

Lajmet
Neurologjia pa listë pritjeje, avancime të reja në shërbimin “Stroke Center”
Published
7 months agoon
By
UBTnewsKlinika e Neurologjisë nuk ka listë të pritjes për ekzaminime diagnostike. Derisa me sigurimin e stafit mjekësor, por edhe të aparaturës përparime janë bërë edhe në shërbimin “Stroke Center” (Qendra për trajtimin e pacientëve me sulm në tru), thotë drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni.
Neurologu thotë se ka një listë të pacientëve të cilët bëjnë kontrolle të vazhdueshme për të mbikëqyrë sëmundjen.
“Një listë të pritjes klasike në Neurologji nuk ka për shkak se nëse e shohim deri në muajin mars ose deri në muajin prill, i shohim pacientët ata janë të diagnostikuar, do të thotë ata kanë për ta bërë një EEG ose një EMNG kontrolluese pas tre muajve ose pas gjashtë muajsh; nuk janë ata persona që për herë të parë po e bëjnë dhe që duhet të brengosen, për shkak se nuk ka nevojë më shpejt. Ata vetëm janë në terapi dhe EEG-ja nuk preferohet në asnjë protokoll ndërkombëtar nuk realizohet më shpejt. E pacientët që kanë nevojë të bëhet atëherë ata çdo herë i vendosim sa më afër që është e mundshme dhe zakonisht kjo ndodh brenda javës, brenda një jave, dy jave”, thekson ai.
Klinika e Neurologjisë e cila vepron në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës posedon edhe aparaturë për diagnostikime më specifike.
Incizime EEG, EMNG si dhe ato me dopler (ultrazë) janë shërbime të cilat po i marrin pacientët kosovarë në këtë institucion shëndetësor.
“Të tri këto kabinete funksionojnë çdo ditë pune prej mëngjesit deri në ora 14:00 dhe kryhet një numër goxha i madh i ekzaminimeve. Me EEG encefalo-grafi zakonisht i kemi rreth 4 mijë ekzaminime, ku mesataren që e kemi bërë në këto 2-3 vitet e fundit është diku prej 17, 18 deri 22-23 raste që kryhen brenda orarit të punës… 31’13 Numri i ekzaminimeve me EMNG që bëhet gjatë vitit është 3 mijë, 10 EMNG që kryhen në ditë e shkon deri në 15 ndonjë ditë. Numër i ngjashëm është edhe me ekzaminimet me dopler (ultrazë) që bëhen, të cilat pritja është shumë e vogël edhe përpara kur ne nuk e kemi pas aparatin e ultrazërit flas për disa vite më përpara i kemi dërguar pacientët në Radiologji apo Kirurgji Vaskulare, kurse tani nuk ngarkohen… Nuk ka ndonjë listë dhe brenda pak ditësh kryhen këto ekzaminime me ultrazë të enëve të gjakut”, thotë ai.
Në kuadër të Klinikës të Neurologjisë ofrohet edhe shërbimi i “Stoke Center”.
“Kemi bërë përparime duke iu falënderuar angazhimit në përgjithësi të sistemit shëndetësor, për shkak se është një problematikë që e përfshinë Ministrinë e Shëndetësisë e deri në ambulanta të mjekësisë familjare. Derisa viteve më përpara edhe para një viti apo dy, numri i pacientëve që kanë ardhur në kohë të përshtatshme ka qenë i vogël, ky numër në bazë të dhënave statistikore kemi vërejtur që ka filluar të rritet dhe që vijnë në kohë para tri ore, ose vijnë edhe më herët. Po vërehen shenjat e para të fillimit të një trajtimi më bashkëkohor të cilën nuk e kemi pasur më përpara, duke ditur që tani stafi mjekësor i kemi, pajisjet janë të siguruara qoftë për trajtimet intravenoze për shkrirjen e trombit me trombolizë që i themi, ose për mënyrën e trajtimit përmes intervenimit me trommektomi mekanike që kryhet në bashkëpunim me kolegët e radiologjisë dhe anesteziologjisë. Kështu që ka përmirësime shumë të mira edhe në këtë aspekt”, thotë Komoni.
Drejtori i Klinikës së Neurologjisë, Edmond Komoni thotë se kjo klinikë ka pasur furnizim stabil të barnave dhe materialeve nga lista esenciale.
Brenda vitit në Klinikën e Neurologjisë pranë QKUK-së marrin trajtim hospitalor deri në 2 mijë pacientë, ndërsa ofrohen edhe mbi 13 mijë vizita ambulantore.
Lajmet
Interi përgatit ofertë të përmirësuar për Lookman
Published
21 minutes agoon
July 21, 2025By
UBT News
Interi është gati të dërgojë një ofertë të përmirësuar për yllin e Atalantës, Ademola Lookman, i vlerësuar me 50 milionë euro nga klubi bergamask raporton La Gazzetta dello Sport
Bisedimet midis dy klubeve pritet të vazhdojnë sot, pasi Interi ka arritur tashmë një marrëveshje për kushtet personale me fituesin e fundit afrikan të Topit të Artë.
Sipas burimeve të Gazzetta-s, Interi ka paraqitur një ofertë në formë huazimi me detyrim blerjeje, ndërsa Atalanta këmbëngul për një transferim të përhershëm për shumën e plotë.
Megjithëse raportohet se një marrëveshje mund të arrihet për rreth 45 milionë euro duke përfshirë bonuset, Interi ende nuk ka bërë një ofertë të re konkrete për sulmuesin 27-vjeçar.
Ndërkohë, pavarësisht spekulimeve të mëhershme, nuk ka pasur kontakte të fundit nga Napoli për Lookmanin.
Burime të afërta me situatën konfirmojnë për Football Italia se interesimi i fundit i Napolit daton që nga qershori, dhe nuk ka pasur zhvillime të reja që atëherë. Lookman, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me fanellën e Atalantës dhe u shpall Lojtari Afrikan i Vitit, shihet si një përforcim kyç nga zikaltrit në merkato.
Lajmet
Kurti u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë përmes Serbisë
Published
1 hour agoon
July 21, 2025By
UBTnews
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes Serbisë, duke paralajmëruar për ndalime arbitrare nga autoritetet serbe.
“Ka indikacione për ndalime të pajustifikuara. Prandaj i ftojmë qytetarët për maturi dhe të mos kalojnë nëpër territorin e Serbisë,” tha Kurti.
Ai u shpreh i shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve serbe dhe kërkoi nga Bashkimi Evropian një reagim të qartë ndaj, siç i quajti ai, kërcënimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Sipas Kurtit, Beogradi po dëshmon mungesë të vullnetit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
“E ftojmë BE-në të reagojë qartë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit. Serbia po dëshmon se jo vetëm që nuk është e interesuar në normalizim, por përkundrazi, po intensifikon sjelljet kërcënuese,” shtoi ai.
Kurti theksoi se përballë një klime të tillë të pasigurisë, qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë maturi dhe kujdes maksimal në lidhje me udhëtimet e tyre drejt apo përmes Serbisë.
Aktualitet
Kurti për takimin me Limajn: Kam bërë një ofertë konkrete
Published
2 hours agoon
July 21, 2025By
UBT News
Kryeministri në detyrë Albin Kurti, para mediave dha disa detaje për takimin me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj për mundësitë e bashkëqeverisjes mes dy partive.
Në konferencë për media, Kurti tha se ka bërë një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë.
“Me Limajn kemi zhvilluar një takim. Unë si kryetar i partisë fituese, kam shprehur jo vetëm interesim, por edhe gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë. Kur këto bisedime të mbyllën me rezultatin final mund të flasim për të”, tha Kurti.
Deri tani të gjitha përpjekjet për formimin e institucioneve të reja kanë dështuar për shkak të mungesës së konsensusit mes partive politike.
Lajmet
Kurti reagon ndaj Vuçiqit: Deklaratat e tij janë kërcënuese dhe destabilizuese
Published
2 hours agoon
July 21, 2025By
UBTnews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me arrestimin e Igor Popoviqit, i cili u ndalua për shkak të deklaratave ku e cilësonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si “organizatë terroriste”.
Në deklaratë për media, Kurti theksoi se Kosova është shtet demokratik dhe ligjor, ku sundimi i ligjit zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa dallim etnie, pozite apo përkatësie politike.
“Kosova është demokratike dhe ligjore me pushtete të ndara, institucione të konsoliduara dhe zbatim të barabartë të ligjit. Sundimi i ligjit nuk diskriminon sipas etnisë apo ndikimit politik,” tha Kurti.
Ai shtoi se rasti i Igor Popoviq, i cili është arrestuar për veprën penale të nxitjes së përçarjes apo mosdurimit etnik, po trajtohet nga institucionet e drejtësisë me profesionalizëm dhe në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut.
Duke komentuar deklaratat e Vuçiqit të bëra më 20 korrik, Kurti i cilësoi ato si “kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme”, duke theksuar se ato nuk janë thjesht qëndrime individuale, por përfaqësojnë politikë shtetërore të Beogradit.
“Beogradi zyrtar tregon se nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxit tensione dhe përhap gjuhën e urrejtjes. Duke sulmuar vlerën më të shenjtë të shqiptarëve, që është UÇK-ja, ata provokojnë dhe nxisin përplasje,” shtoi Kurti.
Kryeministri përfundoi duke theksuar se deklaratat e tilla përbëjnë kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit.

Trump sfidon Apple me telefonin e tij të ri?

Interi përgatit ofertë të përmirësuar për Lookman

Kompania kineze, rekord të ardhurash nga “Labubu”

TikTok ndryshon rregullat e lojës – aplikacioni tregon çfarë është përmirësuar

Kurti u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë përmes Serbisë

Mediet amerikane: Sunny Hill, më shumë se një festival – një lëvizje që përfaqëson aspiratat e Kosovës

Kurti për takimin me Limajn: Kam bërë një ofertë konkrete

Kurti reagon ndaj Vuçiqit: Deklaratat e tij janë kërcënuese dhe destabilizuese

Shefi i Zyrës së BE-së takohet me Osmanin, flasin për bllokadën politike dhe hapat e mëtejmë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore