Lajmet

Rrudhat rreth syve: Çfarë po i përshpejton më herët se që duhet?

Published

on

Shfaqja e rrudhave rreth syve varet nga mënyra e jetës, abuzimi me makijazhin, nga mbajtja e lentave të kontaktit dhe ndikimi i rrezeve ultravjollcë.

Me kalimin e moshës këmbkat e patës (rrudhat e vockla, si pezhishkë në cepat e jashtme të syve, që formohen kur buzëqeshim apo picërroj më sytë) bëhen të përhershme dhe nuk na trishtojnë më. Thellësia e këtyre rrudhave varet nga mënyra e jetesës.

Po të kaloni shumë kohë jashtë në mot të kthjellët, i picërroni shpesh sytë. Njerëzit, që punojnë me klientë, duhet të buzëqeshin më tepër.

Sa më shumë t’i stërvitni këta muskuj, aq më të fortë bëhen ata dhe sa më të fortë të jenë muskujt, aq më shumë do t’i thellojnë rrudhat.

Shfaqja e rrudhave varet dhe nga abuzimi me makijazhin dhe nga mbajtja e lentave të kontaktit; sa më shpesh ta prekni aq më shumë tërhiqet lëkura, duke humbur kështu elasticitetin shumë më herët se në mënyrë të natyrshme.

Veç këtyre rrudhave të mimikës, ka dhe të tjera, më të imta, nën sytë. Kur dhe ku shfaqen ato, kjo varet nga gjenet dhe niveli i veprimit të diellit.

Ç‘mund të bëhet?

Atë, që do t’ju them tani, me siguri e keni dëgjuar me qindra herë. Lëkura ka nevojë për përkujdesje të vazhdueshme.

Ndryshimi midis lëkurës së mbajtur me kujdes dhe asaj të lënë pas dore duket menjëherë.

Nuk ka kuptim të shpenzoni para për operacion, nëse nuk keni ndërmend të kujdeseni për lëkurën tuaj.

▪ Përfytyrojeni veten yll kinemaje dhe bëjeni zakon të mbani gjithmonë syze dielli, të përdorni kozmetikën dhe kremra me filtër dielli, që nga marsi në tetor.

▪ Tregohuni të vëmendshëm me lëkurën e butë rreth syve. Kur i tërhiqni dhe i fërkoni zonat delikate, e bëni lëkurën të humbë elasticitetin. Kur e hiqni kozmetikën, mos i fërkoni fort sytë dhe bëni kujdes gjatë makijazhit.

▪ Zbuteni lëkurën me kremrame vitamina A dhe C, krem anti-rrudhë. Sipas studimeve, këta përbërës ndihmojnë përtëritje natyrore të lëkurës.

Rrezet ultravjollcë

Mbani mend mirë: formimi i rrudhave të cekëta apo të thella kushtëzohet kryesisht nga ndikimi i rrezeve ultravjollcë të tipit A. Ato çajnë përmes reve dhe xhamave të dritareve dhe janë goxha aktive edhe në mot të vranët.

Rrezet e tipit B e nxijnë lëkurën, madje e djegin atë. Ato shkaktojnë dhe kancerin e lëkurës, duke sjellë si pasojë plakjen e parakohshme.

Faktori SPF, që shënohet në ambalazhin e kremit, është shkalla e mbrojtjes nga rrezet e tipit B. Për rrezet e tipit A ende nuk është gjetur një sistem gradacioni i pranueshëm. Kërkoni te kutia e, paketimit “mbrojtja nga rrezet UVA”.

Mos blini krem enkas për sytë. Përdorni të njëjtin krem, si për fytyrën, edhe për sytë, veçse në sasi më të vogël.

Shumica e kremrave për sytë nuk janë tjetër veçse krem fytyre i holluar. Ç’është e vërteta, disa përmbajnë kollë, e cila pengon rrjedhjen e kremit në sy (lexoni shënimet tek etiketa e ambalazhit).

 

 

Lajmet

Evakuohen 15 familje në Mitrovicë

Published

on

By

Nga ora 2 e mesnatës deri më tani janë evakuuar gjithsej 15 familje nga lagjja “2 Korriku” në Mitrovicë, ka bërë të ditur Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut, Burim Ibishi.

Si pasojë e vërshimeve, Ibishi ka bërë të ditur se situata në këtë pjesë të qytetit nuk është e mirë, pasi uji ka përfshirë pothuajse tërë zonën.

Sipas Ibishit, ekipet në terren po përballen edhe me vështirësi shtesë, pasi disa banorë po refuzojnë evakuimin.

“Disa banorë po dalin, disa jo. Kjo po na krijon problem dhe po kërkon organizim të kujdestarisë. Gjendja nuk është e mirë, por nuk mund të them se është diçka jashtëzakonisht alarmante”, ka thënë Ibishi për Kosovapress.

Ai ka shtuar se për momentin ujërat janë ende brenda shtretërve të tyre dhe nuk kanë dalë jashtë, por lagjet “2 Korriku” dhe “Lisica” mbeten më problematiket, ku zjarrfikësit po përballen me më së shumti telashe dhe po qëndrojnë në gatishmëri të vazhdueshme./KP

Continue Reading

Lajmet

Moti sot: Borë e ngrica

Published

on

By

Sot në vendin tonë po mban mot i ftohtë dhe me mundësi për reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin mes -5 dhe -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes -1 dhe 1 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga juglindja 1-7m/s.

E rënia e temperaturave, veçanërisht pas reshjeve të mëdha të shiut ditët e fundit, ka bërë që institucionet të apelojnë qytetarët për kujdes.

Thirrje për kujdes të shtuar në trafik ka bërë Policia e Kosovës, për shkak të rrezikut të ngricave të mundshme në rrugë.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Një aksion i madh policor është duke u kryer në disa qytete të Kosovës, ka bërë të ditur kryeprokurori Petrit Kryeziu.

Aksioni po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Sipas “Burimit për Drjetësi”. deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës, ndërsa aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Të kërkuara