Lajmet

​Të akuzuarit për terrorizëm në Banjska nuk e pranojnë fajsinë, prokurori special iu lexon aktakuzën

Published

on

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq nën masa të larta të sigurisë janë sjellë për herë të dytë në gjykatoren e Themelores në Prishtinë. Në seancën fillestare, të akuzuarit Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq nuk u deklaruan rreth fajësisë. Kurse, Dushan Maksimoviq u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzën për sulmin terrorist në Banjskë.

I akuzuarit, Blagoje Spasojeviq teksa u shpreh se e ka kuptuar aktakuzën tha se tani për tani nuk dëshiron të deklarohet rreth fajësisë.

Tani për tani nuk dua të deklarohem rreth fajësisë“, tha ai.

Edhe i akuzuari tjetër, Vladimir Toliq nuk u deklaruar rreth fajësisë.

Në këtë fazë të procedurës nuk dëshiroj të deklarohem rreth aktakuzës”, deklaroi ai.

Ndërsa, i akuzuari Dushan Maksimoviq u deklaruar i pafajshëm për akuzat që e ka ngarkuar Prokuroria Speciale.

Unë jam i vetëdijshëm që shumica në këtë sallë po mendojnë se jam i përfshirë në këtë vepër penale, mirëpo unë deklarohem se nuk jam fajtor dhe nuk kam lidhje me këtë aktakuzë me të cilën unë ngarkohem”, deklaroi i akuzuari, Maksimoviq.

Të akuzuarit deklarimin rreth fajësisë e bënë vetëm pasi u lexua aktakuza nga prokurori special, Naim Abazi.

Sipas aktakuzës të akuzuarit për sulm terrorist, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq së bashku me Milan Radojçiq në cilësinë e kreut të grupit terrorist më 24 shtator të vitit të kaluar kanë kryer sulmin terrorist në Banjskë.

Si pasojë e këtij sulmi mbeti i vrarë polici, Afrim Bunjaku dhe u plagosën disa të tjerë.

Më datën 24. 09.2023 nga ora 01:00 në fshatin Banjskë të Zveçanit së bashku me të pandehurin Milan Radojçiq në cilësinë e kreu të grupit terrorist të strukturuar së bashku me të pandehurit tjetër në role të ndryshme, duke filluar nga roli i bllokimit të rrugëve, të trajnuar në mënyrë profesionale, ku pjesa më e madhe e grupit pasi që kanë hyrë në mënyrë të organizuar përmes rrugëve malore ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Serbisë, me dhjetëra vetura e disa prej tyre edhe të blinduara, të mbushura me armë të rënda, municion, raketa hedhës, eksplozivë, uniforma të kamufluara ushtarake dhe pajisje logjistike ushtarake…e gjithë kjo me qëllim që seriozisht të destabilizojnë dhe shkatërrojnë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekonomike, shoqërore të Republikës së Kosovës.Me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprën penale, ‘Kryerja e veprës terroriste’”, thuhej në aktakuzë.

Tutje, aktakuza thotë se tre të akuzuarit përmes një plani të mirë organizuar paraprakisht, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar që të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës.

Duke vepruar sipas përgatitjeve dhe planit të mirë organizuar paraprakisht, përmes përdorimit të dhunës me armatim të rëndë, kanë tentuar që të shkëpusin pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës, respektivisht komunat e banuara me shumicë serbe dhe këtë pjesë të territorit t’ia bashkojnë Republikës së Serbisë, me ç’rast si rezultat i dhunës së përdorur, ka vdekur zyrtari policor Afrim Bunjaku dhe është rrezikuar jeta e zyrtarëve të tjerë policorë dhe popullatës civile…me këtë ekziston dyshimi i bazuar mirë se kanë kryer veprën penale, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, tha prokurori special.

Kryetari i trupit gjykues, Arben Hoti i njoftoi të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre se në një afat prej 30 ditësh kanë të drejtë të bëjnë kundërshtimin e provave dhe të bëjnë kërkesë për hudhje të aktakuzës.

Seanca e kaluar më 25 shtator ishte shtyrë pasi mbrojtja e të akuzuarve nuk kishte arritur të përgatitej.

Ndërsa, po në seancën e kaluar trupi gjykues vendosi ta veçoj rastin për gjykim ndaj tre të akuzuarve Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq që janë në paraburgim, ndërsa nga Gjykata Supreme ka kërkuar mendim juridik nëse 42 të akuzuarve tjetër mund të gjykohen në mungesë apo jo.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 11 shtator të këtij viti ka ngritur aktakuzë 45 të akuzuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit./UBTNews/

Lajmet

Markus Rashford kalon në Barcelonë

Published

on

Markus Rashford do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës, katalanasit kanë arritur marrëveshje me Manchester United, për transferimin e sulmuesit anësor.

Do të jetë huazim për një sezon, me detyrim blerjen e kartonit nëse plotësohen disa kushte gjatë sezonit. Rashford do fitojë 12 milionë euro në sezon te Barca.

Ky transferim vjen për ta pasi dështuan me Niko Uilliams. Rashford do e ketë eksperiencën e parë jashtë Anglisë.

Ylli 27-vjeçar ka luajtur 297 ndeshje në Premier Ligë dhe gjatë kësaj kohe ka shënuar 89 gola dhe ka asistuar 52 të tjerë në kampionat.

Continue Reading

Lajmet

​Plagosen dy persona në Ferizaj, njëri zyrtar policor

Published

on

By

Dy persona janë plagosur pasi janë përfshirë në një konflikt në fshatin Doganaj të Ferizajt. Incidenti ka ndodhur në orët e para të së hënës. Njëri nga të plagosurit është një zyrtar policor i cili kur ndodhi rasti nuk ishte në detyrë.

Të plagosurit fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetë, sipas personelit shëndetësor.

Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Pas pranimit të informatës Policia Rajonale e Ferizajt ka dalur në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin, ku janë sekuestruar dy vetura, dy armë zjarri, 16 gëzhoja dhe një predhë.

Lajmin për KosovaPress konfirmoi zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli. Ai bëri të ditur se janë intervistuar dy dëshmitarë që gjendeshin në njërën nga veturat.

Rasti është cilësuar si “vrasje e mbetur në tentativë dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Sot, më 21.07.2025, rreth orës 00:50 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë, për një rast të gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku dy persona janë plagosur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë fillimisht policët e rendit, e më pas edhe Njësia e Hetimeve Rajonale dhe Forenzika. Nga hetimet fillestare mësohet se në incident ishin të përfshirë dy persona: një qytetar me veturën “Golf 7” dhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, me veturën “BMW“, tha Veseli.

Për shkak të përfshirjes së zyrtarit policor, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar dy vetura, dy armë zjarri (pistoleta), 16 gëzhoja dhe një predhë. Të plagosurit pasi kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën Emergjente ne Ferizaj janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor dhe sipas informatave nga personeli mjekësor ndodhen jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa janë intervistuar dy dëshmitarë që gjendeshin në njërën nga veturat. Rasti është cilësuar ” Vrasje e mbetur në tentativë dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“, shtoi ai.

Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë në bashkëpunim me IPK-në dhe nën autorizimin të prokurorit kujdestar të krimeve të rënda.

Continue Reading

Lajmet

Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën në Gjakovë

Published

on

By

Dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën në Gjakovë, pasi dyshohet se kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Sipas informacioneve fillestare, incidenti ka ndodhur gjatë punës në një ndërtesë që është në fazën e ndërtimit. Autoritetet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit tragjik.

Ende nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me identitetin e viktimave apo nivelin e lartësisë nga ku kanë rënë. Policia, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, po vazhdon hetimet.

Continue Reading

Lajmet

MPJD – bashkatdhetarëve: Udhëtoni vetëm me dokumente valide

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës apelon të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë në Kosovë që gjatë udhëtimit të kenë dokumente të vlefshme, përmes transportit rrugor.

Përmes një njoftimi zyrtar, MPJD thekson se udhëtimi me dokumente të skaduara nuk lejohet nëpër territoret e disa shteteve, pavarësisht nga praktikat e vendit ku nis udhëtimi.

Duke iu referuar rasteve të fundit të paraqitura gjatë kalimeve tranzit, veçanërisht nëpër territorin e Italisë, theksojmë nevojën që qytetarët të verifikojnë paraprakisht kërkesat për dokumentacion për secilin vend që kalojnë gjatë udhëtimit të tyre.

Lusim qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre me kujdes dhe të informohen për kushtet e kalimit nëpër secilin shtet përmes të cilit udhëtojnë. Në raste pasigurie, ju ftojmë të kontaktoni misionet tona diplomatike dhe konsullore për udhëzime shtesë”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara