Lajmet

​Kurti: Opozita po ma zgjatë mandatin, s’kemi marrëveshje për një gjë të tillë

Published

on

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se s’ka shpjegim racional për krizën politike në Kosovë. Ai duke kritikuar partitë që deri tani ishin në opozitë, tha se çdo opozitë demokratike në botë përpiqet t’ia shkurtojë mandatin qeverisë, përveç asaj në Kosovë.

Sipas Kurtit, dikush mund të mendojë se ka një marrëveshje politike që ata të qëndrojnë sa më gjatë në pushtet, por që nuk është e vërtet.

Kurti gjithashtu nënvizoi nevojën që partitë të tjera parlamentare të marrin pjesë në votim për konstituim të Kuvendit, derisa nënvizoi se kur të vjen koha për formim të qeverisë, LVV-ja si partia e parë në zgjedhje, do ta dëshmojë se i ka numrat.

Unë kam hyrë në çerekun e dytë të vitit të pestë të mandatit të plotë. Çdo opozitë demokratike përpiqet që t’ia shkurtoj mandatin qeverisë, përveç opozitës kosovare që siç jeni dëshmitarë të gjithë po ia zgjatë mandatin qeverisë aktuale. Dikush edhe mund të mendoj se kemi marrëveshje. Ne si qeveri në detyrë kemi marrëveshje me opozitën aktuale që të qëndrojmë sa më gjatë në pushtet por kjo nuk është e vërtet. Unë nuk kam shpjegim racional për këtë sjellje nëpër të cilën po kalojnë institucionet e Kosovës në veçanti kuvendi ende po i themeluar pasi qeveria është në detyrë. Ne kemi më pak kompetenca por njësojë punë. Sa më herët që konstituojmë Kuvendin me votim të fshehtë aq më shpejt do të jemi te qeveria e re. Ndërkohë që s’ka qeveri të re Kurti III ka qeveri në detyrë, Kurti dy pikë pesë”, tha ai.

Kurti duke folur si liderë i LVV-së, tha se pasi të konstituohet Kuvendi, partitë tjera e kanë rastin të testojë atë nëse i ka votat për formim të qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kur të vjen puna e qeverisë që është përgjegjësi e subjektit fitues në mënyrë ekskluzive atëherë ne duhet ta dëshmojmë vetën. Kuvendin duhet ta bëjmë të gjithë bashkë. Kuvendin nuk e themelon subjekti fitues, pavarësisht sa vota i ke duhet të bëhemi bashkë që të themelojmë Kuvendin e kanë pasur të qartë qëllimin…Të kalojmë te 15 ditët kur duhet të themelohet qeveria me mua si mandatar, ku unë duhet të dëshmoj vetën dhe opozita të më testojë”, shtoi Kurti.

Sa i përket nevojës për arritjen e një marrëveshje politike, Kurti tha se ka bërë një gjë të tillë, mirëpo është refuzuar ashpër nga LDK-ja.

Ai tregoi edhe arsyen se pse nuk po flet para objektit të Kuvendit të Kosovës.

Ofrova bisedime për koalicion qeveritar LDK-së. U refuzua shumë ashpër. Kur nuk duan marrëveshje për procedurë për themelim të Kuvendit dhe as marrëveshje politike për formim të qeverisë që është hapi i radhës, jo i pari atëherë çfarë të bëjë unë. Unë po e kryej obligimin tim duke mos munguar në asnjë vazhdim të seancës. Prej se kemi filluar me datën 15 prill mua më keni pasur aty çdo 48-orë. Unë po flas këtu dhe jo te Kuvendi pasi atje jam njëri nga 48 deputetët të subjektit fitues kaq, ndërkaq këtu si kryeministër në detyrë”, theksoi Kurti.

Këto komente Kurti i bëri pas vendosjes së gurë themelit për ndërtimin e një depo të Ministrisë së Shëndetësisë për ruajtjen e barnave.

Lajmet

Pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Published

on

By

Pesë kadetë nga Kosova kanë diplomuan në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Ata do të vazhdojnë shërbimin e tyre si oficerë në radhët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kjo u bë e ditur nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i cili mori pjesë në ceremoninë e diplomimit me ftesë të homologut të tij nga Shqipëria, Pirro Vengu.

Me mbështetjen e ministrit Pirro Vengu dhe të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral Arben Kingji, është bërë e mundur që për vitin e ardhshëm të katërfishohet numri i kadetëve nga Kosova që do të ndjekin studimet në këtë akademi prestigjioze”, shkruan Maqedonci në Facebook

Continue Reading

Lajmet

​IPK-ja identifikon dobësi në pasqyrimin e gjobave dhe shkeljeve

Published

on

By

Inspektorati Policor i Kosovës thotë se ka të meta në pasqyrimin e të dhënave në gjoba në raport me shkeljet dhe që këto “sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. Kjo është theksuar me një inspektim që IPK-ja e ka bërë rreth përdorimit të teknologjisë për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së mjeteve në trafik.

Përmes një njoftimi për media, IPK-ja tha se inspektimi është realizuar me kërkesë të kryeshefit ekzekutiv, ndër të tjera, bazuar në informacionet që IPK kishte pranuar se zyrtarët policorë për arsye të ndryshme nuk i gjobisin kundërvajtësit për shkeljet që i kanë kryer.

Inspektimi ka vënë në pah se ka dobësi/të meta në pasqyrimin e të dhënave në gjoba në raport me shkeljet dhe që këto sjellin dyshime se mund të abuzohet gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.

Sipas IPK-së. gjatë krahasimit të të dhënave në gjoba dhe atyre të regjistruara në radar gjatë inspektimit janë hasur katër natyra të mospërputhjeve: Shpejtësia e lëvizjes së mjetit e përshkruar në gjobë është më e ulët se ajo e regjistruar në radar (në 55 nga 84 mostra/gjoba); Shpejtësia e kufizuar në radar ndryshon nga ajo e regjistruar në gjobë (në 23 nga 84 mostra); Lloji i shkeljes në gjobë ndryshon nga ajo e matur me radar (në 3 nga 84 mostra); Shqiptohet gjobë për tejkalim të shpejtësisë në bazë të një neni (paragrafi) jo adekuat të ligjit (në 3 nga 84 mostra).

IPK-ja në kuadër të Raportit ka dhënë shtatë rekomandime, që kanë të bëjnë me nevojën e nxjerrjes së një udhëzuesi lidhur me përdorimin e pajisjeve për matjen e shpejtësisë së lëvizjes, mbajtjen e një trajnimi shtesë për të pajisur personelin me njohuri të mjaftueshme, ushtrimit të kontrolleve në drejtim të eliminimit të dobësive sa i përket vendosjes së të dhënave në pajisjet e matjes, ushtrimit të kontrolleve në drejtim të eliminimit të praktikave të dëmshme gjatë shqiptimit të gjobave për kundërvajtje, përdorimit efektiv të automjeteve me pajisje inteligjente, monitorimit të procesit të shkarkimit dhe ruajtjes së materialeve të regjistruara nga pajisjet, aplikimit të praktikës së printimit të kundërvajtjeve.

Continue Reading

Lajmet

Një aksident me fatalitet, Policia e Kosovës shqipton mbi 2 mijë e 200 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2289 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 70 aksidente trafiku me dëme materiale, 35 aksidente trafiku me të lënduar kurse një aksident përfundoi me fatalitet.

Policia e Kosovës ka arrestuar 20 persona, 10 janë dërguar në mbajtje kurse një person është në vuajtje të dënimit.

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohen nëntë armë në formë stilolapsi, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Një person është arrestuar pasi të njëjtit i janë gjetur nëntë armë në formë stilolapsi dhe katër fishek.

Policia në Pejë njoftoi se pas informacionit për një përleshje fizike në fshatin Carrabreg-Deçan njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe i janë gjetur dhe i janë konfiskuar armë të dyshuarit.

Nё koordinim me prokurorin e Shtetit, ёshtё kryer kontroll/bastisje ne shtёpinё e personit tё dyshuar mirёpo nuk ёshtё gjetur diçka e kundёrligjshme.I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё“, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara