Botë

Kryediplomati ukrainas bisedon për “paqe të qëndrueshme” me emisarin e SHBA-së

Published

on

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, ka biseduar me të dërguarin amerikan, Keith Kellogg, për mënyrat se si të arrihet një paqe e drejtë dhe e qëndrueshme në konfliktin me Rusinë.

Vizita e Kelloggut në Kiev po zhvillohet në kohën e rritjes së tensioneve mes Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Po ashtu, SHBA-ja dhe Rusia kanë mbajtur bisedime për përmirësimin e raporteve, por edhe për përfundimin e luftës në Ukrainë. Por, në takimin e mbajtur në Riad më 18 shkurt nuk ishte e pranishme Ukraina.

I afirmova gatishmërinë e Ukrainës për të arritur paqe përmes forcës dhe vizionit tonë për hapat e nevojshme”, shkroi Sybiha në X.

Ai ia përsëriti Kelloggut, i cili po qëndron në Kiev që nga e mërkura, se do të “ulem dhe do të dëgjoj” si pjesë e misionit të tij, duke theksuar se siguria e Ukrainës dhe ajo transatlantike janë “të pandara”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të takohet me Kelloggun sot. I dërguari i posaçëm amerikan veçse është takuar me komandantin e ushtrisë ukrainase dhe me udhëheqësit e shërbimeve të posaçme dhe të inteligjencës.

Në dy ditët e fundit, Trump ka sugjeruar se e fajëson Ukrainën për nisjen e luftës me Rusinë më 2022 dhe e ka quajtur Zelenskyn “diktator pa zgjedhje”. Ai po ashtu ka thënë se mbështetja e publikut për Zelenskyn është e ulët.

Zelensky i është përgjigjur akuzave të Trumpit duke thënë se ai ka ngecur “në hapësirën e dezinformimit” që vjen nga Rusia, por një ditë më vonë ka deklaruar se ai shpreson në pragmatizmin amerikan./REL/

Lajmet

BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën

Published

on

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh pasi nuk arritën të bien dakord për përdorimin e aseteve të ngrira ruse.

Marrëveshja, e cila sipas udhëheqësve do të përmbushte nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, erdhi pas më shumë se një dite bisedimesh në një samit në Bruksel.

“Ne u zotuam, ne e përmbushëm premtimin”, shkroi shefi i BE-së, Antonio Costa, në X, ndërsa njoftoi marrëveshjen për të siguruar një kredi të mbështetur nga buxheti i përbashkët i bllokut.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kishte kërkuar udhëheqësve të përdornin 200 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, por Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e parave të gatshme, kërkoi garanci për ndarjen e përgjegjësisë, gjë që rezultoi shumë e vështirë për vendet e tjera./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Tre të arrestuar për djegien e një elefantit të egër në Sri Lanka

Published

on

Policia në Sri Lanka ka arrestuar tre burra për dyshimin se kanë djegur një elefant të egër me pishtarë flakësh ndërsa përpiqeshin ta largonin, raportuan mediat lokale.

Një video e incidentit, e cila ndodhi në një fshat në veri të vendit, shkaktoi reagime të ashpra ndërsa qarkulloi në mediat sociale këtë javë.

Pavarësisht se mori trajtim nga veterinerët, elefanti mashkull ngordhi të martën.

Të dyshuarit, të cilët u arrestuan të enjten, janë të moshës midis 42 dhe 50 vjeç, raportuan mediat lokale./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

​NATO bie dakord për një buxhet ushtarak prej gati 3 miliardë dollarësh për vitin 2026

Published

on

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord për buxhetet e tyre të financuara nga të dyja palët për vitin 2026, duke miratuar shpenzime në rritje që synojnë forcimin e gatishmërisë dhe aftësive ushtarake të aleancës.

Sipas marrëveshjes, buxheti civil i NATO-s për vitin 2026 është caktuar në 528.2 milionë euro (623 milionë dollarë), ndërsa buxheti ushtarak do të arrijë në 2.42 miliardë euro.

Vendimi u mor të martën në një takim të Këshillit të Atlantikut të Veriut.

NATO tha në një deklaratë se buxhetet e financuara nga të dyja palët për vitin 2026 do të mbështesin aftësitë kritike dhe do të promovojnë gatishmërinë, duke ndihmuar në bërjen e aleancës më të fortë, më të drejtë dhe më vdekjeprurëse, shkruan Anadollu Agency.

Buxheti do të kontribuojë në përshtatjen ushtarake të NATO-s, do të përmirësojë ndërveprimin midis forcave aleate dhe do të mbështesë parandalimin dhe menaxhimin e krizave, si dhe sigurinë bashkëpunuese, thuhet në deklaratë.

Financimi do të vazhdojë gjithashtu për Strukturën e Komandës së Integruar të NATO-s, trajnimet dhe ushtrimet e udhëhequra nga NATO, operacionet dhe misionet e aleancës dhe mbështetjen për ndërtimin e kapaciteteve për vendet partnere./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Hakohet Ministria e Brendshme e Francës

Published

on

Ministria e Brendshme e Francës ka qenë shënjestër e një sulmi të madh kibernetik që zgjati disa ditë, gjatë të cilit llogaritë e email-it të punonjësve u kompromentuan dhe u qasen dosjet e ndjeshme të policisë, njoftoi sot ministri i Brendshëm Laurent Nunez.

Në një intervistë me Franceinfo, ministri Nunez tha se një hetim gjyqësor është duke u zhvilluar me qëllim gjetjen shumë të shpejtë të autorit të krimit.

Sipas tij, sulmuesit arritën të qasen në disa kuti profesionale email-i dhe kështu të marrin kode aksesi. Kjo u lejoi atyre të kërkonin në një numër bazash të dhënash të rëndësishme të policisë, duke përfshirë Sistemin e Përpunimit të të Dhënave Penale (TAJ) dhe Regjistrin e Personave të Kërkuar (FPR).

Edhe pse sulmi është konfirmuar, shkalla e saktë e dëmit është ende e paqartë.

Ministria, e cila punëson pothuajse 300,000 njerëz, nuk ka marrë asnjë kërkesë për shpërblim. Nunez ia atribuoi shkeljen “neglizhencës” së individëve brenda ministrisë, pavarësisht paralajmërimeve të rregullta në lidhje me procedurat e sigurisë.

“Duhen disa individë për të mos ndjekur këto rregulla,” tha ai.

Javën e kaluar, media raportoi për aktivitet të dyshimtë në serverë të ministrisë, pas së cilës grupi i hakerëve pretendoi, pa dhënë prova, se kishte qasje në të dhënat e më shumë se 16 milionë njerëzve.

“Kjo është e rreme,” tha Nunez duke shtuar se Komisioni Kombëtar për Informatikë dhe Liri (CNIL) është informuar për gjithçka, dhe Zyra Franceze për Luftimin e Krimit Kibernetik (OFAC) po udhëheq hetimin./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara