Teknologji

Miliarderja më e re në botë! Njihuni me Lucy Guo, themeluesja e ScaleAI

Published

on

Lucy Guo, themeluesja e Passe, ka kaluar Taylor Swift si gruaja më e re miliardere. Guo, 30 vjeç, përfshihet në listën e Forbes të grave miliardere të bëra vetë.

Sipas Forbes, ajo është një nga gjashtë miliarderet e vetë-krijuara në botë në botë nën moshën 40 vjeç. Guo është e vetmja në atë listë që e ka ndërtuar pjesën më të madhe të pasurisë së saj nga një kompani ku nuk punon më. Ish-startup-i i saj Scale AI është vendosur për ofertë tenderi me vlerë 25 miliardë dollarë.

Lucy u lind më 14 tetor 1994, u rrit në Fremont, Kaliforni nga prindër emigrantë kinezë, që ishin të dy inxhinierë elektrikë. Pavarësisht prejardhjes teknike, prindërit e saj hezitonin që ajo të ndiqte një karrierë në teknologji, duke besuar se do të ishte sfiduese për një grua të kishte sukses në këtë fushë.

Interesi i Guo për teknologjinë nisi herët, filloi të kodonte në klasën e dytë si adoleshente, zhvilloi robotë për lojëra online si Neopets, duke shitur asete në lojë për fitim. Ajo u regjistrua në Universitetin Carnegie Mellon për të studiuar shkenca kompjuterike, por më vonë e braktisi shkollën pasi mori Thiel Fellowship , një grant prej 100,000 dollarësh që inkurajonte sipërmarrësit e rinj të ndiqnin sipërmarrjet e tyre.

Pas Carnegie Mellon, internoi në Facebook e i’u bashkua Snapchat si dizajnerja e parë femër e kompanisë, duke kontribuar në zhvillimin e Snap Maps. Më pas punoi në Quora, ku u takua me Alexandr Wang me të cilin vazhdoi të bashkëthemelonte Scale AI në 2016.

Guo u largua nga ScaleAI dy vjet pasi e filloi atë, me bazë në San Francisko, Scale AI vlerësohet në 14 miliardë dollarë dhe një ofertë e re tenderi mund ta çojë në 25 miliardë dollarë. Guo ende mban rreth 5% të kompanisë, duke i dhënë asaj një aksion me vlerë rreth 1.2 miliardë dollarë.

Pas daljes nga ScaleAI, Guo nisi Backend Capital, një firmë sipërmarrje që mbështet inxhinierë të talentuar. Por, nuk qëndroi larg ndërtimit për shumë kohë.

Më 2022, themeloi Passes, platformë e krijuar për të fuqizuar krijuesit e përmbajtjes duke u ofruar mjete për të fituar para nga puna. Platforma fitoi shpejt tërheqje, duke mbledhur 40 milionë dollarë në një raund financimi të Serisë A deri në vitin 2024.

Që nga prilli 2025, pasuria neto e vlerësuar e Guo është 1.25 miliardë dollarë, duke e bërë atë miliarderen grua më të re në botë në moshën 30-vjeçare.

Lajmet

Apple po përgatitet të prezantojë iPhone e parë të palosshëm

Published

on

Apple pritet të prezantojë modelin e parë të iPhonet me ekran të palosshëm në vitin 2026, sipas informacioneve të fundit që vijnë nga burime të besueshme në industrinë e teknologjisë.

Ky telefon i ri do të sjellë një ndryshim të rëndësishëm në dizajnin dhe funksionalitetin e smartphoneve të kompanisë amerikane.

Sipas të dhënave, iPhone i palosshëm do të ketë një ekran të jashtëm OLED prej 5.5 inçësh dhe një ekran të brendshëm më të madh, OLED 7.8 inç, me rezolucion të lartë, që do të përdorë teknologji të avancuar për të eliminuar pengesat gjatë palosjes. Mekanizmi i palosjes do të jetë në stilin e librit, i ngjashëm me atë të modeleve të njohura të Samsung.

Materialet e përdorura për kuadratin dhe mekanizmin do të jenë një kombinim titani dhe çeliku inox, duke siguruar qëndrueshmëri dhe rezistencë të lartë ndaj përdorimit të përditshëm. Një ndryshim i rëndësishëm në këtë model është përdorimi i sensorit Touch ID të integruar në butonin anësor, në vend të Face ID, që do të ndihmojë në ruajtjen e një dizajni më të hollë dhe të komod.

Çmimi i këtij modeli pritet të jetë mbi 2000 dollarë, duke e pozicionuar atë në segmentin premium të smartphoneve./Telegrafi

Continue Reading

Lajmet

OnePlus me një kabllo speciale për karikimin e telefonit

Published

on

OnePlus ka sjell në treg një kabllo të re për karikim me dy mundësi që të karikojë në të njëjtën kohë.

Ai mund të karikojë njëkohësisht smartphone dhe smartwatch. Karikimi bëhet përmes kabllos standard USB-C, por kjo kabllo ka në mes një shtesë me pin-a të posaçëm.

Kjo shtesë mund të karikojë orët inteligjente OnePlus Watch 2, Watch 2R dhe Watch 3. Nëse karikohet vetëm telefoni OnePlus, fuqia e karikimit arrin deri në 80W, ndërsa nëse karikohen të dy pajisjet njëkohësisht, telefoni do të karikohet me fuqi 67W, kurse ora me 10W.

Çmimi i kabllos është 27.99 euro dhe ajo nuk vjen me adapter./Telegrafi

Continue Reading

Teknologji

Vlerë rekorde e Bitcoinit

Published

on

Bitcoini ka shënuar rritje në një nivel të ri historik të enjten.

Kjo rritje u ndihmua nga kërkesa për rritje nga investitorët, si dhe nga politikat miqësore të administratës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kriptomonedha më e madhe në botë u rrit në një rekord të ri prej 112,743.49 dollarësh.

Ndër rritjet e fundit të fuqishme Bitcoini i shënoi më 22 maj të këtij viti, duke arritur në mbi 111 mijë dollarë.

Continue Reading

Teknologji

Apple gati për betejë me Samsungun në fushën e telefonave të palosshëm

Published

on

Kompania Apple po punon intensivisht për të hyrë në tregun e telefonave të palosshëm dhe planifikon që në vitin e parë të dërgojë deri në shtatë milionë njësi të iPhone të palosshëm, tregojnë raportet e reja nga industria.

Sipas informacioneve të disponueshme, Apple synon të nisë prodhimin provues në fund të vitit 2025, ndërsa prezantimi zyrtar parashikohet për gjysmën e dytë të vitit 2026. Me këtë, Apple hyn në konkurrencë të drejtpërdrejtë me Samsungun, i cili aktualisht dominon tregun e telefonave të palosshëm.

Thashethemet sugjerojnë se telefoni i parë i palosshëm i Apple quhet iPhone Ultra, dhe do të ketë dizajn në formë libri, të ngjashëm me Samsung Galaxy Z Fold. Pritet që iPhone Ultra të ketë ekran të brendshëm me diagonale 7.8 inç, ekran të jashtëm prej 5.5 inç, kamerë të dyfishtë prej 48 MP, trup prej titani, si dhe një mekanizëm inovativ palosjeje nga aliazh qelqi dhe metali, që synon të eliminojë rrudhat e dukshme në ekran.

Apple thuhet se planifikon të shesë 7 milionë njësi në vitin e parë, gjë që do të përbënte më shumë se 30 për qind të tregut aktual të telefonave të palosshëm – treg në të cilin Samsung tashmë ka gjashtë gjenerata të pajisjeve Fold dhe Flip.

Çmimi i pajisjes së re nuk është konfirmuar, por spekulohet se do të jetë ndërmjet 2000 dhe 2500 dollarë, duke e pozicionuar si një produkt ultra-premium.

Samsung mban pozitën udhëheqëse në fushën e telefonave të palosshëm,  Apple, i njohur për qasjen e kujdesshme dhe standardet e larta të cilësisë, duket qartë se planifikon të shfaqet si një konkurrent serioz.

Përqendrimi i tyre te një dizajn pa rrudha, materiale premium dhe performancë e lartë mund të tërheqë ata përdorues që deri tani kanë hezituar të kalojnë te telefonat e palosshëm.

Continue Reading

Të kërkuara