Lajmet
“Energji për Barazi”, kërkohet rritja e përqindjes së grave në sektorin e energjisë
Published
1 year agoon
By
UBTnewsNjë prej sfidave më të mëdha për gratë e punësuara në sektorin e energjisë, po thuhet se është përqindja e ulët e tyre në pozitat e ndryshme teknike e menaxheriale, si në kompani private dhe publike. E për këto probleme, MCC/MCA Kosovë, ka lansuar projektin “Energji për Barazi”, aktivitet i cili synon fuqizimin e grave në sektorin e energjisë në Kosovë.
“Energji për Barazi” ka tri nën aktivitete, prej të cilave gratë në sektorin e energjisë do të përfitojnë grante në vlerë prej 2.5 milionë dollarë, mundësi punësimi nga ana e trajnimeve dhe shpërblime.
Kështu ka thënë drejtori i këtij projekti JETA, MCA Kosovë, Hamit Qeriqi.
“Komponenti kryesor është i granteve që do të jepen për kompanitë e energjisë. Komponenti tjetër, është mundësi për zhvillim të fuqisë punëtore, përmes trajnimeve të stafit dhe të kompanive. Komponenti i tretë, është i çmimeve apo shpërblimeve që, do të jepen për kompanitë të cilat bëjnë ndryshime, krijojnë politika dhe ambient të përshtatshme, për punësimin, mbajtjen dhe zhvillimin në karrierë të punëtoreve gra në kompanitë e tyre”, ka thënë Qeriqi.
Qeriqi ka shtuar se në të njëjtën kohë do të kontribuojnë edhe në përfshirjen e grave, që nuk janë më pjesë e tregut të punës, përmes trajnimeve të ndryshme, prej të cilave edhe do të punësohen.
“Një prej problemeve kryesore ka qenë përqindja e ulët e tyre në sektorin e energjisë por, edhe pozita të ndryshme teknike dhe menaxheriale që mbajnë gratë, qofshin kompani private apo publike. Të njëjtën kohë do të kontribuojmë edhe me përfshirjen e grave, të cilët nuk janë aty më në tregun e punës, përmes trajnimeve të ndryshme, të bashkëngjiten në fuqinë punëtore, në sektorin e energjisë, që do të jenë të punësuara pas atyre trajnimeve apo, punën praktike që do të ofron aktiviteti “Energji për Barazi”, ka shtuar Qeriqi.
E vlera e këtyre granteve, do të ndahen sipas bizneseve.
Për ndërmarrjet mikro të vogla, vlera e granteve do të jetë deri në 30 mijë dollarë, për ndërmarrjet e mesme deri 60 mijë dollarë, kurse për ndërmarrjet e mëdha që kanë mbi 200 punëtorë të punësuar, vlera do të jetë 120 mijë dollarë.
Qeriqi, ka theksuar se duhet marrë parasysh se do të kërkohet bashkëfinancim nga ndërmarrjet.
“Vlera e granteve në total, është një përllogaritje që do të jenë diku 2.5 milionë dollarë, gjatë kohës kur do të zbatohet projekti. Por e kemi ndarë në kategori të ndryshme, varësisht prej madhësisë së normales, për ndërmarrjet mikro të vogla do të ketë vlerë deri në 30 mijë dollarë, të mesëm planifikojmë që vlera maksimale të jetë 60 mijë dollarë, kurse për ndërmarrjet e mëdha që kanë mbi 200 punëtorë të punësuar, vlera do të jetë 120 mijë dollarë, duke pasur parasysh se do të kërkohet bashkëfinancim nga ndërmarrjet”, ka theksuar ai.
Projekti “Energji për Barazi” ka filluar në korrik të këtij viti dhe planifikohet të përfundojë me 30 prill të 2029.
You may like
Lajmet
BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën
Published
13 minutes agoon
December 19, 2025By
UBT News
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë arritur një marrëveshje për t’i dhënë Ukrainës një kredi prej 90 miliardë eurosh pasi nuk arritën të bien dakord për përdorimin e aseteve të ngrira ruse.
Marrëveshja, e cila sipas udhëheqësve do të përmbushte nevojat ushtarake dhe ekonomike të Ukrainës për dy vitet e ardhshme, erdhi pas më shumë se një dite bisedimesh në një samit në Bruksel.
“Ne u zotuam, ne e përmbushëm premtimin”, shkroi shefi i BE-së, Antonio Costa, në X, ndërsa njoftoi marrëveshjen për të siguruar një kredi të mbështetur nga buxheti i përbashkët i bllokut.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u kishte kërkuar udhëheqësve të përdornin 200 miliardë euro nga asetet e ngrira ruse, por Belgjika, ku mbahet pjesa më e madhe e parave të gatshme, kërkoi garanci për ndarjen e përgjegjësisë, gjë që rezultoi shumë e vështirë për vendet e tjera./S.K/KP/BBC/
Qeveria në detyrë do të mblidhet sot, ku nga zyra e kryeministrit kanë bërë të ditur se mbledhja do të mbahet në ora 10:00.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
RENDI I DITËS
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për Konfirmimin e obligimit të zbatimit të vendimeve të CEFTA-s dhe protokolleve të saj (MINT)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Ekstraktit të Procesverbalit dhe të Transkriptit të mbledhjes së 277-të dhe të ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjeve 275 dhe 276 Elektronike/Korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës (ZKM) Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim së për krijimin e së drejtës servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Linja ajrore 110 kv, Parku me Erë-Zatriq” (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore të Ndërmarrjes Shoqërore Industria e Mobileve “Përparimi” dhe atyre private, për nevoja të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit Preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kyçjes së Vitisë në Autoudhën “Arbër Xhaferi”, Prishtinë – Hani i Elezit” (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Rrugës Tranzit në Klinë, nga N9 deri në R – 104”, Klinë – Gurakoc (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për shqyrtimin e mëtejmë të Kërkesës për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga realizimi i projektit “Zgjerimi i Rrugës Nacionale M25 Prishtinë – Podujevë” (MMPHI)
Shqyrtimi i Propozim-vendimit për aprovimin e Raportit të tretë të punës të Komisionit për Vlerësimin e Sistemeve Shtetërore të Informacionit dhe Komunikimit me Rëndësi Strategjike (MPB)./S.K/EO/
Lajmet
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, arrestohen 7 persona
Published
18 minutes agoon
December 19, 2025By
UBT News
Një aksion i gjerë kundër korrupsionit është zhvilluar më 18 dhjetor 2025 në rajonin e Prishtinës, nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për vepra të rënda penale.
Sipas njoftimit zyrtar, operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, pas një periudhe monitorimi dhe hetimi, përfshirë edhe zbatimin e masave të veçanta hetimore.
Aksioni lidhet me dyshimet për përfshirje në vepra penale si korrupsioni, keqpërdorimi i detyrës zyrtare, dhënia dhe marrja e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit, mashtrimi si dhe armëmbajtja pa leje.
Gjatë këtij aksioni policor janë arrestuar shtatë persona me inicialet: F.I., J.M., N.K., M.D., B.D., Sh.T. dhe G.L. Të dyshuarit, sipas autoriteteve, janë kapur në flagrancë gjatë shkëmbimit të parave.
Me vendim të Prokurorisë Speciale, shtatë të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë. Gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të operacionit janë sekuestruar rreth 20 mijë euro para të gatshme, armë, bizhuteri, dokumente të ndryshme, pajisje elektronike si dhe tri automjete.
Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, në koordinim të plotë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës./S.K/KP/
Lajmet
Tre të arrestuar për djegien e një elefantit të egër në Sri Lanka
Published
19 minutes agoon
December 19, 2025By
UBT News
Policia në Sri Lanka ka arrestuar tre burra për dyshimin se kanë djegur një elefant të egër me pishtarë flakësh ndërsa përpiqeshin ta largonin, raportuan mediat lokale.
Një video e incidentit, e cila ndodhi në një fshat në veri të vendit, shkaktoi reagime të ashpra ndërsa qarkulloi në mediat sociale këtë javë.
Pavarësisht se mori trajtim nga veterinerët, elefanti mashkull ngordhi të martën.
Të dyshuarit, të cilët u arrestuan të enjten, janë të moshës midis 42 dhe 50 vjeç, raportuan mediat lokale./S.K/KP/BBC/
BE-ja miraton një kredi prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën
Mblidhet sot Qeveria në detyrë
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, arrestohen 7 persona
Tre të arrestuar për djegien e një elefantit të egër në Sri Lanka
“The Guardian”: Shqipëria mes vendeve të preferuara evropiane për britanikët
Retrospektivë: Vjedhja e Kupës botërore të FIFA-s 1983
Sveçla jep detaje mbi aksionin e madh të policisë dhe AKI-së
Gjenden mbetje mortore në Rahovec
Banka Shqiptare e Zhvillimit regjistrohet në QKB
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
