Lajmet
Belgjika njeh zyrtarisht atasheun e mbrojtjes së Kosovës në Bruksel
Published
6 months agoon
By
UBTnewsKosova dhe Belgjika shënuan një hap të ri bashkëpunimi dypalësh pasi shteti belg vendosi të njoh zyrtarisht atasheun e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës atje.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës, në këtë mënyrë fuqizohet përfaqësimi ushtarak dhe marrëdhëniet institucionale ndërmjet dy vendeve.
Lidhur me këtë, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe ministri i Mbrojtjes i Belgjikës, Theo Francken, mbajtën një konferencë të përbashkët për media në Prishtinë.
Maqedonci u shpreh mirënjohës për mbështetjen belge që nga viti 2008, duke e cilësuar këtë vendim si një hap domethënës në rrugën e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.
“Falënderoj nga zemra ministrin belg të mbrojtjes, mikun tim Theo dhe mikun e Kosovës i cili për një kohë të gjatë ka kontribuar dhe mbështetur kauzën e Kosovës në të gjitha instancat, ku ka pasur mundësi që të avokojë për çështjen e vendit tonë. Faleminderit për këtë lajm të jashtëzakonshëm për vendin tonë, këtë lajm me peshë të madhe që Belgjika, kryeqyteti i dy destinacioneve të vendit tonë, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, po njeh pra praninë e atasheut të mbrojtjes së Republikës së Kosovës pikërisht në Bruksel, gjë që na jep mundësinë për të thelluar bashkëpunimin me Belgjikën si një vend i yni partner”, tha Maqedonci.
Ministri Francken theksoi se lidhja me Kosovën është historike dhe strategjike, duke e quajtur njohjen e atasheut si një “hap logjik” për përforcimin e partneritetit në siguri.
“Unë kam qenë këtu për here të parë në vitin 2009, pra para 16 vitesh, isha këtu, isha ministër i emigracionit në Belgjikë për ca vite, para 10 vitesh prandaj jam i lumtur që jam këtu me funksion të ri, funksionin e ministrit të mbrojtjes dhe tregtisë së jashtme dhe jam këtu për të zhvilluar një takim fantastik bilateral me kolegun tim. Dje në mbrëmje dhe sot në mëngjes u takuam, vizituam trupat tonë të KFOR-it sepse ata janë të rëndësishëm për sigurinë e shtetit dhe për stabilitet në Ballkan dhe unë mendoj se për ne është shumë e rëndësishme të kemi këtë mision së bashku me tre shtetet e Beneluksit. Ne kemi pilot dronësh që punojnë këtu dhe është hera e parë brenda 10 vitesh që kemi shumë njerëz në territorin tuaj për të mbrojtur Kosovën. Pra unë jam dikush që gjithmonë ka qenë shumë mbështetës ndaj rastit të Kosovës. Belgjika është një nga vendet e para që ka njohur pavarësinë e shtetit tuaj dhe është shumë i rëndësishëm për ne. Dhe është në atë sferë, në atë shpirt që ne duam të lajmërojmë sot zyrtarisht se atasheu ushtarak do të pozicionohet në Bruksel”, tha ai.
Ministri belg u pyet edhe rreth zhvillimeve në veri të Kosovës, që lidhen me sulmet terroriste që Serbia.
“Unë nuk jam ministër i Punëve të Jashtme, unë kam trupa nga Belgjika të stacionuar në Kosovë në kuadër të KFOR-it dhe pilotë dronësh profesionistë, unë nuk kam komandë sepse nuk jam ministër i Punëve të Jashtme por ajo që mund të them është se qeveria e re belge anon nga Kosova, për t’i mbajtur qytetarët e Kosovës të sigurt dhe për të thënë se Kosova është Evropë”, tha ai.
Lajmet
BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën
Published
1 hour agoon
December 19, 2025By
UBT News
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh pasi nuk arritën të bien dakord për përdorimin e aseteve të ngrira ruse.
Marrëveshja, e cila sipas udhëheqësve do të përmbushte nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, erdhi pas më shumë se një dite bisedimesh në një samit në Bruksel.
“Ne u zotuam, ne e përmbushëm premtimin”, shkroi shefi i BE-së, Antonio Costa, në X, ndërsa njoftoi marrëveshjen për të siguruar një kredi të mbështetur nga buxheti i përbashkët i bllokut.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kishte kërkuar udhëheqësve të përdornin 200 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, por Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e parave të gatshme, kërkoi garanci për ndarjen e përgjegjësisë, gjë që rezultoi shumë e vështirë për vendet e tjera./S.K/KP/BBC/
Qeveria në detyrë do të mblidhet sot, ku nga zyra e kryeministrit kanë bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në ora 10:00.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
RENDI I DITËS
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për Konfirmimin e obligimit të zbatimit të vendimeve të CEFTA-s dhe protokolleve të saj (MINT)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Ekstraktit të Procesverbalit dhe të Transkriptit të mbledhjes së 277-të dhe të ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjeve 275 dhe 276 Elektronike/Korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM) Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim së për krijimin e së drejtës servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Linja ajrore 110 kv, Parku me Erë-Zatriq” (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi” dhe atyre private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Autoudhën “Arbër Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit” (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Tranzit në Klinë, nga N9 deri në R – 104”, Klinë – Gurakoc (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë” (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Raportit të tretë të punës të Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve Shtetërore të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike (MPB)./S.K/EO/
Lajmet
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, arrestohen 7 persona
Published
1 hour agoon
December 19, 2025By
UBT News
Një aksion i gjerë kundër korrupsionit është zhvilluar më 18 dhjetor 2025 në rajonin e Prishtinës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për vepra të rënda penale.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi, përfshirë edhe zbatimin e masave të veçanta hetimore.
Aksioni lidhet me dyshimet për përfshirje në vepra penale si korrupsioni, keqpërdorimi i detyrës zyrtare, dhënia dhe marrja e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit, mashtrimi si dhe armëmbajtja pa leje.
Gjatë këtij aksioni policor janë arrestuar shtatë persona me inicialet: F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L. Të dyshuarit, sipas autoriteteve, janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave.
Me vendim të Prokurorisë Speciale, shtatë të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të operacionit janë sekuestruar rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme, pajisje elektronike si dhe tri automjete.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, në koordinim të plotë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./S.K/KP/
Lajmet
Tre të arrestuar për djegien e një elefantit të egër në Sri Lanka
Published
1 hour agoon
December 19, 2025By
UBT News
Policia në Sri Lanka ka arrestuar tre burra për dyshimin se kanë djegur një elefant të egër me pishtarë flakësh ndërsa përpiqeshin ta largonin, raportuan mediat lokale.
Një video e incidentit, e cila ndodhi në një fshat në veri të vendit, shkaktoi reagime të ashpra ndërsa qarkulloi në mediat sociale këtë javë.
Pavarësisht se mori trajtim nga veterinerët, elefanti mashkull ngordhi të martën.
Të dyshuarit, të cilët u arrestuan të enjten, janë të moshës midis 42 dhe 50 vjeç, raportuan mediat lokale./S.K/KP/BBC/
BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën
Mblidhet sot Qeveria në detyrë
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, arrestohen 7 persona
Tre të arrestuar për djegien e një elefantit të egër në Sri Lanka
“The Guardian”: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Retrospektivë: Vjedhja e Kupës botërore të FIFA-s 1983
Sveçla jep detaje mbi aksionin e madh të policisë dhe AKI-së
Gjenden mbetje mortore në Rahovec
Banka Shqiptare e Zhvillimit regjistrohet në QKB
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
