Shëndet
Dy vlera ushqyese që ndikojnë në nivelin e sheqerit në gjak
Published
8 months agoon
By
UBT NewsNuk janë vetëm karbohidratet ato që kanë rëndësi. Yndyrnat e ngopura dhe natriumi mund të luajnë një rol të madh në menaxhimin e diabetit.
Një nga pyetjet më të shpeshta që bëjnë personat me diabet është: “Çfarë mund të ha?”
Përgjigjja fokusohet te karbohidratet, pasi ndikojnë në sheqerin në gjak. Por, sipas dietologëve, yndyrat e ngopura dhe natriumi (kripa) gjithashtu kanë ndikim të rëndësishëm, sidomos në ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe shëndetin e zemrës.
Yndyrat e ngopura dhe rezistenca ndaj insulinës
Gjenden tek ushqimet me bazë shtazore si gjalpi, mishi i kuq, djathi dhe qumështi i plotë, por edhe në disa vajra bimore si ai i kokosit. Edhe pse jo të gjitha janë të dëmshme, konsumi lidhet me rritjen e rrezikut për sëmundje të zemrës, problem që është tashmë i zakonshëm tek personat me diabet.
“Yndyra nuk e rrit direkt sheqerin në gjak si karbohidratet, ndikon në tretje, ndjeshmëri ndaj insulinës e shëndet metabolik”, ka thënë Kathy Levin.
Pra, nëse trupi bëhet më rezistent ndaj insulinës, sheqeri qëndron më gjatë në gjak, duke vështirësuar menaxhimin e diabetit.
Ajo rekomandon që yndyrat e ngopura të përbëjnë jo më shumë se 10% të kalorive ditore, që do të thotë rreth 16 gramë në ditë për dikë që konsumon 1500 kalori. Zgjidhni në vend të tyre yndyra të pangopura, si ato që gjenden në: avokado, arra dhe fara, vaj ulliri, si dhe peshku, si salmoni (me omega3)
Roli i natriumit në diabet
Edhe pse natriumi nuk ndikon drejtpërdrejt në rritjen e sheqerit në gjak, mund të shkaktojë tension të lartë, që është faktor rreziku për diabetin e tipit 2 dhe ndërlikimet. Personat me diabet duhet të kufizojnë konsumimin e kripës në më pak se 2,300mg në ditë.
Ushqimet me shumë natrium si ato të përpunuara, të shpejtat dhe ushqimet e skuqura, janë të pasura me yndyra të ngopura dhe karbohidrate të rafinuara, gjë që rrit inflamacionin dhe e vështirëson kontrollin e sheqerit.
“Zgjedhja e ushqimeve më natyrale dhe me më pak kripë ndihmon në stabilizimin e sheqerit dhe zvogëlon inflamacionin”, ka thënë Levin.
Strategji të tjera për menaxhimin e sheqerit në gjak:
Lëvizni trupin
Aktiviteti fizik rrit ndjeshmërinë ndaj insulinës e ul sheqerin në gjak deri në 24 orë pas stërvitjes. Gjeni një aktivitet që ju pëlqen dhe filloni me hapa të vegjël.
Menaxhoni stresin
Stresi rrit sheqerin në gjak. Praktika të thjeshta si frymëmarrja e thellë, shëtitjet e shkurtra ju ndihmojnë në qetësim e balancim të sheqerit.
Konsultohuni me specialistë
Bashkëpunimi me dietologë ose edukatorë të diabetit ndihmon të krijoni një plan të personalizuar, sipas nevojave tuaja specifike.
Hani më shumë fibra
Fibrat ndihmojnë në ngadalësimin e përthithjes së sheqerit dhe përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës. Synoni 25–38 gramë fibra në ditë. Burime të mira përfshijnë, perimet, frutat, drithërat e plota, fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat, arrat dhe farat
Levin ka sugjeruar të konsumoni 30 ushqime bimore të ndryshme në javë për të ushqyer mirë mikrobiomën e zorrëve dhe për të mbështetur metabolizmin.
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
1 week agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
2 weeks agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Ngadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinës
REL: Shëndeti në QKUK pret, pavarësisht investimeve milionëshe
SHBA nis sulme vdekjeprurëse kundër Shtetit Islamik në Nigeri
Studentët e Psikologjisë në UBT vizitojnë Qendrën për Zhvillim, duke u njohur nga afër me shërbimet në shëndetin mendor
Ndarja e shtesave prej 100 eurove – Kurti: Çdo herë para vitit të ri ne i gëzojmë të moshuarit dhe fëmijët
Besimtarët katolikë kremtojnë Krishtlindjet, mesazh për paqe dhe reflektim shpirtëror
12 traditat më të çuditshme të Krishtlindjeve në botë
REL: Kurti: Kosova dhe Serbia duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet
Punëtori statistikore për studentët e Psikologjisë në UBT me ligjëruese nga ShBA
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Lajmet3 months agoUBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025
-
Vendi3 months agoPunimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi dhe bashkëautorëve botohet në Georgian Medical News
