Lajmet

Kadrijaj pas intervistimit të Dejona Mihalit: Mjerë për neve e qytetarët që e kanë votuar VV-në

Published

on

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se koordinatorja për Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, ka një të kaluare të dyshimtë. Duke folur për intervisitmin e saj nga Prokuroria Speciale, Kadriaj ka thënë se ka prejardhje të përzier nga Greqia.

Deputetja e AAK-së ka thënë se është dëm i madh për Kosovën që të votohet një parti që dirigjohet nga Dejona Mihali.

“Meqenëse është akteria kryesore e Lëvizjes Vetëvendosje mendojmë që mbas Kurtit është edhe Dejona Mihali, sepse i dirigjon të gjitha politikat e Kosovës fatkeqësisht por edhe të VV-së. Nëse e shihni punën e deputetëve nuk kanë vendimmarrje, nuk kanë guxim për një vendimmarrje nëse nuk i jepet një sinjal prej Dijona Mihalit edhe bartësve të saj që i ka në Kuvend. Që këta duhet që përmes tyre me darkorduar, çka duhet me fol, çka duhet të botohet”.

Ajo ka thënë se Mihali dirigjon edhe deputetët në Kuvendin e Kosovës se “çka të flasin e çka të votojnë”.

“Tashmë është bërë publike kjo çështje e Dejonës, dhe po  e shohim se ajo e udhëheq politikat e Vetëvendosjes ajo është numri një. Po më duket që e udhëheq edhe Albin Kurtin, dhe të udhëhiqemi prej një personi që nuk e njohim dhe t’i dirigjoj të gjitha politikat e Kosovës një Dejona Mihali, mjerë ku ka ardhur vendi ynë. Mjerë për neve qytetarët dhe ata që e kanë votuar, ata që e votojnë le ta dinë që po e votojnë një Dejona Mihali me një të kaluarën të dyshimtë që ka epitete të ndryshme. Që ndoshta nuk ka as shtetësi shqiptare që brenda ditës iu ka bërë edhe nënshtetësia në Kosovë. E kemi parë me postimet që i kanë dërguar deputetëve se çka duhet të postojnë dhe çka jo. Kjo është një realitet i hidhur në Kosovë, dhe ta kenë parasysh qytetarët se po votuan Lëvizjen Vetëvendosje e kanë votuar Dijona Mihali e cila ka prejardhje të përzier nga Greqia dhe villen në Greqi”, ka theksuar ajo./EO/

lajme

Profesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck

Published

on

Nga data 7 deri më 12 dhjetor 2025, Profesori Lulzim Beqiri, nga Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT, ka marrë pjesë në një mobilitet akademik në Technische Hochschule Lübeck (TH Lübeck) në Gjermani, në kuadër të programit Erasmus+.

Ky mobilitet është zhvilluar në kuadër të Punëtorisë së dytë të përbashkët ndërmjet FAU/UPT dhe Technische Hochschule Lübeck, ku janë përfshirë shumë studentë, të organizuar në grupe të përbashkëta ndërinstitucionale. Tema qendrore e kësaj punëtorie ka qenë studimi i Lumit të Osumit në zonën e mbrojtur të qytetit historik të Beratit.

Profesori Lulzim Beqiri ka qenë pjesë e stafit udhëheqës akademik të studentëve gjermanë, së bashku me Prof. Michael Locher (Prodekan), Prof. Kendra Busche, Prof. Rike Ruppenthal, duke kontribuar në drejtimin profesional dhe akademik të punës kërkimore dhe konceptuale të studentëve.

Punëtoria njëjavore ka përfshirë analiza urbane, mjedisore dhe arkitektonike të një zone me rëndësi të veçantë historike dhe kulturore, duke e trajtuar lumin Osum si element strukturor në zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit 2400-vjeçar të Beratit.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studentët e Artit dhe Medias Digjitale në UBT realizojnë vizitë studimore në 7 Arte dhe Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”

Published

on

Studentët e programit Art dhe Media Digjitale në UBT realizuan një vizitë studimore në hapësirat e 7 Arte dhe Qendrës së Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë, në kuadër të aktiviteteve akademike që synojnë lidhjen e teorisë me praktikën artistike dhe kulturore.

Gjatë kësaj vizite, studentët u mirëpritën nga përfaqësuesit e këtyre institucioneve kulturore, ku njëkohësisht ka nisur edhe organizimi i një pop-up ekspozite, e cila do të shtrihet në dy hapësira të ndryshme ekspozuese. Për këtë ekspozitë, studentët kanë filluar realizimin e punimeve artistike në studiot e UBT-së, duke zhvilluar koncepte bashkëkohore dhe multidisiplinare.

Tematika e punimeve është e ndërlidhur ngushtë me ngjarje aktuale, duke reflektuar mbi çështje të rëndësishme të aktualitetit shoqëror dhe kulturor, përmes formave të ndryshme të shprehjes artistike dhe medias digjitale.

Continue Reading

Rajoni

Rektori Hajrizi merr pjesë në Simpoziumin Shkencor Ndërkombëtar në CERN

Published

on

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po merr pjesë në Simpoziumin Shkencor Ndërkombëtar me temën “Kontributi i Shkencës në Impaktin Social”, i cili po mbahet në CERN – Organizatën Evropiane për Kërkime Bërthamore (the European Organization for Nuclear Research), në Gjenevë.

Ky simpozium i nivelit të lartë mbledh shkencëtarë, akademikë dhe liderë institucionalë nga e gjithë bota, për të diskutuar rolin e shkencës dhe inovacionit në adresimin e sfidave shoqërore dhe zhvillimin e qëndrueshëm global.

Gjatë qëndrimit në CERN, Rektori Hajrizi realizoi edhe vizita në disa nga njësitë më të rëndësishme shkencore të kësaj qendre prestigjioze, përfshirë eksperimentin ATLAS dhe Synchrocyclotron, të cilat përfaqësojnë bazën e kërkimeve më të avancuara në fizikën bërthamore dhe teknologjitë e larta.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Për herë të parë në Kosovë lansohet magazina “BLANK”, iniciativë që buron nga angazhimi akademik dhe kreativ i studentëve të UBT-së

Published

on

Industria kreative në Kosovë ka shënuar një moment të rëndësishëm me lansimin e magazinës “BLANK”, botimi i parë në vend i dedikuar kritikës profesionale të ekspozitave dhe ndërtimit të diskursit kritik në artin bashkëkohor. Kjo iniciativë inovative është rezultat i drejtpërdrejtë i qasjeve bashkëkohore të edukimit që aplikohen në UBT, ku teoria ndërthuret ngushtë me praktikën dhe krijimtarinë studentore.

Lansimi i kësaj magazine u prezantua në kuadër të lëndës “Mysafirë nga Industria” në UBT, një lëndë që synon lidhjen e studentëve me praktikat reale profesionale dhe zhvillimet aktuale të industrive kreative. Me këtë rast, si mysafir ishte Art Qibukqiu, student i Fakultetit të Artit dhe Mediave Digjitale (AMD) në UBT, i cili prezantoi konceptin, misionin dhe procesin e krijimit të magazinës BLANK, duke ndarë përvojën e tij me studentët dhe stafin akademik.

Magazina BLANK përfaqëson një platformë të re kritike që synon të analizojë dhe vlerësojë ekspozitat, praktikat artistike dhe kuratoriale në Kosovë dhe më gjerë, duke kontribuar në profesionalizimin e shkrimit kritik dhe debatit kulturor.

Në këtë botim janë të përfshirë edhe studentë të tjerë të Fakultetit të Artit dhe Mediave Digjitale në UBT, përkatësisht Rea Kurtaj, Bora Banishta dhe Diellza Salicana, duke reflektuar angazhimin aktiv të studentëve të UBT-së në krijimin e përmbajtjeve profesionale dhe kritike, si dhe rolin e universitetit në fuqizimin e talenteve të reja.

Continue Reading

Të kërkuara