

Bota
Zelensky: Asnjë vendim për Ukrainën pa Ukrainën
Published
2 months agoon
By
UBTNewsPresidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se i ka kërkuar ish-presidentit amerikan, Donald Trump, që të mos marrë vendime në lidhje me Ukrainën pa përfshirjen e saj direkte.
“E kam theksuar qartë që asnjë vendim për Ukrainën të mos merret pa Ukrainën. E kam shprehur këtë qëndrim para çdo diskutimi me presidentin rus Putin. Kjo është një çështje parimore për ne”, u shpreh Zelensky në një konferencë për media, duke cituar burimet e BBC-së.
Ai njoftoi gjithashtu se po shqyrtohet mundësia e organizimit të një takimi të nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve të Ukrainës, Rusisë, SHBA-së, vendeve të BE-së dhe Britanisë së Madhe. Sipas tij, vendet e mundshme për një takim të tillë janë Turqia, Vatikani ose Zvicra.
Zelensky shtoi se një marrëveshje për shkëmbimin e të burgosurve mund të ndodhë brenda ditëve apo javëve në vijim, por ritheksoi se Ukraina nuk do të heqë dorë nga qëndrimet e saj të palëkundura.
“Nuk do të tërheqim trupat tona nga territoret që janë pjesë e Ukrainës. Nuk do të pranojmë kërkesat e Rusisë për kontroll të plotë mbi pesë rajonet që i ka pushtuar”, deklaroi ai.

Katërvjeçarja, R.Z ka ndërruar jetë ditë më parë në një spital në Gazën qendrore nga ndërlikimet e shkaktuara nga uria dhe kequshqyerja, raporton CNN.
Nëna saj ka theksuar se para luftës, ajo ishte plotësisht e shëndetshme, por pas luftës, shëndeti i saj filloi të përkeqësohej për shkak të kequshqyerjes.
“Ne nuk kemi asgjë për ta forcuar atë”, ka thënë nëna e vajzës.
Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, të paktën 76 fëmijë dhe dhjetë të rritur kanë vdekur nga kequshqyerja në Gaza që nga fillimi i konfliktit në tetor 2023.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se shumica e këtyre vdekjeve ndodhën pasi autoritetet izraelite shtrënguan bllokadën në fillim të marsit.
Vajza ishte një nga të paktën katër fëmijët që vdiqën në tre ditët e fundit, përfshirë një foshnjë tre muajshe. Gaza ka regjistruar 18 vdekje të lidhura me urinë në 24 orët e fundit, duke reflektuar një krizë humanitare në thellim, sipas ministrisë së shëndetësisë.
“Fytyrat tona po ndryshojnë, trupat tanë po tkurren. Jemi të panjohshëm nga lodhja, sikur po veniten dhe po vdesim ngadalë”, tha një anëtar i ekipit të Qendrës Palestineze për të Drejtat e Njeriut nga Gaza.

Kina zyrtare ka konfirmuar se udhëheqësit kryesorë të Bashkimit Evropian do të udhëtojnë drejt saj për Samitin e 25-të Kinë-BE, që fillon më 24 korrik.
Krerët e BE-së do të takohen gjithashtu me presidentin Xi Jinping, ndërsa dy partnerët tregtarë kërkojnë të zgjidhin një sërë mosmarrëveshjesh tregtare.
“Siç është rënë dakord midis Kinës dhe BE-së, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të vizitojnë Kinën më 24 korrik”, deklaroi ministria e Jashtme e Pekinit në një deklaratë.
“Presidenti Xi Jinping do të takohet me ta”, shtoi ajo.
Ministria e Tregtisë e Pekinit kritikoi sanksionet e reja të Bashkimit Evropian kundër objektivave, përfshirë subjektet kineze, që synojnë kufizimin e ushtrisë ruse, sipas një deklarate të lëshuar sot, duke i quajtur masat “të gabuara”.
“Veprimet e Bashkimit Evropian janë në kundërshtim me konsensusin e arritur nga udhëheqësit e Kinës dhe Bashkimit Evropian dhe kanë pasur një ndikim serioz negativ në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare dhe bashkëpunimin financiar midis Kinës dhe BE-së”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Tregtisë./atsh

Ushtria izraelite kreu një sulm ajror në Portin Al-Hudaydah në Jemenin perëndimor, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim, ushtria njoftoi se kanë kryer sulme ajrore në Jemen.
Theksohet se objektivi i sulmit ajror ishin “pozicionet e Huthive” që i përkisnin grupit të mbështetur nga Irani në Portin Al-Hudaydah në Jemenin perëndimor.
Raportohet se sulmet u kryen në përgjigje të sulmit me raketa dhe dronë të rebelëve Huthi kundër Izraelit.
Nga ana tjetër, ministri Izraelit i Mbrojtjes, Yisrael Katz, kërcënoi gjithashtu Jemenin në një deklaratë me shkrim.
Katz, i cili argumentoi se Huthitë do të “paguajnë një çmim të lartë” për sulmet e tyre me raketa ndaj Izraelit, tha: “Fati i Jemenit do të jetë si ai i Teheranit”.
Rebelët Huthi ende nuk kanë bërë një deklaratë në lidhje me sulmet e tyre në Portin Al-Hudaidah.
Bota
Irani konfirmon bisedimet e reja bërthamore me fuqitë evropiane
Published
1 day agoon
July 21, 2025By
UBTnews
Zyrtarët iranianë pritet të takohen me homologë të tyre nga Britania, Franca dhe Gjermania më 25 korrik në Stamboll, për të diskutuar programin bërthamor të Iranit, teksa vendet perëndimore e rrisin presionin ndaj Teheranit për të arritur marrëveshje, pasi në të kundërtën rrezikon të përballet me sanksione.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka thënë më 20 korrik se bisedimet do të mbahen në nivel të zëvendësministrave të Jashtëm.
“Si përgjigje ndaj kërkesave të kombeve evropiane, Irani është pajtuar për të mbajtur rundin e ri të negociatave”, ka thënë Baghaei për televizionin shtetëror.
Edhe ministri i Jashtëm Iranian, Abbas Aragchi ka konfirmuar se po punohet në mbajtje të takimit.
Këto tri vende evropiane kanë paralajmëruar që nëse nuk arrihet marrëveshje me Iranin deri në fund të gushtit, ato do t’i rikthejnë të gjitha sanksionet e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kundër Iranit, përmes të ashtuquajturit “mekanizëm rikthimi”.
Më 18 korrik, Aragchi u ka bërë thirrje fuqive evropiane që t’i ndalin kërcënimet ndaj Teheranit, përfshirë paralajmërimet për rikthim sanksionesh.
Nën marrëveshjen e arritur më 2015 mes Teheranit dhe fuqive botërore, këto të fundit i kanë hequr kufizimet në shitje armësh, sektorin bankar dhe teknologjinë e lidhur me çështje bërthamore.
Qeveritë evropiane mund të shfrytëzojnë mekanizmin e OKB-së deri më 15 tetor.
Irani e ka pezulluar bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Atomike pas bombardimeve amerikane dhe izraelite në qendrat e tij bërthamore një muaj më parë.
Evropianët janë duke iu bërë presion inspektorëve bërthamorë të OKB-së që të rikthejnë bashkëpunimin me Iranin, për të parandaluar Teheranin që të riorganizojë programin bërthamor, pas dëmit që i është shkaktuar nga sulmet.
Irani dhe SHBA-ja ishte planifikuar që të takoheshin në Oslo më herët gjatë këtij muaji, mirëpo takimi është shtyrë, pa caktuar një datë të re.
Ndonëse të dyja palët pretendojnë se mbështesin diplomacinë, Irani kërkon garanci se nuk do të ketë sulme tjera në të ardhmen.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka sinjalizuar se është i interesuar në një marrëveshje më të gjerë, mirëpo ka paralajmëruar për sulme të reja, nëse Irani rinis pasurimin e uraniumit në nivele të larta.
Një pikëpyetje e madhe ekziston për vendndodhjen e uraniumit të pasuruar të Iranit – mbi 60 për qind – shifër mbi nivelet e nevojshme për përdorim civil dhe nën nivelin e kërkuar për prodhim armësh.
Irani besohet se i ka rreth 400 kilogramë të uraniumit të pasuruar në atë shkallë./REL

Akademia Verore e Shkencave Kompjuterike në UBT – Qendër e ekselencës për inovacion, teknologji dhe bashkëpunim ndërkombëtar për një të ardhme të gjelbër digjitale

NASA e teston aeroplanin supersonik X-59

Drita përballet sot me Copenhagen në Ligën e Kampionëve

KFOR vendos tabela të reja paralajmëruese përgjatë kufirit Kosovë–Serbi

Ky është seriali më i shikuar në Netflix gjatë vitit 2025

Pesëmbëdhjetë vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës

Policia gjen armë zjarri në një veturë në Shtime, ndalon një të dyshuar

Ballkani nis aventurën evropiane në “Fadil Vokrri”

Vajza katërvjeçare vdes nga uria në Gaza
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore