Sport

Nga kualifikimi dramatik te dëshpërimi në Paris, rrëfimi i trajneres Sallauka për rrugëtimin e Donjeta Sadikut

Published

on

Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike ishte njëri nga synimet më të mëdha të boksieres Donjeta Sadiku dhe arritja e këtij qëllimi kaq madhor nuk ishte aspak i lehtë. Trajnerja e Sadikut, Marjola Sallauka, e cila ka folur për vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar Sadiku për t’u kualifikuar në olimpiadë.

Ajo thotë se përkundër luftërave të vështira që e prisnin rrugës, ishte e bindur se Sadiku do të kualifikohej për në Lojërat Olimpike.

Kualifikimi në fund ka qenë qershia mbi tortë sepse kualifikimi ka qenë një ndër garat më të vështira që e kemi pasur. Kampionati Botëror, Kampionati Evropian i ka vështirësitë e veta, mirëpo kualifikimet që janë mbajtur në Itali kanë qenë sfidë në vete. Ka qenë shumë e përgatitur, në formë shumë të mirë, i ka zhvilluar katër meçe në përgjithësi me kundërshtaret më të forta që i ka pasur në kategori. Do ta veçoja meçin me italian që ka qenë meçi vendimtar që Donjeta të kualifikohet për në Paris. Sfidë e madhe ka qenë për shkak se kualifikimet janë mbajtur në Itali dhe meçi vendimtar ka qenë me një italiane dhe dihet që vendase kur je ke përparësi, por nuk kam dyshuar që me Donjetën do ta arrijmë këtë kualifikim. E kam parë në mendjen e Donjetës, në atë që ajo ka besuar…Ne si trajnerë e ndjejmë, e dimë dhe i kuptojmë boksierët, kështu që e kam ditur sigurt që Donjeta është e pandalshme në atë kualifikim”, tha fillimisht Sallauka.

Medaljet e shumta evropiane e botërore, por edhe kualifikimi në olimpiadë, Sallauka tregon që u arritën fal një pune e përkushtimi të rrallë të Donjetës në stërvitje, aty ku në disa raste ka edhe temperament më të lartë se sa që duhet.

Sfida me Donjetën nuk kam, në trajnim sidomos, nuk ndodh asnjëherë. Donjeta beson shumë në punën time dhe çfarë do që them ajo i përmbahet atyre këshillave. Ndoshta nervoza e saj e vetme në sallë është kur i shpjegoj diçka dhe nuk mund ta bëjë menjëherë, kështu që ajo bëhet nervoz me vetveten pse nuk po mund ta bëjë dhe kjo më pëlqen shumë tek Donjeta sepse nuk ndalet derisa t’i përmirëson ato. Do të thotë nervoza e saj e vetme dhe përballja jonë e vetme është kjo që bëhet nervoz kur nuk mund të bëjë diçka menjëherë”, thotë Sallauka.

Përkundër pritjeve më të mëdha, në Paris nuk u arritën synimet e boksieres për të rrëmbyer medalje, por Sallauka thotë se nuk ka vend për dëshpërim.

Kemi besuar shumë në medalje sepse e di çfarë punë ka bërë Donjeta, mirëpo jo gjithmonë gjerat shkojnë ashtu siç ne presim. Unë nuk jam e dëshpëruar me atë çfarë ka ndodhur, edhe pse Donjeta nuk arriti të marr medalje, Donjeta është e re, unë besoj shumë që edhe dy olimpiada Donjeta mund t’i zë dhe atë në formën më të mirë të mundshme…Në olimpiadën e ardhshme do të jetë edhe më e kompletuar dhe besoj shumë në suksesin e saj”, theksoi Sallauka.

Më tutje, Sallauka sqaron në detaje edhe videon e bërë virale ku ajo shihet duke e motivuar Sadikun në luftën e parë të saj në ring në Paris.

