Lajmet

Nagavci: Këtë mandat janë shënuar një sërë arritjesh në fushën e arsimit të lartë dhe hulumtimit

Published

on

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA), kanë lansuar Programin “ShER” (Suistanble Higher Education and Research in Kosovo).

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se për tre vitet e ardhshme, ky Program do të prekë aspekte thelbësore të arsimit të lartë, ku rezultatet pa dyshim do të jenë pozitive dhe të dobishme. Ajo më tej shtoi se gjatë mandatit tonë, në Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit janë shënuar një sërë arritjesh me rëndësi në fushën e arsimit të lartë dhe hulumtimit, duke përmendur hartimin e strategjive e plotësim ndryshimin e ligjeve.

“Në këtë nismë, Ministria e Arsimit do të bashkërendojë veprimet dhe financimin me fondet e Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim, përmes një konsorciumi të përbërë nga partnerë që i njohin problematikat e arsimit në Kosovë. Projekti është hartuar duke marrë parasysh nevojat aktuale dhe kërkesat konkrete të arsimit të lartë në Kosovë, duke përfshirë edhe reformat e rëndësishme në këtë sektor. Këtu hyjnë disa procese, si financimi i Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) në bazë të performancës, rishikimi dhe përmirësimi i statuteve të IAL dhe harmonizimi i rregulloreve, implementimi i Programit Kombëtar të Shkencës etj. Vlen të theksohet puna për Ligjin e ri për veprimtarinë kërkimore-shkencore, i cili është rezultat i dy ligjeve të mëparshme. Gjatë mandatit tonë, në Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit kemi shënuar një sërë arritjesh me rëndësi në fushën e arsimit të lartë dhe hulumtimit, duke përfshirë: Aprovimin në Kuvend të Ligjit për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, dhe rikthimin e kësaj Agjencie si anëtare e asociuar në ENQA, Aprovimin në Kuvend të Programit Kombëtar të Shkencës, Aprovimin në MAShTI të UA për financimin e IAL bazuar në performancë, Aprovimin në Komisionin për Arsim të Statutit tëri të Universitetit të Prishtinës, Anëtarësimin e plotë të Kosovës në Horizon Europe, Lirimin nga pagesa të studentëve në universitete publike, Aktivizimin e shumë skemave të bursave për studentët e shkëlqyer, studentët e komuniteteve, vajzat në STEM, studentët në top universitetet botërore etj, Përkrahja e projekteve shkencore në Kosovë dhe bashkëpunimet Kosovë-Shqipëri”, u shpreh Nagavci.

Ambasadori Austriak në Kosovë, Georg Schnetzer, tha se shteti i tij është donatori më i madh në fushën e arsimit, investim ky që siç pohoi ai nuk po shkon huq ngase janë arritur shumë rezultate. Po që tha se për një arsim sa më cilësor duhet të bëhen një varg reformash.

“Siç e dini Austria është donatori më i madh në fushën e arsimit, unë jam dëshmitar i shumë arritjeve. Një arritje tjetër e përpjekjeve ka qenë procesi i agjencisë së akreditimit. Të gjitha arritjet kanë dhënë rezultate konkret për të qenë koherent me standarde evropiane. Po theksoj se kemi dizajnuar këtë program me Ministrinë e Arsimit, duke u ndërtuar me rezultate konkrete. Me programin dëshirojmë të kontribuojmë në një arsim të lartë sa më cilësor. Dëshirojmë të vazhdojmë bashkëpunimin me MAShTI-n si dhe me Agjencinë e Akreditimi, universitetet publike e shoqërinë civile. Reformimi i universitetit të lartë kërkon përpjekje të përbashkëta dhe shpresojmë që me këtë ngjarje të fillojmë punën siç e kemi nisur për të shtyrë reformat në arsimin e lartë”, deklaroi ambasadori austriak.

Lajmet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 31.58% e votave me kusht

Published

on

By

Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e numërimit të votave me kusht.

Që nga e hëna mbrëma, kur ka filluar ky proces, janë numëruar 18 nga gjithsej 57 kuti të votimit, apo 31.58 për qind e tyre.

Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 49.81 për qind të votave, respektivisht 1,313 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 20.45 për qind ose 539 vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 11.65 për qind apo 307 vota dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 8.95 për qind, përkatësisht 236 vota.

Nga rezultatet e përmbledhura të të gjitha votave të numëruara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur 50.67 për qind të votave, duke siguruar edhe një mandat shtesë në Kuvend. Si rezultat, kjo parti parashihet të ketë 57 deputetë, një më shumë sesa 56 sa ishin paraparë në rezultatet preliminare.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës zbret në 22 ulëse nga 23 sa kishte sipas projeksioneve fillestare, me 20.43 për qind të votave.

Continue Reading

Lajmet

​Kolona të gjata në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë si pasojë e reshjeve të shiut

Published

on

By

Qytetarët që lëvizin në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë po përballen me kolona të gjata trafiku, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që po vazhdojnë në vend.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

Ndërkohë Komuna e Prishtinës ka apeluar qytetarët për kujdes, për shkak të rrezikut nga përmbytjet.

Vështirësi në qarkullim e përmbytje janë raportuar në disa komuna, si ajo e Malishevës dhe Gjakovës.

Continue Reading

Lajmet

​Rreziku nga përmbytjet, Komuna e Prishtinës apelon qytetarët për kujdes të shtuar

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët për rrezik nga përmbytjet duke apeluar për kujdes të shtuar, pas reshjeve të shumta të shiut të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se si pasojë e reshjeve qytetarët mund të hasin në vështirësi në qarkullimin rrugor, mbipopullim të kanalizimeve dhe ujërave atmosferikë, grumbullim të ujit në zona urbane dhe nënkalime si dhe rrezik për rrëshqitje të ujit në zona urbane dhe nënkalime.

Bazuar në të dhënat e fundit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet janë regjistruar mbi 25 mm reshje shiu, ndërsa pritet që reshjet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me intensitet të ndryshueshëm.

“Institucionet përkatëse të kryeqytetit janë në gatishmëri të plotë për monitorimin e situatës dhe ndërhyrje sipas nevojës”, thuhet në komunikatë.

Continue Reading

Të kërkuara