Lajmet

Krasniqi: Kurti propagandën e ka mjeshtri, veriu është instrumentalizuar për qëllime elektorale

Published

on

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë në një intervistë se pavarësisht mandatit të fuqishëm që qytetarët i kanë dhanë Albin Kurtit për të qeverisur me vendin, sot situata në ekonomi, shëndetësi, arsim e fushat të tjera është më e keqe se para tre-katër vjetësh.

Krasniqi, ka thënë se Kurti ka pasur kontroll të plotë mbi Kuvendin, Qeverinë dhe Presidencën, por këto fuqi, sipas tij, në këtë mandat qeverisës kanë rezultuar në një stagnim ekonomik dhe një degradim të shërbimeve publike.

“Është e dhimbshme realisht që një mandat kaq të fuqishëm qytetarë që iu është dhënë Kurtit për të qeverisur vendin dhe për të zbatuar ato premtime që i ka dhënë për ta transformuar shtetin tonë, ai nuk ka arritur që ta shfrytëzojë. Sepse fatkeqësisht sot pothuajse në të gjitha fushat ne jemi më keq sesa që kemi qenë para tre-katër vitesh. Mundësit për ti realizuara premtimet e tij, në kuptimin legal dhe institucional të fjalës Kurti ka pasur të plota me qenë se ka pasur jo vetëm një shumicë absolute në Kuvendin e Kosovës por ka pasur edhe një pushtet absolute kontrollues edhe në Qeveri, Kuvend dhe Presidencë, me veprimet e tij ka arritur që t’i okupojë e t’i nënshtroj edhe shumë instanca të pushteteve të pavarura, agresioneve në mënyrë të veçantë. Fatkeqësisht krejt ato që i ka premtuar ka mbetur pa realizuar duke filluar nga fakti që sot kemi një ekonomi të stagnuar kemi një shëndetësi të degraduar, një arsim shumë më keq sesa që ka qenë në të kaluarën, kemi mungesë të projekteve infrastrukturore”, ka thënë ai.

Krasniqi ka përmendur premtimet e pa përmbushura për ndërtimin e çerdheve dhe banesave me çmime të përballueshme për qytetaret, duke theksuar se çmimet e pasurive të patundshme janë rritur ndjeshëm.

“Prej premtimeve që kanë qenë shumë të popullarizuara të tipit të ndërtimit të 160 çerdheve për një mandat qeverisëse ne në ditët e fundit të këtij mandatit nuk besoj që kemi katër çerdhe të ndërtuara. Prej atij premtimi që do të ketë banesa me çmim të përballueshme për çiftet e reja në mënyrë të veçantë ne sot i kemi çmimet e metrit katror shumë herë më të shtrenjta sesa kur e ka marrë mandatin. Prej premtimeve që do të ndërtojë auto-udhët e pakryer për rrugët Gjilan, Podujevë, Mitrovicë krejt çka ka mbet nga projektet infrastrukturor është ura e famshme e Saradranit, dhe fatkeqësisht as ura e Badovcit e cila po i bënë kaq shumë telashe të gjithë qytetareve që udhëtojnë për Anamoravë, as ajo nuk ka mbërri me përfunduar që është një punë që nuk do të duhet të merrte kohë as dy muaj”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se kryeministri Kurti propagandën e ka mjeshtri por që qeverisjen e ka pasur jashtëzakonisht të dobët e të paaftë, ku sipas tij, qytetarët e kanë të qartë që në zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë në një ballafaqim mes mungesës së kompetencës, vizionit dhe aftësisë për të qeverisur.

“Kemi një kryeministër që me të vërtetë me fjalë ka qenë shumë i mirë por propagandën e ka mjeshtri,  por qeverisjen e ka pasur jashtëzakonisht të dobët të paaftë dhe jo kompetente për çka besoj që qytetarët tashmë e kanë të qartë besoj që zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë një ballafaqim mes mungesës së kompetencës, vizionit dhe aftësisë për të qeverisur kombinuar me një propagande të hatashme siç e kanë pasur dhe e kanë gjithmonë dhe ndoshta fakti që ne si PDK nuk jemi propandues të mirë nuk dijm me bë një gjë të tillë por të paktën punën dhe premtimet i kemi realizuar në të kaluarën dhe do t’i realizojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se shumica e veprimeve të Qeverisë në veri të vendit gjithmonë kanë një karakter popullist edhe elektoral dhe nuk e kanë domosdoshmërisht një karakter shtetëror i cili do të ndihmonte në krijimin e një situate më të mirë në atë pjesë të vendit.

“Fatkeqësisht shumica për të mos thënë të gjitha veprimet e Qeverisë aktuale që ndërlidhen me Veriun e vendit, gjithmonë kanë një karakter edhe popullist edhe elektoral dhe jo domosdoshmërish një karakter shtetëror i cili do të ndihmonte në krijimin e një situate më të mirë se sa ajo që e kemi në Veri të vendit. Në një situatë ku përveç një sovraniteti funksional duhet të kishte një ri integrim apo integrim të komunitetit serb aty. Ku do të kishte një mbështetje ndërkombëtare për veprimet që ne i marrim, kjo nuk do të thotë që veprimet siç janë mbyllja e organeve ilegale nuk janë vendim të duhura, sepse për gjëra të tilla është vepruar edhe në të kaluarën ka pasur diskutime, dakordime dhe marrëveshje në proces të dialogut se si dhe kur duhet të ndodhin ato. Një pjesë ka mbetur pa u zbatuar por fatkeqësisht përdorimi për elektorat dhe për zgjedhje i çështjeve që ndërlidhen sikur me Ujmanin e besa me kinse hapjen e urës së Ibrit, u pa e qartë tashmë që me të vërtetë ishin vetëm për një konsum të brendshëm dhe jo realisht për arritur diçka”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se si parti nuk janë kundër hapjes së urës së Ibrit, por që ajo duhet të behtë me një bashkërendim të veprimeve me parterët ndërkombëtarë dhe jo në mënyrë imponuese.

“E vërteta është që ura e Ibrit është mbyllur nga ndërkombëtarët dhe jo nga shqiptarët dhe shumë herë para Kurtit është diskutuar dhe kërkuar që ura të hapet për qarkullim të veturave meqenëse për qarkullim të qytetarëve ajo është hapur më herët. Normalisht që ne e kemi mbështetur këtë kërkesë si në të kaluarën dhe tash por e kemi ditur qartë se një gjë e tillë nuk mund të ndodh në mënyrë unilaterale dhe në një mënyrë imponuese por mund të bëhet vetëm duke pasur një bashkërendim të veprimeve me parterët ndërkombëtarë. Në rradh të parë me ShBA-në por edhe me KFOR-in si një nga faktorët kryesor në këtë situatë, tashmë është e qartë që Kurti edhe eksponentët e Qeverisë së tij po e thonë të njëjtën gjë që po e presin KFOR-in dhe QUINT-in, por e vërteta është që duke pritur këta jemi gjithë prej 1999 e tutje”./EO/

Lajmet

​Bie çmimi i naftës pas arrestimit të Maduros nga ShBA

Published

on

By

Çmimi i naftës ka rënë këtë mëngjes, pas arrestimit të presidentit të Venezulës, Nikolas Maduro.

Nafta e papërpunuar Brent, referenca ndërkombëtare, ka rënë me 0.67% në 60.34 dollarë për fuçi.

Reagimi fillestar ndaj veprimit ushtarak amerikan në Venezuelë në tregjet e aksioneve, të ardhurave fikse dhe mallrave ka të ngjarë të jetë i vogël, parashikon Stephen Dover, drejtor i Institutit Franklin Templeton, shkruan The Guardian.

Kjo gjithashtu do të përforcojë nevojën që disa vende të rrisin shpenzimet për sigurinë kombëtare dhe përfundimisht mund të çojë në furnizime të konsiderueshme me naftë nga Venezuela.

Kujtojmë se, Venezuela ka rezervat më të mëdha të naftës bruto në botë (mbi 300 miliardë fuçi), por gjendja e dobët e infrastrukturës së saj të vjetruar të nxjerrjes dhe transportit të naftës, së bashku me cilësinë e ulët të naftës së saj të papërpunuar “të rëndë”, sugjerojnë se edhe ardhja e stabilitetit politik nuk do ta rrisë shpejt prodhimin ose eksportet e naftës së saj të papërpunuar (aktualisht rreth 1 milion fuçi në ditë ose afërsisht 1% e prodhimit botëror).

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 68 kuti votimi nga diaspora, vazhdon procesi i numërimit në QNR

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve që i takojnë votimit jashtë Kosovës, përkatësisht votimit përmes postës.

Nga fillimi i procesit (e shtunë, 3 janar, ora 16:00) dhe deri më tani (e hënë, 5 janar, ora 10:00), janë numëruar 68 nga 92 kuti votimi, brenda të cilave janë vendosur pakot me fletëvotime që deri më tani janë sjellur në Kosovë.

Fletëvotimet e numëruara u takojnë komunave: Deçan, Gjakovë, Gllogoc, Gjilan, Dragash, Istog, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Lipjan, Rahovec, Pejë, Podujevë, Prishtinë, Prizren, Shtime dhe Viti.

Në platformën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ janë duke u përditësuar të dhënat kohë pas kohe.

Continue Reading

Lajmet

Kompleksiteti ushtarak-operacional i inteligjencës: “Maduro jasht” nuk ishte akt lufte, por zbatim i ligjit

Published

on

By

(Operacioni special për neutralizimin e objektivave dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s përfaqëson kulmin e artit modern të zbatimit të ligjit përmes inteligjencës strategjike)

(more…)

Continue Reading

Lajmet

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Të kërkuara