 2010, me një votë bindëse prej 10 me 4, erdhi në përfundim “se deklarata e pavarësisë së Kosovës e miratuar me 17 shkurt 2008 nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”. Ky Mendim i Gjykatës ishte konfirmim dhe afirmim i qëndrimit të Kosovës dhe argumenteve ligjore përgjatë gjithë procesit këshillëdhënës. Pra mendimi nuk lë asnjë dyshim se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte dhe është legjitime dhe në harmoni me të drejten ndërkombëtare. 

Gjykata poshtu ishte e qartë edhe në lidhje me Rezolutën 1244 të KS të KB: “Deklarata e pavarësisë nuk ka shkelur rezolutën e Këshillit të Sigurimit 1244(1999)” thuhet aty duke dhënë arsyetim të drejtpërdrejt: Rezoluta 1244 e KS të KB “ishte në thelb e disenjuar për të krijuar një regjim të përkohshëm për Kosovën …. Rezoluta nuk ka përmbajtur ndonjë dispozitë që merret me statusin final të Kosovës.” Prandaj, ekzistenca e Kosovës si shtet sovran nuk mund të shkelë rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

Vetëm pak muaj pas shpalljes së pavarësisë, me 8 tetor 2008, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, në sesionin e saj të 63-të aprovoi Rezolutën 63/3. Request for an advisory opinion of the International Court of Justice on whether the unilateral declaration of independence of Kosovo is in accordance with international law (Këkresë për një mendim këshilldhënës të Gjykatës Nderkombëtare të Drejtësisë (GJND) rreth “Pajtueshmërisë me të Drejtën Ndërkombëtare të Shpalljes së Njëanshme të Pavarësisë së Kosovës’ 

Pra, pas më pak se tetë muajsh nga shpallja e pavarësisë, Kosova u gjend përballë mbase sfidës më të madhe diplomatike e ligjore deri atëherë.

Projekt-rezoluta serbe u paraqit nga ministri i jashtëm seb Vuk Jeremiç. Ajo u aprovua me 77 vota Për, 6 Kundër dhe 74 Abstenime. Nga shtetet që tashmë e kishin njohur Kosovën, kundër rezolutës u deklaruan vetëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria, si dhe katër shtete te vogla nga Paqësori. Aprovimi i Rezolutës 63/3 në tetor 2008 në OKB, pra vetëm pak muaj pasi kisha marrë detyrën e ministrit të parë të jashtëm të Republikës së Kosovës, mua më kishte vënë para një sfide, simbas shumëkujt atëhere, të papërballueshme. Isha në OKB ditën e aprovimit të rezolutës dhe ndonëse zhgënjimi im ishte i madh, vendosa që nga e para ta marr me optimizëm dhe besim.  E velerësoja me rëndësi që medialisht të shpërthenim. Isha në qendër të interesimit të medias së akredituar në OKB. Interesimit të madh të medias, nga e para iu qasa me pozitivitet. Deklarata ime e parë pas aprovimit të rezolutës serbe ishte e prerë dhe e vendosur, “Kam besim të plotë në drejtësinë nderkombëtare dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, si organ kryesor juridik i OKB-së. Në të njetën kohë kam besim të palëkundur në frocën e argumenteve që do të paraqesim në Gjykatë posa procesi të filloi”, theksoja me plot vetbesim derisa po u drejtohesha gazetarëve të shumtë në hollin e ndërtesës së OKB-së në Nju Jork.

Dy ditë më vonë u ktheva në Prishtinë. Koha ishte shume e shkurtë. Menjëherë duhej të fillonin përgatitjet për procesin në GJND. Kërkova takim te Presidenti Fatmir Sejdiu. I sygjerova që në takim ta ftonte edhe kryeministrin Thaçi. Duhej urgjentisht të emërohej një koordinator, i cili do të koordinonte dhe organizonte mbrojtjen si dhe do ta përfaqësonte Kosovën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. 

Me Presidentin dhe Kryeminsitrin biseduam gjatë. Përmendëm edhe emra të mundshëm që kishin edhe përgatitje profesionale. Ndodhi ajo që unë realisht nuk e prisja. Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi më ngarkuan mua me detyrën e koordiantorit dhe përfaqësusesit të Kosovës në procesin e GJND-së. 

Për hirë të së vërtetës, më duhet të them se në Kosovë ato ditë quditërisht mbisundonte bindja se gara në GJND ishte apriori e humbur. 

Kishte shumë pak njerëz, qoftë në institucione, qoftë në komunitetin juridik, qoftë në shoqëri civile që besonin se Kosova do të fitonte në GJND. Rrjedhimisht nuk kishte shumë interesim nga askush që të mirrte “patatën e nxehtë në dorë.” Pra më shumë kishte një kurreshtje se kujt po i lihet në dorë ‘patatja e nxehtë.” Madje edhe ministra në qeveri, pa asnjë takt dhe përgjegjësi për fjalën publike, deklaronin ato ditë se në variantin me të mirë vendimi I GJND-së do të jet “as mish as peshk!!!.”

Duke i hetuar të gjitha këto, ndjehesha thelësisht i zhgënjyer me mosbesimin që po shfaqej në forcën e argumentit të një shteti dhe populli i cili po luftonte për vet ekzistencën, lirinë dhe qenien e vet.

Pavarësisht mosbesimit që gjithandej shfaqej si dhe skepsës nëse Kosova do të fitonte, unë e pranova detyrën dhe obligimin që ta përfaqësojë vendin në GJND. Por duke e ditur se ishin pak njerëz që kishin besim në suksesin e Kosovës, e që rrjedhimisht donte të thoshte që në Kosovë nuk kisha shumë aleat, sepse pa besim nuk mund të ndjekësh asnjë kauzë, Presidentit dhe Kryeministrit u kërkova që të më lihen duarët e lira gjatë gjithe procesit si dhe në përzgjedhjen e ekipit dhe bashkëpuntorëve. Ishte përgjegjësia më e madhe që kisha marrë në jetën time. Kisha besimin e palëkundur se me punën që do të bënim si dhe me koordiminim e ngushtë me shtetet të cilat tashmë kishin deklaruar gadishmërinë të merrinin pjesë ne process në favor të Kosovës, do të dilnim fitues. Këtë besim vetëm sa e përforcoja gjatë fazave të prcesit. Për hirë të korrektësisë duhet thënë se edhe Sejdiu edhe Thaçi më kanë ofruar gjithë hapsirën e nevojshme dhe kushtet e nevojshme për punë.

Pa u vonuar, me 15 tetor 2008 i pata dërguar letër Gjykatës, me kërkesën që dhe Kosovës t’i mundësohet pjesëmarrja në process. Duke mos qenë anëtare e OKB-së Kosova nuk mund të mirrte pjesë meqë GJND ishte organ juridik i OKB-së, por përfaqesimi dhe pjesëmarrja u mundësua si përfaqësues i “Entitetit të Shpalljes së Njëanshme të Pavarësisë”

Pergjigjja nga GJND ishte pozitive. Kosovës i mundësohej pjesëmarrja në të gjitha fazat procesit. Fitorja në GJND u bë e mundëshme edhe falë përkrahjes së pakursyer të shumë shteteve që morrën pjesë në mbrojtje të Kosovës, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Austria, Shqipëria, Finlanda, Suedia, Norevegjia, Danimarka, Holanda, Kroacia, Bulgaria, Mbretëria Hashemite e Jordanisë, Arabia Saudite, Bahreini. Me ekipet nga të gjitha këto vende ishim në komunkim dhe koordinim të përhershëm.

Kishim angazhuar një ekip kulminant ekspertësh ndërkombtarë në krye me Sir Michael Wood, me të cilët filluam të përgatisnim deklaratat, përkatësisht parashtresat me shkrim që duhej dërgua gjykatës. Pas gadi një viti, me 1 dhjetor 2009, Gjykata thirri seancen e dëgjimeve gojore (oral hearings). Edhe sot e kësaj dite fjalën time para gjykatës e konsideroj si një ngjarje me peshën më të rëndë të përgjegjësisë në jetën time politike. 

Nuk do të ndalem më gjatë në ate se cfarë kishte ndodhur në ndërkohë sepse në mase të madhe ështe e njohur. Vetëm dua të nënvizoj se Gjykatës iu deshën gadi 8 muaj nga seancat degjimore para se të dilte me vedimin, përkatësisht mendimin këshilldhënës përfundimtar me 22 korrik 2010. Vendimi, mendimi këshillues konstatonte në mënyrë eksplicite “se deklarata e pavarësisë së Kosovës e miratuar me 17 shkurt 2008 nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”

Me 21 korrik s’bashku me bashkëpuntorët e mi, udhëtova për në Hagë për të marrë pjesë në shpalljen e vendimit.

Natyrisht, është krejt e kuptueshme që, edhe përkundër besimit të madh që kisha se fitorja është e sigurt, unë kisha vendosur të jap dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha postet publike e politike që mbaja në rast se vendimi i Gjykatës do të ishte i disfavorshëm për Kosovën. Për çdo rast, në xhep tashmë mbaja letrën e nënshkruar të dorëheqjes, të cilën do e beja publike në rast se do të dilnim humbës. Askush, përpos njërit nga bashkëpuntorët e mi të ngushtë nuk e dinte që kisha vendosur të ipja dorëheqje në rast të humbjes. 

Të nesërmen, 22 korrik 2010, i shoqëruar edhe nga Ambasadori jonë në Mbretërinë e Holandës Nexhmi Rexhepi, s’bashku me delegacionin ku ishte edhe Sir Michael Wood, u nisa drejt selisë së Gjykatës.

Në ora 10, erdhi ai momenti i shumëpritur. Kryetari i GJND-së Hisashi Owada njoftonte të pranishmit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, me një votë bindëse prej dhjetë me katër, kishte konstatuar:  “se deklarata e pavarësisë së Kosovës e miratuar me 17 shkurt 2008 nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare”.

Kjo seancë e GJND-së po transmetohej live në Kosovë. Përpos i lehtësuar për fitorën monumetale të vendit tim, gëzimi që përjetuan qytetarët e Kosovës, duke pritur në ankth pranë ekraneve televizive shpalljen e vendimit, veq sa nuk më beri të shpërtheja në lot nga emocionet./UBTNews

Aktualitet

Laura e Argjendtë – UBT dhe Kosova përfaqësohet denjësisht në lojërat universitare botërore në Gjermani

Published

on

Një tjetër sukses i jashtëzakonshëm për sportin kosovar dhe për UBT. Studentja dhe xhudistja e njohur, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e parë në historinë e Kosovës, atë të argjendtë, në Lojërat Universitare Botërore “FISU World University Games”, të mbajtura në Rhine-Ruhr, Gjermani.

Laura tregoi performancë mbresëlënëse në kategorinë e saj, duke e nisur garën në mënyrë të fuqishme:

Xhiroja e dytë – Mposhti Sofiia Bordinskykh nga Ukraina

Çerekfinalja – Triumfoi ndaj Viktoria Folgen nga Gjermania

Gjysmëfinalja – Shënoi fitore të madhe kundër Flavia Favorini nga Italia

UBT dhe mbarë Kosova janë krenarë me Laura Fazliun. Suksesi i saj është frymëzim për të gjithë studentët dhe të rinjtë që synojnë të arrijnë majat e suksesit në sport.

Continue Reading

Lajmet

Ylli i Juventusit nuk paraqitet në stërvitje, irritohen drejtuesit e klubit

Published

on

Douglas Luiz po përballet me një situatë kritike te Juventusi, pasi mesfushori brazilian refuzoi të paraqitet në vizitat mjekësore dhe në nisjen e kampit stërvitor të skuadrës nën drejtimin e Igor Tudor. Ky veprim i papritur ka tronditur drejtuesit e klubit, të cilët kanë paralajmëruar masa të rënda disiplinore ndaj tij, duke e bërë largimin e tij gjatë këtij merkatoje edhe më të mundshëm.

I transferuar nga Aston Villa verën e kaluar për 51.5 milionë euro, një marrëveshje që përfshinte edhe kalimin e Enzo Barrenechea dhe Samuel Iling Jr, Luiz nuk arriti të përmbushë pritshmëritë.

Ai luajti vetëm 27 ndeshje dhe shpesh u pengua nga dëmtimet dhe forma e dobët, duke mos arritur të bindë as ish-trajnerin Thiago Motta, as pasuesin e tij, Tudor.

Aktualisht, mesfushori 27-vjeçar lidhet me disa klube të Premier League si Manchester United, West Ham, Everton dhe Manchester City.

Agjenti i tij ndodhet në Angli për të gjetur një zgjidhje, pasi raportet e Luiz me Juventusin janë prishur plotësisht dhe një ndarje duket e pashmangshme. Ky transferim po shihet si një nga më të dështuarit e bardhezinjve në vitet e fundit.

Continue Reading

Lajmet

Arsenali finalizon goditjen e bujshme

Published

on

Arsenali ka finalizuar njërën nga lëvizjet më të bujshme të këtij afati kalimtar veror, duke siguruar shërbimet e sulmuesit suedez Viktor Gyökeres nga Sporting Lisbonë.

Të gjitha dokumentet mes dy klubeve janë miratuar, ndërsa lojtari ka marrë edhe lejen zyrtare për të udhëtuar drejt Londrës, ku brenda 24 orëve pritet të kryejë testet mjekësore dhe të prezantohet si përforcimi më i ri i “Topçinjve”.

Marrëveshja mes Arsenalit dhe Sportingut është mbyllur për një shumë totale prej 63.5 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse, që mund ta çojnë koston përfundimtare të transferimit në rreth 73.5 milionë euro. Pritet që kontrata e sulmuesit 26-vjeçar të firmoset brenda ditëve të ardhshme, pas kalimit me sukses të kontrolleve mjekësore.

Gyökeres, i cili sezonin e kaluar shkëlqeu në Portugali me gola dhe asistime vendimtare, shihet nga trajneri Mikel Arteta si një përforcim kyç për fazën ofensive të Arsenalit në prag të sezonit të ri të Premier Ligës dhe Ligës së Kampionëve.

Ky transferim pritet të sjellë konkurrencë të madhe në sulm, duke u shtuar emrave si Gabriel Jesus dhe Kai Havertz. Tifozët londinezë kanë pritur me entuziazëm këtë lajm, duke shpresuar se suedezi do të ndihmojë ekipin në luftën për trofe këtë sezon.

Continue Reading

Lajmet

Gjakovë: 63 shoferë kapen nën ndikimin e alkoolit

Published

on

By

Policia në rajonin e Gjakovës, në kuadër të planit operativ “Alkooli”, ka shtuar kontrollet rrugore gjatë katër ditëve të fundit, duke testuar me alkool-test gjithsej 385 drejtues automjetesh. Si rezultat i këtyre kontrolleve, 63 shoferë janë kapur duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit, në kundërshtim me normat ligjore të lejuara.

Sipas një njoftimi zyrtar, për të gjithë shkelësit është shqiptuar gjobë si dhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të automjetit me veprim motorik. Po ashtu, atyre u janë konfiskuar përkohësisht patentë-shoferët, për kohëzgjatjen e përcaktuar me ligj.

Krahas kontrolleve për alkoolin, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor po zbaton edhe planin operativ “Sezoni Veror”, i cili përfshin fushata vetëdijësuese dhe aktivitete preventive. Fokusi kryesor është tek shkeljet që paraqesin rrezik të shtuar për sigurinë në trafik, si ngasja me shpejtësi të lartë, tejkalimet e rrezikshme, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, mosvendosja e rripit të sigurisë dhe e helmetës mbrojtëse.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë me përpikëri rregullat e komunikacionit dhe të shmangin çdo veprim që rrezikon jetën dhe pronën e qytetarëve. Bashkëpunimi me autoritetet është thelbësor për të garantuar një ambient të sigurt rrugor për të gjithë.

Continue Reading

Të kërkuara