Emocionet e trajnerëve është vështirë të shpjegohen me fjalë. Kjo video virale nuk e di edhe pse u bë virale sepse ajo që kam qenë në atë video jam edhe ndoshta në shumë meçe tjera, nuk po them në të gjitha, por vjen një moment kur sportistin tënd duhet ta motivosh më shumë edhe me fjalë. Kundërshtaren që e ka pasur ka qenë një ndër kundërshtaret më të forta, ajo njihet për forcë si më e fuqishmja ne të gjithë kategorinë 60 kilogramë…Me Donjetën e kam një komunikim shumë të mirë në ring, si do që të ndihet ajo, lodhjen më të vogël, lëndimin më të vogël mua më duhet ta di dhe ndoshta ka marr bujë kjo video me këshillat e mia sepse mua më pyesin shumë çfarë doje të thoje ‘mos e shtyj, por shtyje duke punuar’, dhe shumë njerëzve kur ua shpjegoj çfarë kam dashur të them me atë, e kuptojnë se ka qenë një keqkuptim. Unë i kam thënë ‘mos e shtyj me duar’ sepse nuk është e lejueshme në sport të shtyhet pa goditje, kështu që i kam thënë ‘mos e shtyj me duar, por shtyje duke punuar”, tregon Sallauka.

Por, humbja në luftën e dytë dhe mbetja pa medalje, Sallauka thotë se e “theu shpirtërisht” Donjetën.

Nuk ka qenë dita e saj, mund të them se nuk ishte as 50 përqindshi i Donjetës që është në të vërtetë. Ka qenë një dëshpërim shumë i madh sepse e ka pritur fitoren, e kuptoj shumë mirë dëshpërimin e saj, e kuptoj atë reagim të saj që nuk ka dashur as të ekspozohet, ka qenë e thyer për disa ditë, mirëpo unë e di dhe e kuptoj që në ta ardhmen Donjeta do të jetë shumë më ndryshe dhe shumë më e fortë sepse çdo dëshpërim që e ka pasur Donjeta në karrierën e saj e ka kthyer në forcë, kështu që ndonjëherë edhe dëshpërimet janë të mira sepse mund të jenë motiv shtesë për të ardhmen”, thotë Sallauka.

Trajnerja shtoi në fund se puna për të fituar medalje evropiane e botërore nga Donjeta tashmë veç se ka nisur, derisa synimi për medalje olimpike mbetet pika kryesore e karrierës së saj.

Lajmet

Nëse kualifikohet në botëror, Kosova fiton rreth 10.5 milionë dollarë

Published

on

FIFA e ka aprovuar rritjen prej 50% të fondit të shpërblimeve për Kupën e Botës, dhe sipas kësaj rritje, fituesi do t’i merrte plot 50 milionë dollarë, derisa nënkampioni 33 milionë dollarë.

Kurse, ata që dështojnë të kualifikohen tutje nga faza grupore, do t’i marrin 9 milionë dollarë.

Derisa, kostoja shtesë për përgatitje shkon deri në 1.5 milion dollarë. Pra, nga kjo përllogaritje, del se një kombëtare që arrijnë të kualifikohet i ka të garantuara 10.5 milionë dollarë.

Në këtë rast, nëse edhe Kosova e arrijnë këtë sukses historik pas ndeshjeve të playoff-it do t’i marrë të paktën kaq para.

Pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të shtëpisë më të madhe të futbollit, 727 milionë dollarë, do të shpërndahen mes federatave anëtare si rezultat i Botërorit 2026.

Nga kjo shumë, 655 milionë dollarë do të ndahen si shpërblime direkte për kombëtaret pjesëmarrëse.

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, u shpreh se Botërori 2026 do të jetë revolucionar për kontributin financiar ndaj futbollit global.

FIFA pret të arkëtojë 13 miliardë dollarë gjatë ciklit 2022–2026, pothuajse dyfish më shumë se cikli paraprak, rritje që lidhet kryesisht me zgjerimin e Kupës së Botës dhe Botërorit të Klubeve.

Kampionati i ardhshëm botëror zhvillohen në tri shtete, ShBA, Kanada dhe Meksikë, nga 11 qershori i 2026-tës e deri më 19 korrik./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Paris Saint-Germain fiton trofeun e gjashtë sezonal pas një drame penalltish ndaj Flamengos

Published

on

Paris Saint-Germain është shpallur fitues i Kupës Ndërkontinentale, duke mposhtur Flamengon në finale pas një serie dramatike penalltish, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhanë fitues.

PSG e nisi ndeshjen me ritëm të lartë, duke krijuar disa raste që në minutat e para. Një gol i Fabian Ruiz në minutën e 9-të u anulua pas rishikimit me VAR, pasi topi kishte dalë jashtë fushës gjatë aksionit.

Goli i parë i ligjshëm erdhi në minutën e 38-të, kur Khvicha Kvaratskhelia përfitoi nga një pasim perfekt dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë PSG-së 1-0. Pjesa e parë u karakterizua nga ndërhyrje të forta dhe kartonë të verdhë për të dyja skuadrat.

Në pjesën e dytë, Flamengo reagoi dhe shtoi presionin. Momenti kyç erdhi në minutën e 60-të, kur pas një faulli në zonë, gjyqtari Ismail Elfath u thirr nga VAR dhe akordoi një penallti për brazilianët.

Në serinë e penalltive, më të saktë dolën lojtarët e PSG, duke fituar 2-1 dhe duke ngritur trofeun e Kupës Ndërkontinentale për klubin francez.

Ky triumf vjen pas një ndeshjeje të balancuar dhe dramatike, që dëshmoi fuqinë dhe qetësinë e lojtarëve të PSG-së në momentet vendimtare. /S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Mbappe dhe Endrick udhëhoqën sulmin e Real Madrid në Copa del Rey

Published

on

Trajneri Xabi Alonso bëri disa ndryshime në formacion, duke pushuar disa nga emrat kryesorë, por duke ruajtur mundësinë që ata të hyjnë nga stoli nëse situata nuk shkon sipas planit.

Formacionet:

Në portë, Andriy Lunin merr vendin e Thibaut Courtois, si zakonisht për ndeshjet e kupës. Në mbrojtje, debuton David Jiménez, lojtarë i akademisë së klubit, ndërsa Dean Huijsen luan në qendër të mbrojtjes pranë Álvaro Carreras. Fran Garcia starton në krahun e majtë, ndërsa Raul Asencio mungon për shkak të etheve.

Në mesfushë, Jude Bellingham dhe Aurélien Tchouaméni qëndrojnë në stol, duke dhënë hapësirë për Franco Mastantuono, Dani Ceballos dhe Arda Guler. Mastantuono fillon për herë të parë pas një periudhe dëmtimi.

Në sulm, Gonzalo Garcia, Endrick dhe Kylian Mbappe janë startues, me francezin që surprizon si titullar.Formacioni i Real Madrid:
Portier: 13. Lunin
Mbrojtës: 35. D. Jimenez, 24. Huijsen, 18. A. Carreras, 20. F. Garcia
Mesfushorë: 19. Ceballos, 15. Guler, 30. Mastantuono
Sulm: 16. Garcia, 10. Mbappe, 9. Endrick

Me disa nga yjet në bank rezervë dhe të rinjtë që marrin hapësirë, Real Madrid synon të sigurojë një fitore të qetë dhe të vazhdojë rrugëtimin në Copa del Rey. /S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

FIFA ndryshon kategoritë e biletave pas kritikave për çmimet e larta përpara Kupës së Botës 2026

Published

on

Pas kritikave të ashpra ndaj çmimeve të larta të biletave të shpallura përpara Kupës së Botës 2026, FIFA ka vendosur të bëjë ndryshime në kategoritë e biletave.

Pas reagimeve të grupeve të tifozëve që i cilësuan si biletat më të shtrenjta në historinë e Kupës së Botës, u mor vendimi për të futur në shitje një opsion më të përballueshëm.

Do të ketë tarifë speciale prej 60 dollarësh për çdo ndeshje.

Sipas njoftimit të FIFA-s, për tifozët e dy ekipeve kombëtare që zbresin në fushë në çdo ndeshje do të ketë bileta me çmim 60 dollarë. Ndërkohë, në kategoritë e tjera të biletave dhe në çmimet e tyre nuk është bërë asnjë ndryshim.

FIFA njoftoi se gjatë pesë ditëve të para të procesit të shitjes së biletave janë marrë 20 milionë aplikime. Gjithashtu u bë e ditur se tifozët që kanë aplikuar për kategorinë standarde të biletave do t’i mësojnë rezultatet në muajin shkurt.

Kupa e Botës 2026, e cila do të organizohet bashkërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Meksika, do të zhvillohet në gjithsej 16 stadiume./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara