Teknologji

Audi braktis planet për elektrifikim të plotë

Published

on

Planet sipas të cilave industria e automobilave duhet të kalojë plotësisht në energji elektrike në fillim të viteve 2030 po duken gjithnjë e më shumë si utopi.

Kështu sugjerojnë të paktën informacionet më të fundit nga kampi i prodhuesve më të mëdhenj. I fundit në këtë radhë është Audi, i cili po e rishqyrton seriozisht njoftimin e mëparshëm se nga viti 2032 do të ofrojë ekskluzivisht vetura elektrike. Të dhënat e shitjeve për vitin 2024 tregojnë se kërkesa për automjetet elektrike të Audi ka rënë me 19.5 për qind, duke arritur në 158,343 njësi.

Gjatë konferencës vjetore të medias për vitin 2025, CEO i Audis, Gernot Dollner, deklaroi se “si pjesë e iniciativës sonë për sjelljen e produkteve, ne jo vetëm që do të prezantojmë modele të reja elektrike, por edhe një gjeneratë të re të automjeteve me motorë me djegie të brendshme dhe hibride plug-in. Prodhimin e makinave me motorë me djegie të brendshme do ta përshtatim sipas tendencave të zhvillimit në tregjet botërore”.

Për t’ju rikujtuar, Audi kishte njoftuar se modeli i ri Q7 ishte risia e fundit që do ofrohej me motor me djegie të brendshme, për t’u përputhur me ndërprerjen e zhvillimit të motorëve të planifikuar për 2026.

Plani ishte që këto modele të mbeteshin në treg deri në vitin 2032. Audi, duke ndjekur vendime të ngjashme nga BMW, Mercedes dhe Volvo, po e shtyn vendimin. Kjo ishte e pritshme, duke pasur parasysh që dhe Porsche do mbajë në ofertë makinat me motorë me benzinë.

Modelet PHEV (hibride plug-in), për të cilat Dollner tha se janë pjesë qendrore e portofolit të kompanisë në rrugën drejt ofertës plotësisht elektrike, po fitojnë rëndësi në gamën e tyre. Në të njëjtën konferencë, Dollner prezantoi prurjet e ardhshme të modeleve për 2025, “aktualisht po punojmë për rifreskimin e të gjithë gamës sonë të modeleve, dhe deri në fund të vitit do të kemi portofolin më të ri në segmentet tona të tregut”.

Ai konfirmoi se gjenerata e re e modelit Q3 do të dalë këtë verë dhe njoftoi se versioni plug-in hibrid i modelit A5 do të debutojë më 25 mars, si një nga 10 modelet e reja PHEV që do të prezantohen këtë vit. /Telegrafi/

Teknologji

Fjalëkalimi i dobët që shkatërroi kompaninë 158-vjeçare

Published

on

Një rast alarmant ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar, ku një fjalëkalim i dobët besohet se ka lejuar një grup hakerash të shkatërrojnë një kompani 158-vjeçare dhe të lënë 700 persona pa punë.

Kompania KNP, e specializuar në transportin në Northamptonshire, është vetëm një nga shumë biznese britanike që janë sulmuar nga grupe të hakerëve në muajt e fundit.

Në rastin e KNP, hakerat arritën të depërtonin në sistemet e kompanisë duke përdorur një fjalëkalim të thjeshtë të një punonjësi, çka i mundësoi atyre të merrnin të dhënat dhe të mbyllnin sistemet e brendshme.

Drejtori i KNP, Paul Abbott, ka thënë se nuk e ka njoftuar ende punonjësin që mund të ketë qenë fjalëkalimi i tij ai që ka çuar në shkatërrimin e kompanisë.

Richard Horne, CEO i Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, theksoi rëndësinë e sigurimit të sistemeve kompjuterike për të parandaluar incidente të tilla. Ai u shpreh se organizatat duhet të ndërmarrin hapa për të mbrojtur informacionin dhe për të ruajtur integritetin e bizneseve të tyre.

Continue Reading

Teknologji

Nokia po rikthehet në tregun e telefonave?

Published

on

Nokia dhe HMD Global filluan të ndahen vitin e kaluar, një proces që përfshinte heqjen e telefonave me markën Nokia nga hmd.com dhe zëvendësimin e tyre me modele me markën HMD.

Megjithatë, Nokia mund të vazhdojë të jetojë në botën e telefonave nëse marka finlandeze gjen një partner të ri, transmeton Telegrafi.

Në subreddit-in Nokia, menaxheri i marrëdhënieve me komunitetin njoftoi se kompania është e hapur për të punuar me “prodhues të madh të telefonave celularë”.  Fjalët e një menaxheri llogarish nuk kanë shumë peshë, Reddit nuk është vendi më i mirë për të gjetur prodhues origjinal të telefonave inteligjentë.

Nokia ka licencuar markën e saj për disa segmente të ndryshme – Streamview prodhoi televizorë, RichGo kufje (dhe aksesorë tjerë për telefonat inteligjentë), OFF Global prodhoi laptopë. Siç mund ta kuptohet ndoshta nga koha e shkuar, këto marrëveshje marke kanë përfunduar gjithashtu.

HMD nuk po shkon mirë dhe kohët e fundit njoftoi se do të zvogëlojë operacionet në SHBA. Vetë Nokia është dashur të shmangë thashethemet për probleme – vitin e kaluar, dolën raporte se Samsung po shqyrtonte blerjen e biznesit të rrjetit të Nokia-s.

Finlandezët i mohuan këto thashetheme e nuk kemi dëgjuar asgjë për këtë. Nokia pritet të publikojë së shpejti rezultatet e saj për tremujorin e dytë të vitit 2025. Në tremujorin e parë, ajo raportoi një fitim operativ prej 156 milionë eurosh nga shitjet neto prej 4.39 miliardë eurosh.

Mbetet të shihet se si do të zhvillohet situata dhe cila kompani mund të marrë përsipër markën e telefonave Nokia.

Continue Reading

Teknologji

Hyundai “po nis një ofensivë të plotë” me SUV-in elektrik IONIQ 9

Published

on

Hyundai po nis një ofensivë të plotë me SUV-in elektrik “tre-rreshtësh” IONIQ 9, i cili tani po eksportohet masivisht në SHBA, Evropë dhe Korenë e Jugut.

Pavarësisht fillimit të ngadaltë në tregun vendas, kompania po synon që shitjet më të mëdha t’i arrijë në tregjet e huaja.

Që nga prilli, eksportet e IONIQ 9 janë trefishuar, duke u përgatitur për fillimin e shitjeve në Evropë. Ky model elektrik ofron bateri 110 kWh dhe distancë drejtimi deri në 385 milje sipas WLTP. Në SHBA, prodhimi po vazhdon në fabrikën e re në Georgia, ku po prodhohet edhe modeli i përmirësuar IONIQ 5.

Hyundai po ofron oferta tërheqëse “me qira mujore” për IONIQ 9 dhe për IONIQ 5, për të tërhequr blerësit.

Continue Reading

Teknologji

NASA e teston aeroplanin supersonik X-59

Published

on

Agjencia amerikane NASA ka publikuar një video që tregon se si aeroplani supersonik X-59 filloi testet në të cilat lëvizte me fuqinë e vet.

Piloti i testimit të NASA-s, Nils Larson, dhe ekipi i X-59, i përbërë nga personeli i NASA-s dhe Lockheed Martin, përfunduan provën e parë të të ashtuquajturit taksim i aeroplanit (lëvizja e aeroplanëve në sipërfaqe manovrimi) me shpejtësi të ulët në Uzinën 42 të Forcave Ajrore të SHBA-së në Palmdale, Kaliforni.

Në të njëjtën kohë, këto janë testet e fundit që aeroplani kryen para fluturimit të tij të parë. Gjatë javëve të ardhshme, do të rrisë shpejtësinë e tij, duke çuar në një provë taksimi me shpejtësi të lartë që do ta çojë aeroplanin pak para pikës ku supozohet të ngrihet.

Gjatë testeve me shpejtësi të ulët, inxhinierët dhe ekuipazhet e fluturimit vëzhguan performancën e X-59 ndërsa lëvizte nëpër pistë, duke punuar për të kontrolluar sistemet kritike si drejtimi dhe frenimi.

Këto kontrolle ndihmojnë në sigurimin e stabilitetit dhe kontrollit të aeroplanit në një sërë kushtesh, duke u dhënë pilotëve dhe inxhinierëve besim se të gjitha sistemet po funksionojnë siç pritet.

Continue Reading

Të kërkuara