Lajmet

Kurteshi: Ka dëshmi që vërtetojnë bindjen time se Astrit Dehari është vrarë me urdhër nga lartë

Published

on

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale rreth deklaratave që i ka dhënë në lidhje me rastin e Astrit Deharit gjatë konferencës për media të hënën e 12 gushtit.

Sami Kurteshi, ka thënë se intervistimi i tij është bërë në cilësinë e dëshmitarit, duke pohuar se i qëndron pas çdo deklarate të bërë në konferencën për media më 12 gusht, derisa shton se i është përgjigjur të gjitha pyetjeve.

Pikërisht ka qenë një paragraf i përfolur në konferencën për media dhe në shkresën, komunikatën që e ka shpërndarë Lëvizja Vetëvendosje që ka të bëjë me implikimin dhe me urdhërat e dhëna nga maja e shtetit për institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës. Thelbi i pyetjeve dhe i çështjes ka qenë ai sot, do të thotë edhe unë jam përgjigjur në të gjitha pyetjet.. Edhe sot ato që kam deklaruar aty po e deklaroj. Unë jam i bindur dhe ka shumë fakte, jashtëzakonisht shumë fakte të cilat unë i thash në Prokurori se implikimi i funksionarëve të majës së shtetit bashkë me institucionet varëse të saj të sigurisë dhe të drejtësisë është i dukshëm nga të gjitha dëshmitë, provat, dokumentet, deklaratat që deri sot janë në dorë të publikut dhe në dorë të institucioneve….Unë jam njëri nga personat që e përcjellë rastin”, ka thënë Kurteshi.

Ai ka thënë se ka parë mijëra faqe që dëshmojnë se Astrit Dehari është vrarë.

Janë mbi tre mijë faqe dokumente të ndryshme, prova, analiza, rekomandime, dokumente të ndryshme në lidhje me rastin Dehari. Shumicën prej tyre unë, të gjitha ato që kam mundur me i siguru unë i kam lexu, i kam përpunu, i lexoj vazhdimisht, unë e përcjell rastin Dehari për arsye më të ndryshme dhe aty ka me qindra dëshmi dhe fakte që vërtetojnë bindjen time për atë që po flas se rasti Astrit Dehari është vrasje e plotë, vrasje e drejtpërdrejtë me urdhër nga lartë”, ka thënë Kurteshi.

Ndërsa, avokati i familjes së Astrit Deharit, Tomë Gashi kur është pyetur se çfarë është duke ndodhur me mostrat e Astrit Deharit, ka deklaruar se nuk mund të thotë asgjë konkrete rreth asaj se çfarë mostra janë zhdukur, e çfarë janë gjetur.

Prokurori që e ka pas rastin rreth katër vite, Afrim Shefkiu nuk është përgjigjur asnjëherë për kërkesat e mia, përfaqësues ligjor i familjes së Astrit Deharit dhe për këtë arsye ne nuk kemi ndonjë njoftim zyrtar se çfarë ka ndodhur edhe me rastin e zhdukjes së një pjese të mostrave të Astrit Deharit edhe me rastin e njoftimeve mediale që një pjesë e tyre janë gjetur. Kështu që unë nuk mund të ju them asgjë konkretisht bazuar se çfarë mostra janë zhdukur, çfarë mostra janë gjetur, kur ato janë zhdukur, kur ato janë gjetur sepse Afrim Shefkiu së paku në vitet e fundit prokurori i rastit ka qenë hermetikisht i mbyllur dhe me dhjetëra e dhjetëra kërkesa që kanë të bëjnë me rastin e vrasjes së Astrit Deharit ai e ka gjetur thjeshtë një metodë të themi që të mos përgjigjet fare dhe në momentin që nuk përgjigjet fare ne na ka mbetë që vetëm t’i përsërisim kërkesat tona në formë të urgjencës me shkrim, por prapë se prapë ai s’është përgjigjur kurrë posaçërisht duke e ditur që ka qenë në një periudhë kohore para pensionimit, ka thënë Tomë Gashi.

Rasti i aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari është rikthyer si temë nga Sami Kurteshi aktualisht anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga partia në pushtet, më 12 gusht të këtij viti.

Lajmet

​Interi përgatit ofertë të përmirësuar për Lookman

Published

on

Interi është gati të dërgojë një ofertë të përmirësuar për yllin e Atalantës, Ademola Lookman, i vlerësuar me 50 milionë euro nga klubi bergamask raporton La Gazzetta dello Sport

Bisedimet midis dy klubeve pritet të vazhdojnë sot, pasi Interi ka arritur tashmë një marrëveshje për kushtet personale me fituesin e fundit afrikan të Topit të Artë.

