Lajmet
Dermatologët rrëzojnë pesë mitet e larjes së fytyrës
Published
10 months agoon
By
UBT NewsHigjiena personale është e mirë, por ka rregulla të përgjithshme kur bëhet fjalë për bazat, si larja e fytyrës.
Ka shumë ekspertë që këshillojnë metoda të ndryshme të larjes së fytyrës, por zhvillimi i teknikave dhe produkteve çon në stad më të avancuar të këtij rituali, në dukje shumë të thjeshtë, por me disa truke brenda saj.
Miti 1: Ju nuk duhet të lani fytyrën tuaj në dush
Dr. Shasa Hu, një anëtare e Akademisë Amerikane të Dermatologjisë dhe bashkëthemeluese e shërbimit të këshillimit për kujdesin e lëkurës BIALife, tha se deklarata e Cho-it “është një mit total”.
“Kur ju lani fytyrën tuaj në dush, avulli i ngrohtë nga dushi nxit çlirimin më të thellë të lëkurës dhe çrrënjos poret”, shpjegoi Hu.
Për sa kohë që nuk përdorni ujë të nxehtë apo sapun të ashpër, larja e fytyrës në dush ju kursen kohë, ujë e do t’ju jap pastrim të thellë lëkurës, ndryshe nga rituali i zakonshëm dhe i përditshëm që ne kemi para pasqyrës.
Miti 2: Ju duhet ta lani fytyrën dy herë në ditë
Dermatologu i New York-ut, Dr. Hadley King, tha se nëse keni nevojë të lani fytyrën dy herë në ditë varet nga lloji i lëkurës e çfarë duhet të lani. P.sh, llojet e thata ose të ndjeshme të lëkurës janë të mira për t’u pastruar një herë në mbrëmje, ndërsa lëkura me vaj kërkon ta pastroni së paku dy herë në ditë.
Nëse bëni një stërvitje të gjatë dhe djersiteni ose vendosni grim të rëndë, larja e fytyrës pas palestrës dhe përpara shtratit është e rëndësishme.
Miti 3: Larja e fytyrës me sapun dhe ujë mjafton si një rutinë e përditshme
“Larja me sapun bëhet për pastrimin e gjërave të rregullta. Lëkura nuk është e rregullt”, tha Nazarian. Sapunët tipike zhveshin vajrat natyrale dhe hidratuesit nga lëkura juaj, që mund të prishë pH e lëkurës tuaj dhe të dëmtojë barrierën e saj”.
Në vend të kësaj, jepni lëkurës pastrim të butë dhe pa aromë që ofron që i shërben më së miri trajtimit të saj.
Miti 4: Skrubi është mënyra më e mirë për të pasur një pastrim të thellë
Pastrimi me sfungjer ose pajisje mekanike nuk zhdukë polimeret e yndyrës ose kozmetikës në sipërfaqen e lëkurës. Skrub-et mekanikë mund të shkaktojnë shenja mikroskopike në lëkurë, por të padëmshme gjithsesi.
Miti 5: Ju nuk duhet të lani duart para se të lani fytyrën tuaj
Edhe nëse duart tuaja nuk duken ose ndihen të pista, ato janë në përdorim.
“Shumica e njerëzve përdorin shpesh duart për të shtypur në tastierë dhe telefona, ose në makinë”, tha Hu, ndaj bakteret dhe kimikatet në këto sipërfaqe mund të çojnë në acarim ose infeksion të lëkurës, syrit, sidomos tek njerëzit që janë të prirur ndaj ekzemës. /UBT News/
Lajmet
Ambasada amerikane e quan sukses të madh ushtrimin e përbashkët me Policinë
Published
40 minutes agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë e ka cilësuar si një sukses të madh ushtrimin e javës së kaluar për reagim ndaj krizave të realizuar në koordinim mes Ambasadës së SHBA-së dhe Policisë së Kosovës.
Në këtë ushtrim kanë qenë të përfshirë rreth 800 oficerë të Policisë së Kosovës bashkë me njësite të tjera speciale, përfshirë forenzikën dhe KFOR-in.
Për këtë ushtrim të përbashkët janë përdorur edhe qentë, dronët e automjete tjera taktike.
“Ushtrimi i përbashkët i reagimit ndaj krizave i javës së kaluar ishte një sukses i madh — duke reflektuar koordinimin e shkëlqyer midis Ambasadës së SHBA-së dhe Policisë së Kosovës. Gati 800 oficerë të PK-së — së bashku me zjarrfikësit dhe emergjencat dhe njësitë e specializuara duke përfshirë njësitë SIU, SOU, EOD, UAS/Kundër-UAS, Forenzikë dhe Çështje Publike — morën pjesë, me mbështetje të vlefshme nga RSO, MSG, PD, INL, ICITAP, MED, KFOR, LGF dhe PSU. Nga qentë dhe dronët te automjetet taktike dhe ekipet e emergjencës, ky ushtrim nxori në pah bashkëpunimin tonë ndëragjencor, gatishmërinë operacionale dhe angazhimin e përbashkët ndaj sigurisë”, shkruan Ambasda në njoftim.
Lajmet
Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale
Published
42 minutes agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses trajnimin elitë “Simboli i Ujkut”, i cili ka zgjatur tri javë dhe kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve profesionale.
Ushtrimi final zgjati 72 orë pa ndërprerje, gjatë të cilit kursantët realizuan patrullime mbi 70 kilometra me pajisje të plota ushtarake.
Në fazën përfundimtare, pjesëtarët e FSK-së ekzekutuan me sukses misionin e caktuar, sulmin duke treguar profesionalizëm të lartë, vendosmëri, si dhe bashkëpunim të shkëlqyer ekipor.
Përfundimi me sukses i këtij trajnimi konfirmon nivelin e lartë të përgatitjes dhe gatishmërisë së pjesëtarëve, si dhe angazhimin e vazhdueshëm për ngritjen e kapaciteteve operative dhe profesionale.
Lajmet
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Published
1 hour agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një delegacion 6-anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Yunus Emre (Turqi, SOC), do të udhëtojë në Kosovë nga 27 deri më 29 dhjetor për të vëzhguar zgjedhjet e parakohshme për Asamblenë e Kosovës.
Delegacioni do të takojë udhëheqësit dhe përfaqësuesit e partive kryesore politike (duke përfshirë partitë që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë), Kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kryetarin e Panelit për Ankesa dhe Parashtresa Zgjedhore, si dhe përfaqësues të komunitetit ndërkombëtar, OJQ-ve dhe medias, përpara se të vëzhgojë votimin më 28 dhjetor.
“Një ekspert i Komisionit të Venecias – grupi i Këshillit të Evropës i ekspertëve ligjorë të pavarur – do të ofrojë mbështetje ligjore gjatë vizitës.Një konferencë për shtyp është e planifikuar të hënën, më 29 dhjetor, në orën 14:00”, thuhet në njoftim.
Lajmet
Elezi: Për tri ditë janë shpërndarë me sukses 93% e pakove me fletëvotime për votimin me postë të diasporës
Published
1 hour agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Vetëm brenda tri ditëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka arritur të shpërndajë 93% të pakove me fletëvotime për votuesit jashtë Kosovës që janë regjistruar të votojnë përmes postës në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një përgjigje me shkrim për KosovaPress ka treguar të dhënat e fundit nga ky proces, i cili, sipas tij, është duke u kryer nga KQZ, përmes operatorit ekonomik.
Sipas tij, nga dita martë në mëngjes kur ka filluar shpërndarja e tyre dhe deri enjten në mesnatë, janë shpërndarë 93% e pakove me fletëvotime.
“Gjatë tri ditëve, më 16, 17 dhe 18 dhjetor 2025, nga gjithsej 57,829 dërgesa, 93% e tyre apo 53,660, janë dorëzuar me sukses te votuesit. Nga numri i përgjithshëm i dërgesave, 50,462 (94%) janë dorëzuar te votuesit në shtete në Evropë, ndërkaq, 3,198 dërgesa (77%) janë dorëzuar te votuesit në shtete jashtë Evropës”, thuhet në përgjigjen e tij.
Elezi ka treguar se këto statistika do të ishin edhe më të larta, nëse votuesit do të ndodheshin në shtëpitë e tyre në kohën kur u janë dërguar pakot me fletëvotime.
“Këto statistika do të ishin edhe më të larta dhe përqindja do të arrinte në 98.73% nëse do të dorëzoheshin me sukses edhe 3,437 pakot tjera, por kjo s’ka ndodhur gjatë këtyre datave për shkak se votuesit nuk ndodheshin në shtëpi. Sipas kontratës, është detyrë e operatorit ekonomik që dorëzimin e zarfit ta kryejë tek adresa e votuesit dhe mund të pranohet vetëm nga votuesit ose familjarët, të cilët e nënshkruajnë pranimin e dërgesës. Po ashtu, sipas kushteve të kontratës, në adresë të një votuesi, do të shkohet deri në 3 herë për t’ia dorëzuar pakon me fletëvotim”, tha Elezi.
Me qëllim të ofrimit të mundësisë për votim për shtetasit që janë regjistruar për të votuar përmes postës, kutitë postare janë funksionale në këto 23 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër./KP
Ambasada amerikane e quan sukses të madh ushtrimin e përbashkët me Policinë
Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale
Fotot më të fuqishme të vitit 2025
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
Elezi: Për tri ditë janë shpërndarë me sukses 93% e pakove me fletëvotime për votimin me postë të diasporës
Qeveria miraton vendime preliminare për shpronësime në disa projekte infrastrukturore
Nëse kualifikohet në botëror, Kosova fiton rreth 10.5 milionë dollarë
Gjilani ndalon përdorimin e fishekzjarreve
Paris Saint-Germain fiton trofeun e gjashtë sezonal pas një drame penalltish ndaj Flamengos
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
