Lajmet
Osmani për akuzat e Pacollit: Është kohë zgjedhjesh, mund të dëgjoni lloj-lloj deklaratash
Published
1 year agoon
By
UBTNewsPresidentja Vjosa Osmani, ka thënë se vendi ndodhet në prag të zgjedhjeve të përgjithshme, prandaj edhe mund të dëgjohen lloj-lloj deklaratash.
Këto komente ajo i bëri kur u pyet nga gazetarët rreth akuzave të kreut të AKR-së, Begjet Pacolli, se ai ka komunikuar me Milan Radojiçiqin për të siguruar votat që do të mundësonin formimin e Qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentes.
Kjo kërkesë siç kishte thënë Pacolli kishte ardhur nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Osmani. Por e para e shteti këtë e ka quajtur fushatë, duke u rekomanduar medieve që për çdo pyetje t’i drejtohen me shkrim.
“Është kohë zgjedhjesh, mund të dëgjoni lloj-lloj deklaratash kështu që iu kisha lutur për çka do që keni pyetje t’i drejtori në Presidencë”, u tha ajo gazetarëve.
Behgjet Pacolli, kryetari i AKR-së ka thënë se ka biseduar me Milan Radoiçiqin, ish-nënkryetarin e Listës Serbe – tash kryeterrorist për sulmin në Banjskë të Zveçanit.
Pacolli shtoi se biseda me Radoiçiqin ishte kërkuar nga kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani për të siguruar votat që do të mundësonin formimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentes.
“Ka qenë ora 12:30 pasmesnatës, ka qenë praktikisht në fillimin e ditës kur është votuar. Dhe më kanë thirr që të shkoj në Parlament, kam shkuar, në zyrën private të kryetares së së Parlamentit, aty më kanë pranuar. Nuk kam qenë vet, kam qenë më një person tjetër. Ai më duket se ka bërë edhe disa fotografi në atë mbrëmje. Kurti ka qenë i ulur para meje, këmbë mbi këmbë. Në anën tjetër ka qenë zonja Osmani. Unë isha kthyer nga Turqia me kërkesën e tyre, me një avion privat, duke paguar goxha shumë para për të votuar për presidenten. Pasi, më thanë sa isha në Stamboll, se mungon vetëm vota ime. Dhe formimi i Qeverisë është në duart e mija, unë nuk kam mund mos me u kthye. Dhe atë natë më kanë thënë se mungojnë edhe votat e tjera dhe më thonë zoti Pacolli, ju, si gjithmonë gjeni një zgjidhje. Unë iu kam thënë se është vështirë, t’i drejtohem dikujt tjetër nga partitë tjera, pasi hasmëria ka qenë goxha e madhe. Por që mbetet vetëm Lisa Serbe, ajo ka qenë në parlament. Dhe ka pasur deputetët e vet”.
Më tej Pacolli tregon se e ka thirru ish-nënkryetarin e Lisët Serbe Millan Radojiçiq. Sipas tij, pas një hezitimi fillestar nga Radojiçiqi, një telefonatë e mëvonshme bëri që deputeti Adem Hoxha të merrte pjesë në votim.
“Unë kam pasur një komunikim me zotin Radojçiq, ju e dini jam takuar edhe në jaht. Rastësisht e kam takuar dhe e kam ditur kush është. Dhe ai emër është dëgjuar kur është bërë nënkryetar i Listës Serbe. Dhe kam thënë se ndoshta e gjej numrin e tij të telefonin te një koleg i juaj. Kam telefonuar një gazetar dhe ma kanë dhënë numrin tij. Kam thënë se vetëm këtë me lut. Me e pyet. Nëse dëshiron ai. Dhe më kanë thënë sigurisht që po. Ata janë deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe unë e kam thirru atë. Në momentin e parë (Radoiçiqi) nuk ka pranuar me dërgu askënd. Dhe kam qenë shoferin duke shkuar në shtëpi, në makinë, kur më ka thirr dhe më ka thënë shiko po më vjen shumë rënë mos më implementuar këtë që po ma kërkon. Më thotë nesër në ora tre, deputeti Adem Hoxha është para parlamentit dhe do të jetë prezent. Dhe kjo ka ndodhur. Besoj që i kam shërbyer vendit dhe zotit Kurti dhe zonjës presidente”, ka shtuar Pacolli.
Me 71 vota për, më 4 prill të 2021 Kuvendi kishe zgjedhur Osmanin në postin e presidentes së Kosovës me mandat pesëvjeçar.
Lajmet
Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit
Published
27 minutes agoon
December 24, 2025By
UBT NewsSulmuesi i Dritës, Arb Manaj të dielën e kaluar e fitoi “Topin e Artë” në futbollin e Kosovës, si futbollisti më i mirë i Superligës, i cili iu dha nga Federata e Futbollit e Kosovës.
Manaj tashmë është edhe futbollisti më i vlefshëm i Superligës së Kosovës, së bashku me futbollistin e Ballkanit, Giovannin.
Sipas “Transfermarkt”, dy lojtarët vlerësohen me 800 mijë euro, me Manajn që me përditësimin e fundit ka arritur këtë shifër dhe është vendosur si i pari në listë.
Manaj këtë sezon ka shënuar tre gola në Superligën e Kosovës, teksa dy të tillë i ka shënuar në Ligën e Konferencës, në fazën e ligës.
Top 5-shen e futbollistëve më të vlefshëm e mbyllin Muhamet Hyseni (650 mijë euro), Senad Jarovic (600 mijë euro) dhe Raddy Ovouka (600 mijë euro)./S.K/EO/
Lajmet
Zhegrova mungoi në stërvitjen e Juventusit
Published
56 minutes agoon
December 24, 2025By
UBT News
Juventusi ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Pisas në Serie A, mirëpo, gjatë stërvitjes së sotme, dy yje të skuadrës kanë munguar, Edon Zhegrova dhe mbrojtësi Gleison Bremer.
“Tuttomercatoweb” raporton se nuk ka shqetësim të menjëhershëm, pasi mbrojtësi brazilian po ndjek një program individual dhe një ngarkesë të specializuar pas rikthimit nga një dëmtim afatgjatë.
Edon Zhegrova mungoi në stërvitje pasi thuhet se pati temperaturë të lehtë.
Zhegrova luajti në ndeshjen e fundit ndaj Romës për më shumë se 30 minuta, pasi e zëvendësoi Francisco Conceicaon e lënduar.
Ai ishte faktor kyç në golin e dytë të Juventusit i shënuar nga Lois Openda mirëpo bëri një gabim te goli i pësuar. Ndeshja përfundoi 2-1 për Juventusin.
Lojtarët e tjerë të dëmtuar që nuk morën pjesë ishin Cabal, McKennie, Conceicao, Vlahovic, Gatti dhe Pinsoglio.
Juventusi luan ndaj Pisas të shtunën në mbrëmje në “Arena Garibaldi”, me fillim nga ora 20:45./S.K/EO/
Lajmet
Adis Beçiragiq shpallet trajneri i vitit në Bosnje dhe Hercegovinë
Published
1 hour agoon
December 24, 2025By
UBT News
Trajneri i Trepçës, Adis Beçiragiq, është nderuar me çmimin “Trajneri i Vitit” në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të ceremonisë tradicionale “Atleti më i Mirë i Bosnjës dhe Hercegovinës”, e cila u mbajt në Sarajevë.
Beçiragiq mori këtë vlerësim falë suksesit historik me përfaqësuesen e basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Eurobasket, ku kombëtarja boshnjake siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian për herë të parë pas 32 vitesh.
Ky rezultat u cilësua si një prej arritjeve më të mëdha të sportit në vend gjatë viteve të fundit, duke e vendosur Beçiragiqin në krye të listës së trajnerëve më të vlerësuar në vendlindje.
Krahas angazhimit me kombëtaren, ai është aktualisht në krye të Trepçës në basketbollin kosovar, ku po konfirmon vazhdimisht nivelin e lartë profesional./S.K/EO/
Lajmet
Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026
Published
2 hours agoon
December 24, 2025By
UBT News
Gjyqtarja e Superiores shqiptare, Emanuela Rusta, po vazhdon të marrë vëmendjen e institucioneve më të mëdha të futbollit, si FIFA dhe UEFA, madje ajo ka fituar prej kohësh besimin e tyre dhe tani është gati për një hap vendimtar në karrierën e saj dhe një arritje historike për Shqipërinë.
Sipas mediave shqiptare, Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të marrë pjesë në një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër.
Në këtë seminar, të gjithë të ftuarit do të testohen për njohuritë teknike, aftësinë për të punuar në VAR, performancën fizike dhe mprehtësinë për të kapur detajet më të vogla.
Më të mirët që dalin nga ky proces seleksionimi do të angazhohen në turne ndërkombëtare, përfshirë edhe Kupën e Botës 2026.
Nëse Rusta do të përfshihet, kjo do të përfaqësonte një sukses të jashtëzakonshëm për arbitrimin shqiptar, duke shënuar praninë e një gjyqtareje shqiptare në eventet më prestigjioze të futbollit botëror.
Publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të seminarit për të mësuar fatin e Emanueles dhe të ardhmen e saj në skenën ndërkombëtare./S.K/EO/
Arb Manaj lojtari më i vlefshëm në Superligë, i afrohet vlerës së milionëshit
Zhegrova mungoi në stërvitjen e Juventusit
Adis Beçiragiq shpallet trajneri i vitit në Bosnje dhe Hercegovinë
Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026
Napoli mbush arkën pasi fitoi Superkupën e Italisë
Distria Krasniqi në mesin e Top 10 në “Balkan Athlete of the Year 2025”
Aksioni i Policisë me AKI-në, arrestohen dy të huaj për kontrabandim me migrantë
27 vjet nga beteja e Llapashticës
The Telegraph: “Rusia humbi më shumë ushtarë sesa kishte në total para pushtimit”
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Lajmet3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