Sipas burimeve të Gazzetta-s, Interi ka paraqitur një ofertë në formë huazimi me detyrim blerjeje, ndërsa Atalanta këmbëngul për një transferim të përhershëm për shumën e plotë.

Megjithëse raportohet se një marrëveshje mund të arrihet për rreth 45 milionë euro duke përfshirë bonuset, Interi ende nuk ka bërë një ofertë të re konkrete për sulmuesin 27-vjeçar.

Ndërkohë, pavarësisht spekulimeve të mëhershme, nuk ka pasur kontakte të fundit nga Napoli për Lookmanin.

Burime të afërta me situatën konfirmojnë për Football Italia se interesimi i fundit i Napolit daton që nga qershori, dhe nuk ka pasur zhvillime të reja që atëherë. Lookman, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me fanellën e Atalantës dhe u shpall Lojtari Afrikan i Vitit, shihet si një përforcim kyç nga zikaltrit në merkato.

Continue Reading

Lajmet

Kurti u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë përmes Serbisë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që të shmangin udhëtimet përmes Serbisë, duke paralajmëruar për ndalime arbitrare nga autoritetet serbe. 

Ka indikacione për ndalime të pajustifikuara. Prandaj i ftojmë qytetarët për maturi dhe të mos kalojnë nëpër territorin e Serbisë,” tha Kurti.

Ai u shpreh i shqetësuar për veprimet e fundit të autoriteteve serbe dhe kërkoi nga Bashkimi Evropian një reagim të qartë ndaj, siç i quajti ai, kërcënimeve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Sipas Kurtit, Beogradi po dëshmon mungesë të vullnetit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

E ftojmë BE-në të reagojë qartë ndaj kërcënimeve të Vuçiqit. Serbia po dëshmon se jo vetëm që nuk është e interesuar në normalizim, por përkundrazi, po intensifikon sjelljet kërcënuese,” shtoi ai.

Kurti theksoi se përballë një klime të tillë të pasigurisë, qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë maturi dhe kujdes maksimal në lidhje me udhëtimet e tyre drejt apo përmes Serbisë.

Continue Reading

Aktualitet

Kurti për takimin me Limajn: Kam bërë një ofertë konkrete

Published

on

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, para mediave dha disa detaje për takimin me kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj për mundësitë e bashkëqeverisjes mes dy partive.

Në konferencë për media, Kurti tha se ka bërë një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë.

“Me Limajn kemi zhvilluar një takim. Unë si kryetar i partisë fituese, kam shprehur jo vetëm interesim, por edhe gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën dhe në përputhje me këtë unë kam bërë edhe një ofertë konkrete për Nismën që gjithçka të mbyllet sa ma shpejt dhe sa më mirë. Kur këto bisedime të mbyllën me rezultatin final mund të flasim për të”, tha Kurti.

Deri tani të gjitha përpjekjet për formimin e institucioneve të reja kanë dështuar për shkak të mungesës së konsensusit mes partive politike.

Continue Reading

Lajmet

Kurti reagon ndaj Vuçiqit: Deklaratat e tij janë kërcënuese dhe destabilizuese

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në lidhje me arrestimin e Igor Popoviqit, i cili u ndalua për shkak të deklaratave ku e cilësonte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si “organizatë terroriste”.

Në deklaratë për media, Kurti theksoi se Kosova është shtet demokratik dhe ligjor, ku sundimi i ligjit zbatohet në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa dallim etnie, pozite apo përkatësie politike.

Kosova është demokratike dhe ligjore me pushtete të ndara, institucione të konsoliduara dhe zbatim të barabartë të ligjit. Sundimi i ligjit nuk diskriminon sipas etnisë apo ndikimit politik,” tha Kurti.

Ai shtoi se rasti i Igor Popoviq, i cili është arrestuar për veprën penale të nxitjes së përçarjes apo mosdurimit etnik, po trajtohet nga institucionet e drejtësisë me profesionalizëm dhe në përputhje me standardet e të drejtave të njeriut.

Duke komentuar deklaratat e Vuçiqit të bëra më 20 korrik, Kurti i cilësoi ato si “kërcënuese, destabilizuese dhe të papranueshme”, duke theksuar se ato nuk janë thjesht qëndrime individuale, por përfaqësojnë politikë shtetërore të Beogradit.

Beogradi zyrtar tregon se nuk e mbështet drejtësinë, paqen dhe stabilitetin, por nxit tensione dhe përhap gjuhën e urrejtjes. Duke sulmuar vlerën më të shenjtë të shqiptarëve, që është UÇK-ja, ata provokojnë dhe nxisin përplasje,” shtoi Kurti.

Kryeministri përfundoi duke theksuar se deklaratat e tilla përbëjnë kërcënim serioz për paqen dhe sigurinë në rajonin e Ballkanit.

Continue Reading

Të kërkuara