Lajmet
Sveçla: Pjesëtarë të Listës Serbe janë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri
Published
1 year agoon
By
UBTNewsPjesëtarë të Listës Serbe kanë qenë të përfshirë në trazira të vazhdueshme në veri, ka thënë sot ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla.

Këto deklarata ministri Sveçla i bëri me rastin e lansimit të raportit “Siguria në veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Basnjka dhe kanalin e Ibër Lepenc”, derisa shtoi se beteja e vazhdueshme e autoriteteve të Kosovës për shtirje të sovranitetit në pjesën veriore të vendit, ka demaskuar aspiratat e Serbisë për territorin e Kosovës.Ministri Sveçla tha po ashtu se strukturat paralele serbe kanë bashkëpunuar me Beogradin zyrtar dhe kanë pranuar urdhra nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e Milan Radoiçiq.
Ai shtoi se që nga viti 2023, janë ashpërsuar aktet e tilla kriminale, sipas tij duke u kthyer në sulme që vetëm Rusia ka kryer në Ukrainë, e Serbia në Kosovë.
“Ne numërojmë qindra sulme ndaj policisë, mediave e qytetarëve e cila pas gjithë këtyre qëndron Serbia. Integrimi i shumë folur i strukturave paralele serbe në institucione tona, sipas marrëveshjes së Brukselit, ka mundësuar instalim të strukturave që kanë raportuar Serbisë dhe Vuçiqit, dhe kanë pranuar urdhra nga ta, duke qenë kazi i institucioneve tona… Me fillimin e vitit 2023, e deri më tash siç jo vetëm ne por mbarë bota e ka parë, janë ashpërsuar aktet e tilla kriminale, duke kthyer në sulme që vetëm Rusia ka kryer në Ukrainë, Serbia në Kosovë”, u shpreh Sveçla.
Ai ka thënë po ashtu se Lista Serbe nuk nund të thotë se nuk ka qenë e përfshirë në sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, ku në maj të vitit 2023, protestuesit serbë në Zveçan janë përleshur me pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, duke lënë të plagosur mbi 90 paqeruajtës.
“Nën petkun e përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës pas takimeve me presidentin serb, Aleksander Vuciq, udhëheqësit e Listës Serbe kanë qenë të përfshirë drejtëpërdrejt në trazirat e vazhdueshme atje, ndërsa njerëzit me të afërt ishin sulmues aktiv të pjesëtarëve të KFOR-it, Policisë dhe të institucioneve tona. Nuk mund të thotë Lista Srpska se nuk ka qenë në përfshirë në sulmet e pjestarëve të KFOR-it. Asistentë, shoferë, truproje të Listes Srpska janë identifikuar dhe tash një pjesë e tyre janë në arrati”, tha ai.
Se ka shtim të sulmeve të armatosura ndaj Policisë së Kosovës, tha Skender Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.
“Të gjeturat kryesore të raportit janë që, më shumë se një vit që prej sulmit që kanë ndodhur në fshatin Banjskë, shumica e individëve që kanë qenë pjesë e këtij sulmit, ende gjenden të lirë në Serbi, janë larguar në Serbi. Po ashtu edhe udhëheqësi kryesor ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiq ende nuk është sjell para drejtësisë. Pas tetorit të vitit 2023, kemi një intensitet të lartë dhe një shtim të sulmeve të armatosura ndaj Policisë se Kosovës, institucioneve lokale e qendrore të shteti që janë pjesë të veriut të vendit, ka sulme edhe ndaj misionit evropian EULEX-i dhe ndaj KFOR-it dhe popullatës civile”, tha ai.
Raporti “Siguria në veri të Kosovës pas sulmeve terroriste në Basnjka dhe kanalin e Ibër Lepenc” është lansuar nga Instituti për Siguri dhe Reziliencë – PREVENT, analizon situatën e sigurisë në komunat veriore të Kosovës pas sulmeve të 24 shtatorit 2023 dhe 29 nëntorit 2024 si dhe rrezikun që paraqesin organizatat ekstremiste dhe terroriste si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”.
Lajmet
BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën
Published
1 hour agoon
December 19, 2025By
UBT News
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh pasi nuk arritën të bien dakord për përdorimin e aseteve të ngrira ruse.
Marrëveshja, e cila sipas udhëheqësve do të përmbushte nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, erdhi pas më shumë se një dite bisedimesh në një samit në Bruksel.
“Ne u zotuam, ne e përmbushëm premtimin”, shkroi shefi i BE-së, Antonio Costa, në X, ndërsa njoftoi marrëveshjen për të siguruar një kredi të mbështetur nga buxheti i përbashkët i bllokut.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kishte kërkuar udhëheqësve të përdornin 200 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, por Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e parave të gatshme, kërkoi garanci për ndarjen e përgjegjësisë, gjë që rezultoi shumë e vështirë për vendet e tjera./S.K/KP/BBC/
Qeveria në detyrë do të mblidhet sot, ku nga zyra e kryeministrit kanë bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në ora 10:00.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
RENDI I DITËS
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për Konfirmimin e obligimit të zbatimit të vendimeve të CEFTA-s dhe protokolleve të saj (MINT)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Ekstraktit të Procesverbalit dhe të Transkriptit të mbledhjes së 277-të dhe të ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjeve 275 dhe 276 Elektronike/Korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM) Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim së për krijimin e së drejtës servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Linja ajrore 110 kv, Parku me Erë-Zatriq” (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi” dhe atyre private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Autoudhën “Arbër Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit” (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Tranzit në Klinë, nga N9 deri në R – 104”, Klinë – Gurakoc (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë” (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Raportit të tretë të punës të Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve Shtetërore të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike (MPB)./S.K/EO/
Lajmet
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, arrestohen 7 persona
Published
1 hour agoon
December 19, 2025By
UBT News
Një aksion i gjerë kundër korrupsionit është zhvilluar më 18 dhjetor 2025 në rajonin e Prishtinës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për vepra të rënda penale.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi, përfshirë edhe zbatimin e masave të veçanta hetimore.
Aksioni lidhet me dyshimet për përfshirje në vepra penale si korrupsioni, keqpërdorimi i detyrës zyrtare, dhënia dhe marrja e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit, mashtrimi si dhe armëmbajtja pa leje.
Gjatë këtij aksioni policor janë arrestuar shtatë persona me inicialet: F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L. Të dyshuarit, sipas autoriteteve, janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave.
Me vendim të Prokurorisë Speciale, shtatë të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të operacionit janë sekuestruar rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme, pajisje elektronike si dhe tri automjete.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, në koordinim të plotë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./S.K/KP/
Lajmet
Tre të arrestuar për djegien e një elefantit të egër në Sri Lanka
Published
1 hour agoon
December 19, 2025By
UBT News
Policia në Sri Lanka ka arrestuar tre burra për dyshimin se kanë djegur një elefant të egër me pishtarë flakësh ndërsa përpiqeshin ta largonin, raportuan mediat lokale.
Një video e incidentit, e cila ndodhi në një fshat në veri të vendit, shkaktoi reagime të ashpra ndërsa qarkulloi në mediat sociale këtë javë.
Pavarësisht se mori trajtim nga veterinerët, elefanti mashkull ngordhi të martën.
Të dyshuarit, të cilët u arrestuan të enjten, janë të moshës midis 42 dhe 50 vjeç, raportuan mediat lokale./S.K/KP/BBC/
BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën
Mblidhet sot Qeveria në detyrë
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, arrestohen 7 persona
Tre të arrestuar për djegien e një elefantit të egër në Sri Lanka
“The Guardian”: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Retrospektivë: Vjedhja e Kupës botërore të FIFA-s 1983
Sveçla jep detaje mbi aksionin e madh të policisë dhe AKI-së
Gjenden mbetje mortore në Rahovec
Banka Shqiptare e Zhvillimit regjistrohet në QKB
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
