Lajmet

DhTIK shpreh sërish shqetësimin për kamatat e larta të kredive nga bankat komerciale

Published

on

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK) shpreh sërish shqetësimin për kamatat e larta të kredive nga bankat komerciale në vendin tonë.

Megjithëse sipas DHTIK edhe në raportet e BQK-së kreditë e këqija vazhdojnë të jenë shumë të ulëta, bankat mbeten dorë shtrënguese sa i përket dhënies së kredive me norma më të favorshme të interesit.

“Kjo qasje po u shkakton probleme të mëdha bizneseve tona, të cilat përkundër shumë sfidave, po përpiqen të zgjerojnë investimet e tyre. Numër i madh i bizneseve tona anëtare, kanë raportuar për norma të larta të interesit dhe administrata jo efikase”, thuhet në reagimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DHTIK).

Sipas DhTIK, mungesa e likuiditetit është jetike për të mbështetur prodhimin dhe eksportet.

“Derisa në vendet e rajonit shtetet kanë ndërmarrë veprime të ndryshme, ku sipas të dhënave që i kemi mbledhur, normat e interesit në kredi janë shumë më të ulëta. Madje ka shtete, të cilat kanë marrë iniciativa për të inkurajuar bizneset edhe nga Kosova që të bartin prodhimin, duke ju ofruar kushte shumë më të favorshme, përfshirë edhe kamata shumë më të ulëta sesa ato që i ofron sektori bankar në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Me këtë rast Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, i bënë thirrje institucioneve kompetente shtetërore, BQK-së dhe sektorit bankar, që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm në mbështetje të bizneseve, pasi nga kjo qasje po pëson ekonomia edhe ashtu e brishtë e vendit, e cila përballet me numër të madh të sfidave.

Ndryshe, bankat komerciale në Kosovë vazhdojnë me i rritur fitimet e tyre vit pas viti. Ky sektor financiar në vend, ka arritur të ketë profit të lartë gjatë vitit 2024.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK) për vitin 2024, nga kreditë bankare dhe shërbimet tjera ndaj qytetarëve dhe bizneseve, bankat komerciale kanë pasur fitim të pastër 182.1 milionë euro ose rreth 27 milionë euro më shumë se në vitin 2023. Në vitin 2023 profiti i bankave ishte 155 milionë euro, raporton KosovaPress.

Norma e interesit mesatare është mbi 6 për qind. Sipas BQK-së vlera e kredive për ekonomitë familjare, biznese dhe korporata tjera financiare arrin 5 miliradë e 813.4 milionë euro.

Lajmet

Numërohen 100% e votave të rregullta

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke rrëmbyer 433 mijë e 394 vota.

Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota.

Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të martën.

Seanca ka të bëjë me “propozim-vendimin për miratimin paraprak të listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim në vitin 2026”.

Seanca do të mbahet nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një vajzë dhe një i mitur në Fushë Kosovë

Published

on

By

Dy raste të zhdukjes janë raportuar nga Policia e Kosovës. Njëri nga rastet është një ku një vajzë është zhdukur në Fushë Kosovë mbrëmjen e 26 dhjetor, ndërsa rasti tjetër po ashtu në Fushë Kosovë por që bëhet fjalë për një të mitur.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e kunatit ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti tjetër është në “Më 29.12.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”.

Continue Reading

Lajmet

Kallas thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë

Published

on

By

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe është shprehur se mirëpret angazhimin me autoritetet zyrtare të Prishtinës.

Kallas ka konfirmuar se Bashkimi Evropian po ecën drejt heqjes së masave ndaj Kosovës. Në këtë kuadër, ajo ka përsëritur se 216 milionë euro ndihmë financiare janë lëshuar tashmë pas transferimit të rregullt të qeverisjes lokale pas zgjedhjeve të fundit lokale, ndërsa synohet lirimi i 205 milionë eurove shtesë në fillim të vitit të ardhshëm.

Në deklaratën e lëshuar pas ditës së zgjedhjeve në vend, Kallas ka porositur se Qeveria e re duhet të dyfishojë përpjekjet për reformat shumë të nevojshme që lidhen me Bashkimin Evropian. Ajo ka vlerësuar se procesi zgjedhor tregoi një angazhim të fortë ndaj parimeve demokratike.

Thirrje të veçantë, Kallas i ka bërë përbërjes së re të Kuvendit që, menjëherë pas formimit, të ratifikojë marrëveshjet që lidhen me Planin e Rritjes.

“Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një instrument me afat të kufizuar kohor, i miratuar për periudhën 2024–2027, dhe është në interesin e Kosovës që ratifikimi të bëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, për të shfrytëzuar plotësisht të gjitha mundësitë që ofron ky plan, në dobi të popullsisë së saj”, ka thënë përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Ajo gjithashtu ka theksuar se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbetet e vetmja rrugë që të dyja palët të avancojnë në proceset e tyre evropiane.

“Presim që të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshja për Rrugën drejt Normalizimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme të Dialogut, të zbatohen pa vonesa dhe pa parakushte të tjera”, ka nënvizuar Kallas, duke rikonfirmuar gatishmërinë për të organizuar një takim në nivelin më të lartë politik sapo kushtet ta lejojnë një gjë të tillë, shkruan në rtklive transmetuesi publik.

Pas procesimit të rezulateve preliminare në platformën e KQZ-së, LVV ka fituar 49.30% të votave, e pasuar nga PDK me 21.01% dhe LDK me 13.59%, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sipas këtyre rezultateve ka marr 5.68% të elektoratit.

Continue Reading

Të kërkuara