

Shëndeti
Zakonet e mëngjesit që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë
Published
1 month agoon
By
UBT NewsNëse po përpiqeni të humbni peshë, ajo që hani dhe sa lëvizni gjatë ditës luajnë rol kyç. Disa zakone mund ta përshpejtojnë procesin e humbjes së peshës dhe të përmirësojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Duke zbatuar disa rutina të thjeshta çdo mëngjes, mund të bëni një hap të madh drejt qëllimit tuaj.
Konsumi i moderuar i kafesë në mëngjes ka efekt pozitiv në trup. Kafeina stimulon trupin të djegë më shumë kalori, gjë që ndihmon në uljen e peshës trupore. Përveç kësaj, kafeja mund të rrisë energjinë dhe motivimin për aktivitet fizik gjatë gjithë ditës.
Mëngjesi duhet të jetë i pasur me proteina, pasi vakte të tilla ofrojnë ndjesi ngopjeje më të gjatë. Proteinat treten ngadalë, që do të thotë se nuk do të keni uri aq shpejt, ndihmojnë në kontrollin më të mirë të oreksit e stabilizimin e sheqerit në gjak.
Në vend të pastave ose ëmbëlsirave klasike, zgjidhni vezë, kos, gjizë ose burime proteinash me bazë bimore.
Një shëtitje e shkurtër, qoftë dhjetë minuta, mund të ketë efekt pozitiv në metabolizëm dhe rregullimin e peshës. Ekspozimi ndaj dritës natyrale herët ndihmon në krijimin e një ritmi të shëndetshëm gjumë-zgjim, i cili është i rëndësishëm për ruajtjen e një peshe të shëndetshme trupore.
Ushtrimet pas zgjimit mund t’ju ndihmojnë të digjni më shumë kalori e ju ndihmojnë të kontrolloni më lehtë marrjen e ushqimit. Ushtrimet jo vetëm që përshpejtojnë metabolizmin tuaj, por edhe ju përgatitin mendërisht për pjesën tjetër të ditës, duke rritur fokusin dhe produktivitetin.
Duke zbatuar këto zakone efektive në mëngjes, mund të përmirësoni ndjeshëm shanset tuaja për humbje të suksesshme në peshë.
Aktualitet
Rritet dukshëm numri i operacioneve në vena në Klinikën e Kirurgjisë
Published
14 hours agoon
July 18, 2025By
UBT News
Në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës është rritur dukshëm numri i operacioneve në vena, në kuadër të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare.
Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, janë operuar 244 pacientë që kanë qenë në lista të pritjes, njofton QKUK.
Kjo shifër është dukshëm më e lartë krahasuar me vitet e kaluara, falë edhe investimeve që janë bërë në këtë klinikë.
Gjatë vitit 2024 ishin kryer 225 operacione në vena dhe bazuar në ritmin e punës së gjysmë vitit, por edhe planin e punës së klinikës, pritet që ky numër të rritet edhe më tutje.
Lifestyle
Pesë ushqime të shëndetshme që duhet t’i shtoni në dietën tuaj
Published
2 days agoon
July 17, 2025By
UBT News
Ushqimi është burimi ynë kryesor i energjisë dhe vitalitetit dhe duke ke shtuar këto 5 ushqime super të shëndetshme në dietën tuaj, do të ndiheni më energjikë dhe më të freskët gjatë gjithë ditës:
Avokado: Të pasura me acide yndyrore të shëndetshme dhe fibra, avokado është një ushqim i shkëlqyeshëm për të mbajtur nivelet e energjisë stabile gjatë gjithë ditës.
Perimet e gjelbra të freskëta: Perimet e gjelbra të freskëta janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë që ndihmojnë në rritjen e energjisë dhe mbajtjen e trupit të shëndetshëm.
Arrat: Me përmbajtje të lartë të proteinave dhe yndyrës së shëndetshme, arrat janë një ushqim ideal për të rritur nivelin e energjisë dhe për të mbajtur stomakun e ngopur për një kohë më të gjatë.
Mjalti: Mjalti është një burim i shkëlqyeshëm i energjisë së shpejtë dhe të qëndrueshme, i cili gjithashtu ofron përfitime të mëdha për shëndetin e zemrës dhe sistemin imunitar.
Ushqimet e pasura me Omega-3: Siç janë salmoni dhe farat e linit, këto ushqime të pasura me acide yndyrore ndihmojnë në mbrojtjen e shëndetit të zemrës dhe në përmirësimin e funksionimit të trurit, duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë dhe vitalitetit të trupit.
Nëse integroni këto ushqime të shëndetshme në dietën tuaj të përditshme, do të ndjeni një ndryshim pozitiv të niveleve të energjisë dhe shëndetit tuaj./Ekonomia Online
Lifestyle
Ushqimet e shumëpërpunuara shkaktojnë probleme shëndetësore
Published
3 days agoon
July 16, 2025By
UBT News
Në sezonën e verës konsumohen ushqime të ndryshme, mirëpo sipas disa studimeve ushqimet e shumëpërpunuara thuhet po shkaktojnë probleme serioze shëndetësore tek njerëzit në vende të ndryshme.
Drithërat me ngjyra të ndezura, picat e gatshme që mund të ngrohen në mikrovalë dhe qeset e mëdha me patatina dominojnë gjithnjë e më shumë raftet e supermarketeve. Por një studim i ri, i publikuar në Nutrition & Metabolism, nxjerr në pah lidhjen alarmante mes këtyre ushqimeve të përpunuara dhe shenjave të hershme të sëmundjeve kronike.
“Mund të ketë të bëjë me përbërësit shtesë, ambalazhin, madje edhe marketingun”, ka thënë Anthea Christoforou nga Universiteti McMaster, që udhëhoqi këtë studim, raporton Earth. Ushqimet e shumë përpunuara (të cilat njihen me shkurtesën UPFs) janë produkte industriale të dizajnuara për komoditet, jetëgjatësi dhe shije tërheqëse. Këto përfshijnë “snacks” të paketuar, drithëra të përpunuara me sheqer të shtuar, pije të gazuara, supa dhe makarona të shpejta, si dhe ushqime të ngrira e të gatshme.
Për t’i prodhuar, përpunohen intensivisht përbërësit natyralë dhe hiqen lëndët ushqyese, ndërsa shtohen yndyra, sheqerna, ngjyrues, aromatizues artificialë dhe konservues. Rezultati është një produkt që mezi ngjan me ushqimin origjinal, me shumë kalori e fare pak vlera ushqyese.Këto ushqime janë ndërtuar për t’i bërë njerëzit të varur prej tyre”, thuhet në raportin e studimit./Ekonomia Online
Aktualitet
MSH: Kemi siguruar sasi të mjaftueshme kundër helmimeve nga kafshimi i gjarprit
Published
4 days agoon
July 15, 2025By
UBT News
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka siguruar një sasi të mjaftueshme serumi kundër helmimeve nga pickimi i gjarprit dhe ka furnizuar me to të gjitha qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor që kanë paraqitur kërkesë për furnizim.
Rritja e temperaturave gjatë verës ndikon drejtpërdrejt në rritjen e aktivitetit të gjarpërinjve, të cilët mund të shfaqen në hapësira të ndryshme, veçanërisht në zonat rurale, fusha, pyje, e madje edhe pranë shtëpive apo banesave. E, kjo situatë ka shkaktuar shqetësim mes qytetarëve, të cilët shpesh ndihen të pasigurt dhe të frikësuar për mundësinë e një kontakti të papritur me këto zvarranikë, sidomos gjatë lëvizjeve në natyrë apo në ambientet përreth shtëpisë.
“Ju njoftojmë se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar sasi të mjaftueshme të serumit kundër helmimeve nga kafshimi i gjarprit dhe IKSHPK ka furnizuar me to të gjitha qendrat e Kujdesit Parësor Shëndetësor që kanë bërë kërkesë për furnizim. Gjithashtu, IKSHPK ka njoftuar të gjitha qendrat në nivel vendi dhe u ka bërë thirrje të përsëritur që të furnizohen me serum, duke qenë se ka sasi të mjaftueshme dhe të siguruara me kohë”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë shtoi më tej se serumet janë siguruar edhe nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), përfshirë Klinikën Infektive, ndërsa ato janë në dispozicion edhe për repartet infektive të spitaleve të përgjithshme (rajonale).
Nëse shihni një gjarpër:
– MOS u përpiqni ta vrisni ose të afroheni shumë!
– Qëndroni të qetë dhe largohuni ngadalë
– Edukojini fëmijët të shmangin gjarpërinjtë dhe të njoftonjnë një të rritur nëse hasin në një gjarpër
Nëse kafshoheni nga një gjarpër (sidomos një nepërkë):
– Qëndroni të qetë – paniku rrit rrahjet e zemrës dhe përhap helmin më shpejt
– Imobilizoni gjymtyrën e kafshuar
– MOS thithni helmin dhe mos e preni plagën
– Telefononi menjëherë Shërbimet e Urgjencës (112) ose shkoni në spitalin më të afërt
– Nëse mundeni, kini parasysh pamjen e gjarprit (për trajtim), por mos rrezikoni sigurinë tuaj duke u përpjekur ta kapni ose fotografoni atë
Gjithashtu, Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve ka njoftuar se shumica e gjarpërinjve në Kosovë nuk janë helmues, madje nepërkat kafshojnë vetëm nëse kërcënohen. Ata luajnë një rol të rëndësishëm në ekosistem – duke kontrolluar brejtësit dhe dëmtuesit. /Telegrafi

Ligjëratë mbi Vëzhgimin Satelitor në kuadër të Akademisë Verore në Fakultetin e Sistemeve të Informacionit

Vizitë zyrtare dhe ligjërata akademike nga profesorët e University of Sannio në UBT

UBT vazhdon të vendosë standarde globale – përkrah universiteteve më prestigjioze në botë në rangimin e fundit global nga WURI

Qendra e Laboratorëve testues në UBT është qendra më e madhe në rajon

UBT dhe Binance bashkë në një ngjarje unike për Blockchain dhe sigurinë në kripto

Gjykata cakton një muaj paraburgim për policin e dyshuar për spiunazh

Rritet dukshëm numri i operacioneve në vena në Klinikën e Kirurgjisë

Apple po përgatitet të prezantojë iPhone e parë të palosshëm

OnePlus me një kabllo speciale për karikimin e telefonit
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore