PSG dhe Flamengo zhvilluan mbrëmë ndeshjen finale të Kupës Ndërkontinentale në stadiumin “Ahmad bin Ali” në Doha të Katarit.
Kampioni evropian u kualifikua direkt në finale, ndërsa kampioni i Amerikës së Jugut mposhti ekipin meksikan Cruz Azul (2:1) dhe ekipin egjiptian Pyramids të udhëhequr nga Kruno Jurçiq (2:0) në rrugën drejt finales.
Ekipi francez erdhi në epërsi në takim me golin e Kvaratskhelia në minutën e 38-të, pas harkimit nga Desire Doue.
Skuadra e Flamengo-s barazoi shifrat në pjesën e dytë me golin e Jorginho nga penalltia në minutën e 62-të, pasi Marquinos ndali në mënyrë të palejuar Arrascaeto brenda zonës së rreptësisë.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa fitues 1:11 dhe nuk pati ndryshim në rezultat as pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, kështu që fati i fituesit u vulos përmes ekzekutimit të penalltive.
De La Cruz shënoi sigurt në goditjen e parë të penalltisë për Flamengon, ndërsa për PSG-në barazoi Vitinha.
Në goditjen e radhës Saul i Flamengos dështoi të shënojë, pasi portieri i PSG-së lexoi gjuajtjen e tij. Kur pritej që ekipi francez të arrijë epërsinë e parë nga penalltitë prej 2:1, njëri ndër lojtarët më të mirë botërorë Dembele dështoi të shënojë gol.
Pedro mori të realizojë penalltinë e tretë për Flamengon, por sërish portieri Safonov mbrojti goditjen e tij në këndin e djathtë të portës. Nuno Mendez pasoi me epërsinë për PSG-në prej 2:1.
Leo Pereira goditi penalltinë e katërt të Flamengos, duke e dërguar topin në mes të portës, ku Safonov bëri një tjetër pritje.
Barcola shënoi golin e katërt të PSG-së në këndin e djathtë dhe ekipi francez kështu fitoi titullin e parë të këtij edicioni pas penalltive me rezultatin 4:1 – 5:2 rezultati i përgjithshëm i takimit.
Kujtojmë, turneu i Kupës Ndërkontinentale u luajt për herë të parë në vitin 2024 dhe titulli u fitua nga Real Madridi, pasi mposhti ekipin meksikan Pachuca 3:0 në finalen e zhvilluar në stadiumin “Lusail” në Katar.
Kupa Ndërkontinentale e FIFA-s është një garë vjetore për klube e organizuar nga FIFA.
Ajo përfshin kampionët aktualë të të gjashtë konfederatave UEFA, CONMEBOL, CONCACAF, AFC, CAF, OFC, me kampionin evropian që kualifikohet direkt për në finale, ndërsa të tjerët avancojnë përmes play-off-it për të përcaktuar sfiduesin për në finale.