Sport

Lista e gjatë e futbollistëve pa kontratë, mes tyre edhe ‘gardiani’ kuqezi

Published

on

Tregu i transferimeve përfundoi më 30 gusht, por pothuajse 40 ditë më vonë, shumë lojtarë vazhdojnë të kërkojnë një ekip të ri dhe një kontratë të favorshme. Një nga emrat e njohur që ndodhet në këtë listë është Etrit Berisha, portieri i Kombëtares Shqiptare, i cili nuk u grumbullua për ndeshjet e ardhshme ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë.

Berisha, 35 vjeç, është një nga portierët më të njohur në futbollin shqiptar, por mungesa e tij në grumbullim është një shenjë e shqetësimit për të dhe karrierën e tij. Ai gjithashtu nuk u përfshi në listën për ndeshjet e shtatorit në Nations League, përballë Ukrainës dhe Gjeorgjisë.

Në mesin e futbollistëve të tjerë të njohur që janë pa kontratë janë emra si Sergio Ramos, Simon Kjaer, Joel Matip, Keylor Navas dhe Loris Karius.

Lista e futbollistëve pa kontratë:

Portierë:

Keylor Navas (Kosta Rika, 37 vjeç)

Loris Karius (Gjermani, 31 vjeç)
Tomas Koubek (Republika Çeke, 32 vjeç)
Etrit Berisha (Shqipëri, 35 vjeç)

 

Mbrojtës:

Sergio Ramos (Spanjë, 38 vjeç)
Joel Matip (Kamerun, 33 vjeç)
Adama Soumaoro (Francë, 32 vjeç)
Kostas Manolas (Greqi, 33 vjeç)
Ghislain Konan (Bregu i Fildishtë, 28 vjeç)
Daniel Amartey (Gana, 29 vjeç)
Wallace (Brazil, 29 vjeç)
Koffi Djidji (Bregu i Fildishtë, 31 vjeç)
Serge Aurier (Bregu i Fildishtë, 31 vjeç)
Mário Fernandes (Rusi, 33 vjeç)
Cedric (Portugali, 33 vjeç)
Bouna Sarr (Senegal, 32 vjeç)
Brandon Williams (Angli, 24 vjeç)
Filip Benkovic (Kroaci, 27 vjeç)
Layvin Kurzawa (Francë, 31 vjeç)
Simon Kjaer (Danimarkë, 35 vjeç)

 

Mesfushorë:

Dele Alli (Angli, 28 vjeç)
Leonardo Lopes (Portugali, 25 vjeç)

Kevin Strootman (Holandë, 34 vjeç)
Christoph Kramer (Gjermani, 33 vjeç)
Marco van Ginkel (Holandë, 31 vjeç)
Roque Mesa (Spanjë, 35 vjeç)

Rafinha (Brazil, 31 vjeç)
Gaston Pereiro (Uruguay, 29 vjeç)
Eduard Michut (Francë, 21 vjeç)

Samu Castillejo (Spanjë, 29 vjeç)
Maxime Gonalons (Francë, 35 vjeç)
Francis Coquelin (Francë, 33 vjeç)

Sulmues:
Eric-Maxim Choupo-Moting (Kamerun, 35 vjeç)
Wissam Ben Yedder (Francë, 34 vjeç)
Alireza Jahanbakhsh (Iran, 31 vjeç)
Mario Balotelli (Itali, 34 vjeç)
Stefano Okaka (Itali, 35 vjeç)

Kevin Gameiro (Francë, 37 vjeç)
Mattia Destro (Itali, 33 vjeç)
Santi Mina (Spanjë, 28 vjeç)
Maxi Gomez (Uruguay, 28 vjeç)
Adam Ounas (Algjeri, 27 vjeç)

Mariano Diaz (Republika Domenikane, 31 vjeç)
Isaac Success (Nigeri, 28 vjeç)

Mungesa e kontratave për shumë nga këta lojtarë të njohur ngre pyetje mbi të ardhmen e tyre në futbollin profesional, ndërsa disa prej tyre shpresojnë të gjejnë shpejt një ekip që do t’u ofrojë mundësinë për të vazhduar karrierën e tyre./UBTNews/

 

 

Lajmet

Zhegrova mungoi në stërvitjen e Juventusit

Published

on

Juventusi ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Pisas në Serie A, mirëpo, gjatë stërvitjes së sotme, dy yje të skuadrës kanë munguar, Edon Zhegrova dhe mbrojtësi Gleison Bremer.

“Tuttomercatoweb” raporton se nuk ka shqetësim të menjëhershëm, pasi mbrojtësi brazilian po ndjek një program individual dhe një ngarkesë të specializuar pas rikthimit nga një dëmtim afatgjatë.

Edon Zhegrova mungoi në stërvitje pasi thuhet se pati temperaturë të lehtë.

Zhegrova luajti në ndeshjen e fundit ndaj Romës për më shumë se 30 minuta, pasi e zëvendësoi Francisco Conceicaon e lënduar.

Ai ishte faktor kyç në golin e dytë të Juventusit i shënuar nga Lois Openda mirëpo bëri një gabim te goli i pësuar. Ndeshja përfundoi 2-1 për Juventusin.

Lojtarët e tjerë të dëmtuar që nuk morën pjesë ishin Cabal, McKennie, Conceicao, Vlahovic, Gatti dhe Pinsoglio.

Juventusi luan ndaj Pisas të shtunën në mbrëmje në “Arena Garibaldi”, me fillim nga ora 20:45./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Adis Beçiragiq shpallet trajneri i vitit në Bosnje dhe Hercegovinë

Published

on

Trajneri i Trepçës, Adis Beçiragiq, është nderuar me çmimin “Trajneri i Vitit” në Bosnje dhe Hercegovinë, në kuadër të ceremonisë tradicionale “Atleti më i Mirë i Bosnjës dhe Hercegovinës”, e cila u mbajt në Sarajevë.

Beçiragiq mori këtë vlerësim falë suksesit historik me përfaqësuesen e basketbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës në Eurobasket, ku kombëtarja boshnjake siguroi kualifikimin në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian për herë të parë pas 32 vitesh.

Ky rezultat u cilësua si një prej arritjeve më të mëdha të sportit në vend gjatë viteve të fundit, duke e vendosur Beçiragiqin në krye të listës së trajnerëve më të vlerësuar në vendlindje.

Krahas angazhimit me kombëtaren, ai është aktualisht në krye të Trepçës në basketbollin kosovar, ku po konfirmon vazhdimisht nivelin e lartë profesional./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjyqtarja shqiptare, Emanuela Rusta përzgjidhet nga FIFA për seminarin ndërkombëtar për Botërorin 2026

Published

on

Gjyqtarja e Superiores shqiptare, Emanuela Rusta, po vazhdon të marrë vëmendjen e institucioneve më të mëdha të futbollit, si FIFA dhe UEFA, madje ajo ka fituar prej kohësh besimin e tyre dhe tani është gati për një hap vendimtar në karrierën e saj dhe një arritje historike për Shqipërinë.

Sipas mediave shqiptare, Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të marrë pjesë në një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër.

Në këtë seminar, të gjithë të ftuarit do të testohen për njohuritë teknike, aftësinë për të punuar në VAR, performancën fizike dhe mprehtësinë për të kapur detajet më të vogla.

Më të mirët që dalin nga ky proces seleksionimi do të angazhohen në turne ndërkombëtare, përfshirë edhe Kupën e Botës 2026.

Nëse Rusta do të përfshihet, kjo do të përfaqësonte një sukses të jashtëzakonshëm për arbitrimin shqiptar, duke shënuar praninë e një gjyqtareje shqiptare në eventet më prestigjioze të futbollit botëror.

Publiku mbetet në pritje të zhvillimeve të seminarit për të mësuar fatin e Emanueles dhe të ardhmen e saj në skenën ndërkombëtare./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Napoli mbush arkën pasi fitoi Superkupën e Italisë

Published

on

Napoli mbylli vitin 2025 me një fitore të madhe, duke triumfuar 2-0 ndaj Bolonjës në finalen e Superkupës së Italisë në Riad, Arabinë Saudite. Dopieta e David Neres dhe paraqitja dominuese e ekipit nën drejtimin e Antonio Contes sollën festë për tifozët e Partenopeit.

Sipas raportimeve, Napoli fitoi rreth 9.5 milionë euro nga Superkupa, shifër që pritet të rritet në rreth 11 milionë euro pas ndeshjes miqësore kundër fituesit të Superkupës së Arabisë Saudite.

Ky trofe vjen pas Scudettos së dytë brenda tre vjetëve, duke bërë që viti 2025 të konsiderohet një vit historik për klubin dhe mbështetësit e tij.

Kjo fitore jo vetëm që shton trofetë në vitrinën e Napolit, por edhe forcon pozicionin financiar të klubit me një shumë të konsiderueshme shpërblimesh nga fondi i përgjithshëm prej 23 milionë eurosh të dedikuar për Superkupën e këtij viti./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara