Lajmet

​Pozitë e opozitë komentojnë emërimin e Grenell si i dërguar presidencial për misione speciale

Published

on

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donal Trump ka emëruar Richard Grenell, si të dërguar presidencial për misione speciale. Opozita në Kosovë kanë komentuar një gjë të tillë, duke thënë se pushteti tashmë ka dëmtuar relacionet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas mbledhjes së kryesisë, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari Lila, tha se vendimet e presidentit të zgjedhur duhet të shihen si hap para drejt bashkëpunimit.

“Natyrisht që vendimet e presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës raport me politikën dhe gjeo-strategjinë janë vendime që duhet shikuar hapat përpara në frymën e bashkëpunimit e jo në frymën e kundërshtisë. Mendoj që situata është dramatikisht më ndryshe në terren në Republikën e Kosovës me atë çfarë ka qenë në vitin 2020 dhe me marrëveshje të cilën janë arritur që ne prapë edhe sot e asaj dite vlerësojmë se ka mundur të ketë pasoja në veçanti për shembull ndarja apo menaxhimi i Liqenit të Ujmanit me Serbinë. Që e konsiderojmë dhe e kemi konsideruar edhe në atë kohë që është një cenim i sovranitetit të Republikës së Kosovës për projekt dhe për infrastrukturë vitale, të cilën Kosova dhe qytetarët e saj në sistemin e kaluar kanë paguar dhe e kanë në pronësi”, deklaroi jo.

Shefi i Grupit Parlamentar te PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar zgjedhjen e Richard Grenell, si të dërguar presidencial për misione të posaçme.

“Unë besoj që Republika e Kosovës do të ketë një qeveri të re, një kryeministër të ri, siç është Bedri Hamza, i cili i ka dyert e hapura edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe në Shtëpinë e Bardhë edhe në State Departament. Dhe unë besoj shumë që Kosovës po i hapet një perspektivë e re edhe në raport me ShBA-të. Këta që tashmë po shkojnë kanë qenë jashtëzakonisht të papjekur, e kanë dëmtuar agjendën shumë në raport me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Tahiri.

Sa i përket deklarimeve të pozitës pas dorëzimit në Kushtetuese të dhjetëra ligjeve, Tahiri deklaroi se pushteti është nën masa dhe nuk i pyet askush.

“Ky pushtet i sanksionuar me i thënë këto është e palogjikshme, këta janë të sanksionuar. Ju imagjinoni prej qershorit të vitit 2023 ky është një pushtet i sanksionuar, janë nën masa, janë nën sanksione. Çfarë kuptimi ka agjenda ndërkombëtare. Janë vetëm figura, këta nuk t’i pyet askush për asgjë dhe janë krejt të pa rëndësishëm. Këtu vetëm një e mirë është që jemi në prag të zgjedhjeve dhe qeveria do ta ketë një kryeministër të ri, siç është Bedri Hamza”, përfundoi ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi tha se emërimi i Grenell është vendim sovran i shtetit tjetër.

“Është vendim sovran i shtetit tjetër nuk kemi çka…normalisht që do të bashkëpunojmë me këdo që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e caktojnë si përfaqësues të tyre për ndërmjetësimin e krizave nëse konsiderohet problemi në Ballkanin Perëndimor si problem krizash që hyn në fushëveprimtarinë e tij. Nuk jemi ne ata që përcaktojmë se kush do të jetë përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Ndërkaq, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj akuzoi pushtetin për prishje të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Zyrtarët amerikan kanë thënë se ne nuk kemi raporte me këtë qeveri, e kanë sanksionuar këtë qeveri dhe kemi raporte të mira me popullin e Kosovës. Besoj që do të vazhdojnë në këtë drejtim sepse për herë të parë në histori ka ndodhur që shqiptarët dhe gjithë ata ushtarët e facebook -ut të LVV-së i kanë atakuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i kemi aleatët kryesor, aleatë trandicional”, përfundoi deputetja e AAK-së.

Lajmet

Evakuohen 15 familje në Mitrovicë

Published

on

By

Nga ora 2 e mesnatës deri më tani janë evakuuar gjithsej 15 familje nga lagjja “2 Korriku” në Mitrovicë, ka bërë të ditur Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Mitrovicë të Jugut, Burim Ibishi.

Si pasojë e vërshimeve, Ibishi ka bërë të ditur se situata në këtë pjesë të qytetit nuk është e mirë, pasi uji ka përfshirë pothuajse tërë zonën.

Sipas Ibishit, ekipet në terren po përballen edhe me vështirësi shtesë, pasi disa banorë po refuzojnë evakuimin.

“Disa banorë po dalin, disa jo. Kjo po na krijon problem dhe po kërkon organizim të kujdestarisë. Gjendja nuk është e mirë, por nuk mund të them se është diçka jashtëzakonisht alarmante”, ka thënë Ibishi për Kosovapress.

Ai ka shtuar se për momentin ujërat janë ende brenda shtretërve të tyre dhe nuk kanë dalë jashtë, por lagjet “2 Korriku” dhe “Lisica” mbeten më problematiket, ku zjarrfikësit po përballen me më së shumti telashe dhe po qëndrojnë në gatishmëri të vazhdueshme./KP

Continue Reading

Lajmet

Moti sot: Borë e ngrica

Published

on

By

Sot në vendin tonë po mban mot i ftohtë dhe me mundësi për reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin mes -5 dhe -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes -1 dhe 1 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga juglindja 1-7m/s.

E rënia e temperaturave, veçanërisht pas reshjeve të mëdha të shiut ditët e fundit, ka bërë që institucionet të apelojnë qytetarët për kujdes.

Thirrje për kujdes të shtuar në trafik ka bërë Policia e Kosovës, për shkak të rrezikut të ngricave të mundshme në rrugë.

Continue Reading

Lajmet

Prokuroria e Prizrenit me aksion të madh në disa qytete të Kosovës

Published

on

By

Një aksion i madh policor është duke u kryer në disa qytete të Kosovës, ka bërë të ditur kryeprokurori Petrit Kryeziu.

Aksioni po zhvillohet nga Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës të udhëhequra nga një numër i madh i prokurorëve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Sipas “Burimit për Drjetësi”. deri tani janë arrestuar disa persona në regjionet e Prizrenit, Prishtinës, Pejës, Gjilan, Ferizajt, Mitrovicës dhe Gjakovës, ndërsa aksioni është duke u zhvilluar lidhur me kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i besimit”, “keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”, “ndihmë në keqpërdorim të besimit” dhe falsifikim të dokumentit”.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Të kërkuara