Lajmet

​Vdekja e akademik Minir Dushit, Kraja: Ikja e tij lë vend të zbrazët në Akademi

Published

on

Me rastin e vdekjes së akademik Minir Dushi, është mbajtur mbledhje komemorative. Aty u fol për jetën dhe veprën e akademik Dushit, për çka u vlerësua lartë kontributi i tij në fushën e shkencës.

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Artit të Kosovës, Mehmet Kraja tha se akademik Minir Dushi duke qenë pjesëmarrës në themelimin dhe ndërtimin e institucioneve më prestigjioze të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, u bë edhe sinonim i tyre.

Kraja potencoi se vdekja e Dushit ka lënë një vend të zbrazët në akademi.

“Ai ishte anëtar i Akademisë plot 50 vjet, që nga themelimi i saj. Ishte prorektori i parë i Universitetit të Prishtinës, më pas rektor në një kohë shumë të vështirë…Inxhinieri i parë shqiptar që zbriti në galeritë e Trepçës. Akademik Minir Dushi duke qenë pjesëmarrës në themelimin dhe ndërtimin e institucioneve më prestigjioze të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, u bë edhe sinonim i tyre. Ishte institucionalist në kuptimin më pozitiv të fjalës…Ikja e akademik Minir Dushi lë një vend të zbrazët në akademinë tonë. Një vend të zbrazët për ata që për shumë kohë ishin emblema e këtij institucioni”, tha Kraja.

Sekretari i seksionit të shkencave të natyrës, anëtar korrespodent, Fetah Podvorica foli për jetën dhe veprën e akademik Minir Dushit. Ai tha se kontributi i Dushit bëri që për herë të parë në Minierën e Trepçës të prodhohet zink të pastër.

Podvorica tha se Dushi ka dhënë kontribut në përgatitjen e fjalorit enciklopedik të Kosovës.

Përveç kësaj, ai tha se opusi shkencor dhe profesional i akademik Minir Dushit arrin mbi 180 njësi bibliografike.

“Me kontributin e tij në vitin 1968 për herë të parë edhe në Minierën e Trepçës u mundësua që të bëhet prodhimi i zinkut të pastër me elektrolizën e cila në atë kohë nxori më shumë se 30 mijë ton zink elektrolitik të pastër, prodhuar prej kësaj veprimtarie. Akademik Minir Dushi ka dhënë një kontribut të madh në themelimin e fakultetit Xehtaro-Metalurgjik…Akademik Minir Dushi ka pasur gjithashtu një veprimtari akademike shumë të pasur. Ka luajtur një rol të rëndësishëm në mbarëvajtjen e punës dhe përfaqësimin e denjë të seksionit të shkencave të natyrës në pothuajse pesë dekada dhe po ashtu ai ishte i përfshirë përherë në aktivitetet dhe veprimtaritë jo vetëm të seksionit por edhe të vet të akademisë. Një kontribut të rëndësishëm akademik Minir Dushi e ka dhënë në përgatitjen e fjalorit enciklopedik të Kosovës. Opusi shkencor dhe profesional i akademik Minir Dushit arrin mbi 180 njësi bibliografike…Ai është nderuar me më se 28 shpërblime të ndryshme, me mirënjohje, diploma, pllakata dhe dekorata”, tha Podvorica.

Ndërsa, Baton Dushi u shpreh se vdekja e babait të tij, Minir Dushit përveç familjes është humbje edhe për familjen akademike.

“Ne sot kemi humbur njeriun tonë të familjes dhe për këtë humbje jemi në mort e dhimbje njerëzore. Njëjtë me ne edhe ju e keni humbur njeriun tuaj të familjes akademike. Që kur njeriu filloj socializmin brenda sojit të tij, familja që është dhe mbetet vet shenjtëria. Familja juaj e akademisë humbi kolegun punëtor, derisa familja jonë humbi prindin fort të kujdesshëm dhe shumë punëtorë…Ai thoshte “ia dolëm e bëmë akademinë’. Ju vërtetë ia dolët e bëtë dhe po e rritni atë. Respekt, mirënjohje për çdo ditë që prindi ynë gjeti respekt dhe ngrohtësinë tuaj”, u shpreh Dushi.

Telegram ngushëllimi familjes Dushi i dërgoi edhe Akademia e Shkencave të Shqipërisë duke thënë se “Kujtimi dhe vepra e akademik Minir Dushit do të mbeten gjithmonë frymëzim për të gjithë ata që i shërbejnë dijes dhe përparimit shkencor”.

Në ekspozimin e arkivolit për homazhe dhe ngushëllime të familjes mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërkaq, në mbledhjen komemorative dhe homazhe morën pjesën ministrja e Ekonomisë, Artane Rizavanolli dhe ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci. Përveç këtyre, morën pjesë edhe shumë personalitete të tjera të njohura politike.

Akademik Minir Dushi ka lindur në vitin 1929 dhe ka vdekur më 27 janar të këtij viti. 

Lajmet

Osmani priti në takim Anu Prattipatin

Published

on

By

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet në fushën e sigurisë si dhe situatën me ngërçin politik.

Në takim u diskutua gjithashtu për zhvillimet e fundit në vend, me fokus në hapat e mëtejmë drejt konstituimit të Kuvendit në dritën e vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për zhvillimet në fushën e sigurisë”, njoftoi Presidenca e Kosovës.

Sipas njoftimit, Osmani ka diskutuar me diplomaten amerikane edhe rreth vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara si dhe takimet që presidentja i ka zhvilluar me zyrtarë të lartë të administratës Trump.

Me këtë rast, Presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale, përfshirë hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit me SHBA-në, me theks të veçantë në fushat e ekonomisë dhe të mbrojtjes”, bëri të ditur institucioni i Presidencës.

Continue Reading

Lajmet

Gjykata e Prishtinës e dënon në mungesë me 15 vjet burgim për krime lufte një ish-pjesëtar të sigurimit serb

Published

on

By

Në një njoftim për media, Gjykata Themelore në Prishtinë tha se e gjeti fajtor të pandehurin, të cilin e identifikoi vetëm me inicialet S.F., për kryerjen e veprës penale krime lufte kundër popullsisë civile.

Prokuroria e akuzoi atë se, bashkë me dy zyrtarë të tjerë të paidentifikuar, e kishin marrë me forcë në veturën e tyre një mjek me inicialet H.Sh në vitin 1998 në rrugën Drenas-Prishtinë, dhe e “kishin dërguar në ndërtesën e Sigurimit Shtetëror në Prishtinë, ku e kishin rrahur e torturuar”.

Nga ajo ditë për fatin e tij nuk dihet asgjë”, sipas aktakuzës.

S.F., ka të drejtë të ankohet ndaj aktgjykimit të Themelores në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Gjykimi në mungesë mundësohet në Kosovë pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, të bëra më 2022. Megjithatë, gjykime të tilla mund të bëhen vetëm me kushtin që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për të siguruar praninë e të akuzuarit.

Megjithatë, ky Kod përcakton se personat që gjykohen në mungesë kanë të drejtë për një rigjykim pa kushte, kur të arrestohen.

Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, që nga hyrja në fuqi e ligjit për gjykimet në mungesë deri në shkurt të vitit 2025, janë ngritur 50 aktakuza në mungesë, kundër 73 anëtarëve të forcave serbe, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte në Kosovë.

Ndërkaq, aktgjykimi i parë në mungesë është shqiptuar dhjetorin e vitit 2024 në rastin e Çedomir Aksiqit, i cili u dënua me 15 vjet burgim për krime lufte kundër popullatës civile.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998-’99 u vranë mbi 13.000 civilë, kryesisht shqiptarë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, janë ende të zhdukur.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte./REL

Continue Reading

Lajmet

Aksioni i Prokurorisë për spiunazh, arrestohet një polic

Published

on

By

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar arrestimin e një zyrtari të Policisë gjatë një operacioni të zhvilluar të enjten, më 17 korrik, që lidhet me dyshimet për spiunazh.

Sveçla e cilësoi këtë ndërhyrje si një aksion të rëndësishëm, duke theksuar se “rrit sigurinë dhe integritetin e institucioneve të vendit”.

Operacioni është ndërmarrë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të tij”, thuhet në njoftimin zyrtar të Prokurorisë Speciale.

Autoritetet kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Continue Reading

Lajmet

​Haradinaj: Kurti me vetëdije po e mban peng Kuvendin

Published

on

By

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj tha se e gjithë Kosova është lodhur nga situata aktuale. Ai deklaroi se kryeministri në detyrë, Albin Kurti me vetëdije po e mban situatën peng, siç shtoi ai, nuk ka arsye tjetër që të mbahet 48 herë seancë për konstituim të Kuvendit.

Para fillimit të seancës, ai iu tha mediave se nuk pret ndonjë ndryshim për ditën e sotme.

Unë mendoj që jo vetëm protestuesit që janë këtu, por mendoj që e gjithë Kosova është lodhur me këtë situatë dhe ne po i përsërisim fjalët e njëjta. Kemi dhënë një ofertë, jemi të gatshëm që të votojmë në rast se do të ketë një mirëkuptim ndryshimi të emrit, të kandidatit. Në rast se jo, do të mbesim kështu edhe fatkeqësisht edhe një kohë por unë prapë besoj që me vetëdije zotëri Kurti po e mban këtë situatë peng sepse nuk shoh arsye tjetër, pse duhet me ardh 48 herë me të njëjtin kandidat kur dihet botërisht që nuk janë numrat”, u shpreh ai.

Haradinaj shtoi se do ta shqyrtojnë ftesën e kreut të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i cili ka paralajmëruar se do i ftojë partitë politike për takim.

Nuk e shoh se cila do të jetë ajo marrëveshje përpos asaj që po qarkullon mes Nisma-s dhe LVV-së por sido që të jetë duhet me pa se çfarë do ndodhë. Nuk e di se çfarë pozicioni ka nëse Limaj i fton në takim partitë, që do t’i fton por do ta shohim, deri tash nuk kemi marrë ndonjë ftesë, por do ta shohim shqyrtojmë dhe do ta japim përgjigjen në kohë”, shtoi Haradinaj.

Continue Reading

Të kërkuara