

Lajmet
11 mijë zyrtarë publikë janë të detyruar të deklarojnë pasurinë e tyre në APK
Published
4 months agoon
By
UBTNewsNë kuadër të procesit të deklarimit të pasurisë, rreth 11 mijë zyrtarë publikë janë të detyruar të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit deri më 31 mars, në të kundërtën do të shqiptohen gjoba ndaj tyre. Ky proces ka nisur nga data 1 mars dhe do të përfundojë në fund të këtij muaji. Kështu bënë të ditur, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj, i cili thekson se deri tani kanë deklaruar pasuritë nga rreth 1 mijë e 200 zyrtarë, ndërsa 1 mijë e 53 të tjerë kanë nisur procesin, por ende nuk e kanë përfunduar. Sipas tij, asnjë nga zyrtarët e lartë të shtetit për 12 ditët e para nuk e kanë përfunduar këtë proces.
Buleshkaj thekson se, edhe pse 20 për qind e zyrtarëve kanë përfunduar ose kanë nisur deklarimin, kjo nuk është e mjaftueshme, pasi që sipas tij, është e rëndësishme që procesi të përfundohet në afat për të shmangur gabimet dhe harrimin e mundshëm të deklaratës. Ai bëri thirrje që zyrtarët të kryejnë deklarimin e pasurisë sa më shpejt dhe jo të presin deri në ditën e fundit.
“Muaji mars është i deklarimit të pasurisë. Janë rreth 11 mijë zyrtarë publik e rreth 12 mijë pozita të cilët janë të obliguar që të bëjnë deklarimin e pasurisë. Deklarimi ka filluar, sistemi është hap me 1 mars dhe mbyllet me 31 mars. Zyrtarët që kanë deklaruar pasurinë deri sot janë rreth 1 mijë e 200 zyrtarë, ndërsa janë 1 mijë e 53 të cilët kanë filluar, por nuk e kanë përfunduar deklarimin e pasurisë. Duke i bërë bashkë këto dy grupe i bie që rreth 20 për qind e zyrtarëve ose kanë filluar, ose kanë përfunduar deklarimin e pasurisë, i cili është një numër i mirë, në qoftë se krahasojmë me të kaluarën, por nuk është një numër i mirë si tërësi. Sepse nuk është praktikë e mirë që zyrtarët publik të bëjnë deklarimin e pasurisë në momentet e fundit, sepse mund të lëshojë gabime tjera, por edhe mund të harrojnë fare për të deklaruar pasurinë dhe neve si agjenci na duhet për të shqiptuar gjoba, apo për të ndërmarrë masa tjera. I bëjë thirrje që në fillim zyrtarëve publik që të bëjnë deklarimin e pasurisë sa më shpejtë që është e mundur dhe jo më vonë se sa afati ligjor, i cili është 31 marsi i këtij viti”, deklaron Buleshkaj.
Kreu i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit ka folur edhe për dy kategoritë e zyrtarëve, mjekët dhe profesorët që janë të obliguar nga viti i kaluar të bëjnë deklarimin e pasurisë.
“Janë dy kategori të cilët për herë të parë deklarojnë në mënyrë të rregullt pasurinë. Janë mjekët dhe profesorët e universitetit, të cilët për herë të parë e kanë bërë deklarimin në vitin e kaluar, ndërsa tashmë e bëjnë deklarimin e rregullt, sepse kanë hyrë në sistem, dhe janë më shumë se 1 mijë e 600 mjekë e profesor të cilët e kryejnë këtë obligim për herë të parë dhe ata tashmë e kanë pak më lehtë, sepse të gjitha të dhënat e futura në sistem vitin e kaluar tashmë i kanë dhe mund vetëm t’i përditësojnë ato për dallimet që kanë ndryshuar nga hera e kaluar deri më tani. Është proces mjaftë i lehtë nga aspekti jonë, mund të kryhet në çdo kohë në secilin vend, kudo që kanë qasje në internet, qoftë ai përmes telefonit mobil, po ashtu edhe përmes kompjuterëve. Nuk ka nevojë që të printohet dhe dorëzohet tek ne, gjithë procesi kryhet në formë elektronike. Kemi një formë të nënshkrimit elektronik ku zyrtari në fund e konfirmon që të dhënat që janë të dërguara janë të sakta”, nënvizon Buleshkaj.
Ai u bënë thirrje të gjithë zyrtarëve të deklarojnë pasurinë e tyre me kohë në mënyrë siç tha ai që “të mos vijnë deri tek gjoba, të cilat janë 30 për qind të pagës së tyre mujore”.
Buleshkaj flet edhe për numrin e gjobave të shqiptuara për vitin 2024.
“Ne presim tashmë që përgjigjja të jetë më e mirë se edhe vitin e kaluar. Vitin e kaluar kemi pas rreth 100 raste që janë vonuar dhe kemi shqiptuar 96 gjoba. Ne bëjmë thirrje zyrtarëve që të mos e bie veten të bëhen subjekt i gjobave. Gjobat nuk janë të vogla, janë 30 për qind të pagës së tyre mujore. Nuk ka arsye, po besoj objektive për të bërë një gjë të tillë, afati është i gjatë, një muaj, qasja e lehtë”, thotë Buleshkaj.
