Lajmet

Protestë në Mal të Zi, kërkohet lirimi i ushtarëve të arrestuar në Kosovë

Published

on

Para Parlamentit të Malit të Zi më 2 dhjetor është mbajtur një tubim në mbështetje të qytetarëve malazezë të cilët u arrestuan më 24 nëntor në Kosovë, për shkak të mbishkrimit “Kosova është Serbi” në targat e makinës, që ata përdorën për të udhëtuar në Manastirin e Deçanit.

Dy nga tre të arrestuarit janë pjesë e Ushtrisë së Malit të Zi dhe ndaj tyre është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji për “nxitje të urrejtjes dhe jotolerancës”.

Protesta, ku u kërkua lirimi i tyre, u organizua nga një organizatë rinore ortodokse.

Rinia kërkon që shteti të mbrojë qytetarët e saj, në mënyrë që të gjithë të mund të vizitojnë vendet e tyre të shenjta. Nëse nuk ka reagim nga shteti, ne do të mblidhemi në numra më të mëdhenj”, tha Lazar Bëboriç, një nga protestuesit.

Kërkesa e protestuesve është mbështetur nga kryetari i Parlamentit, Andrija Mandiç, që është një nga udhëheqësit e partisë së shpërbërë proruse dhe proserbe, Fronti Demokratik.

Nga momenti i arrestimit të tyre, unë po bëj gjithçka që kam në duar si kryetar i Parlamentit, në mënyrë që ministritë kompetente të Qeverisë së Malit të Zi të kthejnë në shtëpi qytetarët e burgosur, të pafajshëm, të Malit të Zi dhe pjesëtarët e ushtrisë sonë”, tha ai.

Më herët, Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi ka bërë kërkesë të njëjtë dhe ka “bërë protestë të ashpër” për autoritetet në Kosovë për shkak të arrestimit të besimtarëve, por notë proteste u ka dërguar edhe autoriteteve të Malit të Zi.

Gjykata Themelore në Pjesë ka shqiptuar masën e paraburgimit prej një muaji për Rajko Krivokapiç 34 vjeç, Marinko Jovanoviç 24 vjeç, dhe Dragutin Llallatoviç 24 vjeç.

Avokatja e tyre, Jovana Filipoviç, tha për mediat në Kosovë se do të bëjë ankesë, duke theksuar se vendimi i Gjykatës ishte shumë i ashpër.

Pas arrestimit të tyre, ministri i Mbrojtjes i Malit të Zi, Dragan Krapoviç, tha se dy nga tre të arrestuarit ishin pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi, dhe “ata zyrtarisht ndodhen në pushim mjekësor”.

Bëhet fjalë për pjesëtarë të mirë dhe shembullorë të ushtrisë”, tha Krapoviç.

Partitë politike proserbe në Mal të Zi, si dhe Kisha Ortodokse Serbe, nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur, por e konsiderojnë si territor të Serbisë.

Mali i Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008, gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike të Socialistëve, e cila u rrëzua nga pushteti në gusht të vitit 2020.

Lajmet

Ekstradohen nga Gjermania dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

Published

on

By

Dy persona të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar janë ekstraduar për në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, më 23 dhjetor 2025 ka realizuar ekstradimin e dy shtetasve kosovarë, L.V. (1990) dhe A.M. (1991). Njëri prej tyre është ekstraduar nga Gjermania, ndërsa tjetri nga Franca.

Sipas njoftimit zyrtar, ekstradimi është bërë falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e këtyre dy shteteve. Të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet gjermane dhe franceze, pasi kërkoheshin me urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Republikës së Kosovës.
Të njëjtit dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vepra penale të ndara dhe se i janë shmangur drejtësisë.

Pas ekstradimit, ata u janë dorëzuar njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, përkatësisht atë të Gjilanit, për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë rritje pagash

Published

on

By

Sindikatа e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (SRKEK) sot po organizon një protestë paqësore me punëtorët e KEK-ut, para zyrave qendrore të ndërmarrjes në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.

Kjo protestë po mbahet si reagim ndaj kërkesës për rritje pagash, ku punëtorët kërkojnë trajtim më të drejtë dhe përmirësim të kushteve ekonomike në përputhje me përgjegjësitë dhe rrezikun e punës së tyre. Protesta po vazhdon, e cila ka nis nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Energjia gjatë sezonit të dimrit, KOSTT mban konferencë për media

Published

on

By

KOSTT do të mbaj konferencë për media, në të cilën thonë se do të prezantohet gjendja aktuale e sistemit elektro-energjetik të Kosovës dhe masat e nevojshme për ruajtjen e stabilitetit gjatë kësaj periudhe dimërore ku konsumi ka arritur pikën rekorde.

Konferenca do të mbahet sot në ora 15:00.

Si pika kryesore të trajtimit do të jenë;

-Rritja e konsumit krahasuar me vitin e kaluar

-Ngarkesa maksimale e arritur (dhe pritshmëria për rritje të mëtejshme në ditët më të ftohta)

-Rreziku i mundshëm i reduktimeve të kontrolluara në rast mbingarkese

-Thirrja për bashkëpunim nga qytetarët, institucionet dhe bizneset për ulje të konsumit dhe zhvendosje të përdorimit jashtë orëve të pikut.

Continue Reading

Lajmet

Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit

Published

on

Sulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.

Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.

Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.

Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara