Sport

Pse u godit në kokë trajneri kosovar në Mal të Zi?

Published

on

Gjyqtari nga Bosnje e Hercegovina, Feđa Trbonja e goditi me trofe trajnerin e kickboxit të Fight Club Arbër, Migjen Basha.

Incidenti ka ndodhur pas meçit të garuesit nga Kosova, Nart Mehmeti dhe garuesit nga Podgoriva Luka Heber, luftë e cila përfundoi me fitoren e kickboksierit vendas.

Duke qenë i bindur se garuesit kosovar iu bë e padrejtë, trajneri Basha kërkoi sqarime nga gjyqtari, bisedë kjo e cila përfundoi me goditjen e këtij të fundit ndaj trajnerit kosovar.

Një ngjarje të tillë, kryetari i Federatës së Kick boksit të Kosovës, Fatmir Makolli po e konsideron si “shumë të rënë”

Kjo është një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur në Cetinje (të Malit të Zi) ndaj trajnerit tonë…Shihet qartë aty se çfarë reagimi ka pasur referi, mendoj që ai ka qenë shumë i ngarkuar dhe është ndonjë nacionalist shumë i madh, por sipas disa të dhënave, ai është edhe serb dhe në atë mënyrë të reagojë unë për vete jam befasuar, nuk kam parë ngjarje të tillë aq të keqe duke e sulmuar trajnerin”, thotë fillimisht Makolli.

Madje i pari i Federatës së Kickboksit thotë se kjo mund të ketë ardhur edhe për shkak se gjyqtarit në fjalë, por edhe të pranishmëve të tjerë mund t’iu ketë penguar prezenca e shqiptarëve aty.

Dihet që ne si shtet ndoshta e kemi penguar, e pengojnë shqiptarët kur marrin pjesë dhe e ka pritur ndoshta edhe momentin. Nuk e di a i keni dëgjuar sharjet dhe ofendimet që janë bërë ndaj shtetit tonë nga publiku dhe ne duhet të reagojmë shumë fuqishëm për t’i ndërprerë këto në të ardhmen”, thekson Makolli.

Makolli bënë të ditur se tashmë është takuar me Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës Ismet Krasniqin dhe se së shpejti pritet të dalin me një reagim të përbashkët për ta dënuar këtë incident.

Është mirë të ndërpriten këto ngjarje, incident ndodhi në Rumani, tani në Kick-boks, nesër do të ndodh edhe në federata të tjera dhe ndaj garuesve tjerë, besoj që ne këtë duhet na ndalojmë dhe të reagojmë sa më fuqishëm. Unë jam në kontakte edhe me Ministrinë e Sportit dhe me Komitetin Olimpik, madje pak më parë kisha takim me kryetarin (e KOK-ut) dhe në të ardhmen ne do të reagojmë së bashku me të gjitha institucionet e sportit”, shton më tutje Makolli.

Në fund i pari Federatës së Kick box-it ta se pret që Komisioni Disiplinor i Federatës Evropianë të Kick box-it të marrë vendim për pezullimin e gjyqtarit në fjalë për një periudhë shumë të gjatë kohore nga ndarja e drejtësisë në këtë sport.

Sport

Luis Mota nga FC Porto te FC Prishtina

Published

on

Sulmuesi portugez 21 vjeçar Luis Mota është përforcimi më i ri që i bashkohet ekipit të FC Prishtina.

Mota është me përvojë në strukturat e klubit FC Porto (B), dhe sjell cilësi teknike, shpejtësi si dhe instinkt goli që pritet ta ndihmoj skuadrën tonë në fazën ofensive, e poashtu ka qenë pjesë e skuadrës së Beleneses.

Ky transferim tregon ambiciet e FC Prishtinës për të ndërtuar një skuadër konkurruese jo vetëm në nivel vendor, por edhe në garat ndërkombëtare.

“Jam shumë i lumtur për këtë transferim dhe mundësinë që ta përfaqësoj një klub të madh si Prishtina, faleminderoj udhëheqësin e klubit për besimin që ma kanë dhenë dhe jamë i bindur që së bashku do të arrijmë suksese”, tha Mota./Kosovapress

Continue Reading

Sport

Yamal: Fillimi i një udhëtimi që shpresoj të jetë i gjatë dhe plot fitore

Published

on

Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së Lamine Yamal deri në vitin 2031, ndërsa talenti 18-vjeçar do të mbajë tashmë fanellën me numrin 10.

“Ky është fillimi i një udhëtimi që shpresoj të jetë i gjatë dhe plot fitore”, tha Yamal, duke shprehur vendosmërinë për të dhënë gjithçka për klubin që e konsideron si “më të mirin në botë”.

Mesfushori ofensiv u shpreh i motivuar për sezonin e ri, duke thënë se synon të vazhdojë rritjen dhe të ketë një sezon edhe më të mirë se i kaluari. Aktualisht, fokusi i tij është te stërvitjet e dyfishta të planifikuara nga trajneri Hansi Flick në Ciutat Esportiva Joan Gamper./Kosovapress

Continue Reading

Sport

Seria e golave të Messit merr fund, FC Cincinnati mposhtë Inter Miamin

Published

on

Seria rekord e Lionel Messit në Major League Soccer me ndeshje me shumë gola përfundoi në orën pesë të mërkurën, pasi skuadra e tij e Inter Miami u mposht 3-0 nga FC Cincinnati.

Ylli argjentinas, 38-vjeçar, kishte shënuar nga dy gola në pesë ndeshje radhazi për Miamin, duke i dhënë atij 16 gola këtë sezon, ndërsa Interi arriti katër fitore dhe një barazim në këtë seri.

Që nga viti 2012, kur luante për Barcelonën, Messi nuk kishte shënuar dy ose më shumë gola në pesë ndeshje radhazi.

Por Cincinnati e mbajti Miamin vetëm në dy gjuajtje në portë në këtë ndeshje.

“Është e qartë se sot u mposhtëm që nga fillimi i ndeshjes. Leo pësoi një goditje në fund, por përfundoi mirë”, tha trajneri i Inter Miamit, Javier Mascherano.

Miami mbeti me pesë barazime për 38 pikë, i pesti në Konferencën Lindore dhe tetë pikë larg Filadelfias së vendit të parë , lideres së përgjithshme të MLS, e cila mundi Montrealin për të qëndruar një pikë përpara Cincinnatit në renditjen e përgjithshme të MLS.

Inter Miami ka tre ndeshje më pak të zhvilluara kundër të dy klubeve, por do të duhet t’i fitojë të gjitha për të kaluar rivalët e tyre për kryesimin e përgjithshëm të ligës./Kosovapress

 

Continue Reading

Aktualitet

Real Madridi ka njoftuar largimin e veteranit të klubit, Lucas Vazquez.

Published

on

Real Madridi zyrtarisht ka njoftuar për largimin e veteranit të klubit, Lucas Vazquez.

Në një ceremoni lamtumire, që do të mbahet të enjten më 17 korrik në Ciudad Real Madrid, do të jetë i pranishëm edhe presidenti Florentino Perez, dhe klubi ka shprehur mirënjohjen dhe dashurinë e tij për Lucas Vazquez, duke e cilësuar si një nga legjendat e mëdha të historisë së tyre.

Lojtari Vazquez iu bashkua Real Madridit në vitin 2007, kur ishte vetëm 16 vjeç, dhe kaloi në të gjitha kategoritë e akademisë, nga Juvenil C te Castilla.

Pas një sezoni huazim te Espanyol, ai debutoi me ekipin e parë në shtator 2015.

Gjatë 10 viteve me Real Madridin, ai ka luajtur në 402 ndeshje në një nga periudhat më të suksesshme të klubit.

Në këtë kohë, Vazquez ka fituar 23 trofe, duke përfshirë 5 Liga të Kampionëve, 5 Kupa Bote për Klube, 4 Superkupa Evropiane, 4 La Liga, 1 Kupë të Mbretit dhe 4 Superkupa Spanjolle./Telegrafi

Continue Reading

Të kërkuara