Derisa për këto 12 ditët e para, ai thotë se asnjë zyrtarë i lartë shtetërorë ende nuk e ka përfunduar procesin e deklarimit të pasurisë.
“Nuk janë pozita të larta, ne kemi një numër të zyrtarëve që kanë deklaruar dhe në pozita të mesme, por nga ajo që pashë shkurtazi nuk ka pozita më të larta shtetërore. Por, kemi zëvendësministra e ministra që janë në proces të deklarimit të pasurisë, nuk e pash ndonjë që ka përfunduar”, përfundon Buleshkaj.
Procesi për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publik ka filluar me 1 mars dhe pritet të përfundojë më 31 mars.
Lajmet
Gjykata Supreme i reagon Qeverisë: Ndërhyrja në vendime gjyqësore është e papranueshme
Published
15 minutes agoon
July 16, 2025By
UBTnews
Gjykata Supreme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së Qeverisë në detyrë, duke e cilësuar atë si tendencioze dhe një ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.
Të martën, Qeveria e Kosovës reagoi ndaj vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konstatoi se nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë është e kundërligjshme dhe përbën shkelje të dispozitave kushtetuese.
Në reagimin e saj, Qeveria në detyrë shprehu “shqetësim” dhe e kundërshtoi aktgjykimin e Supremes, duke e cilësuar atë si “të pabazuar në ligj” dhe “arbitrar”.
Gjykata Supreme shfuqizoi si të paligjshëm një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati.
Ky udhëzim, që lidhej me shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve përkatës, ishte publikuar në Gazetën Zyrtare më 16 prill, një ditë pas miratimit nga Murati, i cili tashmë kishte marrë mandatin si deputet pas zgjedhjeve të shkurtit.
“Qeveria në dorëheqje është e autorizuar të kryejë vetëm aktivitetet e domosdoshme dhe të planifikuara në Planin vjetor të punës së Qeverisë dhe në ligjin vjetor për buxhetin, duke përjashtuar miratimin e akteve nënligjore normative të reja”, thuhet në aktgjykimin e Supremes.
Në një deklaratë publike të mërkurën, Gjykata theksoi se komentet e Qeverisë përbëjnë keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore dhe cenojnë legjitimitetin e saj.
“Të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues”, thuhet në reagim.
Supremja thekson se ka vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi dhe pret që institucionet shtetërore të zbatojnë vendimet gjyqësore si kusht për funksionimin e shtetit të së drejtës.
“Çdo përpjekje për të politizuar vendimet gjyqësore dëmton besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, thuhet më tej.
Ndërkohë, ministri në detyrë, Hekuran Murati, e kundërshtoi vendimin e Gjykatës Supreme, duke e cilësuar si “absurd” dhe duke kritikuar publikisht me emër gjyqtarët e Supremes.
“Ky vendim absurd i Gjykatës Supreme nënkupton ndërprerje të procesit të digjitalizimit dhe vazhdim të zhvatjes së bizneseve përmes kostove enorme për arkat e vjetra fiskale,” tha ai.
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës shkroi në Facebook se Gjykata Supreme “qartësoi përfundimisht” se ministrat që tashmë janë deputetë nuk mund të ushtrojnë funksione ekzekutive pas certifikimit të rezultateve nga KQZ.
Ligji për Qeverinë parashikon se një qeveri në detyrë nuk mund të tejkalojë autorizimet e saj të kufizuara dhe ndalon marrjen e vendimeve madhore./REL
Aktualitet
Dardanët U20 kualifikohen në çerekfinale të Evropianit në basketboll
Published
51 minutes agoon
July 16, 2025By
UBT News
Një kapitull të artë historik në skenën e basketbollit evropian, e kanë shënuar Dardanët U20 duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të FIBA EuroBasket Divizioni B.
Me një fitore dramatike dhe të merituar 78:73 ndaj Hungarisë, kjo gjeneratë premtuese tregoi karakter, talent dhe vendosmëri, duke sjellë krenari të jashtëzakonshme për vendin.
Me 21 pikë dhe 11 kërcime të Erolt Rrahmanit dhe mbështetjen e jashtëzakonshme të Ismajlit, Durgutit dhe Dahsylës, Kosova U20 vazhdon ëndrrën drejt elitës evropiane.
Federata e Basketbollit të Kosovës thotë se ky njëkohësisht është suksesi më i madh te gjeneratat e reja më tani./Kosovapress
Lajmet
Specialja rrëzon në tërësi mocionin e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Published
1 hour agoon
July 16, 2025By
UBTnews
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, kanë marrë vendim për të rrëzuar në tërësi mocionin e mbrojtjes lidhur me rrëzimin e disa fakteve materiale që kanë të bëjnë me akuzat në aktakuzë që lidhen me ngjarje që kanë ndodhur para majit të 1998-ës dhe pas 20 qershorit të 1999-ës, në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
“Trupi gjykues vëren se incidentet dhe ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që kundërshtohen prej mbrojtjes nuk janë akuza brenda kuptimit të Rregullës 130”, tha kryetari i trupit gjykues Charles Smith III.
Smith tha se ato janë fakte materiale që kanë të bëjë me akuzat dhe pikat në aktakuzë.
“Ajo çfarë kundërshton mbrojtja nuk është një akuzë, por është një pjesë e një akuze në formën e fakteve të materialeve të caktuara që përbëjnë akuzat apo pikat në aktakuzë”, tha ai.
Sipas gjyqtarit, Rregulla 130 është interpretuar në mënyrë të vazhdueshme që kërkon një rishikim të provave që kanë të bëjnë me secilën prej pikave të aktakuzës dhe jo me secilin fakt material apo pretendime materiale që përbëjnë akuzat apo pikat në aktakuzë.
“Trupi gjykues vëren që të gjitha incidentet përkatëse që gjithashtu janë akuza në kuadrin e krimeve kundër njerëzimit të cilat ndryshe nga krimet e luftës janë nuk marrin parasysh dhe nuk e kanë të rëndësishme ekzistencën e një konflikti të armatosur në kohën përkatëse. Për rrjedhojë, edhe në qoftë se do të konsideronte në themelësi dhe në qoftë se këto kundërshtime të mbrojtjes do të vlerësoheshin të suksesshme, mocioni i mbrojtjes nuk do të çonte në rrëzimin e asnjë prej pikave të aktakuzës”, tha Charles Smith III.
Andaj, Smith njoftoi se mocioni i mbrojtjes u rrëzua në tërësinë e vet, duke u bazuar në Rregullën 130.
“Trupi gjykues nuk është bindur që ka autoritet sipas Rregullës 130 për të rrëzuar pjesë të akuzave ose materiale që formojnë pjesë të aktakuzës në qoftë se për shkaqe kohore ose për shkaqe të tjera. Mbi këtë bazë, trupi gjykues e rrëzon mocionin e mbrojtjes sipas Rregullës 130 në tërësinë e vet”, tha ai.
Pas kësaj, Smith lëshoi edhe një urdhër gojor lidhur me një parashtrim me vonesë të listës së provave materiale të ZPS-së për disa faqe të përzgjedhura të një dokumenti që ZPS-ja e kishte dorëzuar përmes dëshmitarit 04826. Trupi gjykues autorizoi ZPS-në që të ndryshojë listën e provave për të përfshirë edhe disa faqe në këto prova materiale.
Ndërkohë, më 15 prill 2025, Prokuroria ka njoftuar se ka përfunduar paraqitjen e provave në këtë rast./BetimipërDrejtësi
Lajmet
Policia shqipton mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
Published
1 hour agoon
July 16, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës ka shqiptuar 2493 gjoba për kundërvajtësit e trafikut në 24 orët e fundit.
Në 24 orët e fundit janë raportuar 50 aksidente trafiku me dëme materiale, teksa 26 aksidente trafiku kanë përfunduar me të lënduar, transmeton KosovaPress.
Policia e Kosovës ka arrestuar 23 persona, 18 janë dërguar në mbajtje, teksa dy persona janë në vuajtje të dënimit.

Gjykata Supreme i reagon Qeverisë: Ndërhyrja në vendime gjyqësore është e papranueshme

Dardanët U20 kualifikohen në çerekfinale të Evropianit në basketboll

Specialja rrëzon në tërësi mocionin e mbrojtjes në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Policia shqipton mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Vendimi i Supremes, LDK-ja sot i drejtohet Prokurorisë

Ushqimet e shumëpërpunuara shkaktojnë probleme shëndetësore

Poema Berisha: Nga studente e Sistemeve të Informacionit te Menaxhere e Produktit në HelloCare.ai

Kina kritikon politizimin e tregtisë në mes të përplasjes me SHBA-në

Fillon Akademia Verore e Gjuhës Angleze në UBT – Tre ditë me dije, praktikë dhe kulturë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore