Lajmet
Hajdari: Përmes skemës së certifikimit të produkteve përfituan 6 ndërmarrje
Published
1 year agoon
By
Betim GashiMinistrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari ka mbajtur konferencë për media me rastin e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjeve për skemën e granteve për certifikimin e produkteve dhe skemën e granteve të Iniciativës për Fuqizim Digjital.
Hajdari potencoi se përmes skemës së certifikimit të produkteve kanë përfituar 6 ndërmarrje, me të cilat sot edhe nënshkruan marrëveshje. Ajo shtoi se në fazën e dytë planifikojnë që të përkrahin edhe 20 ndërmarrje të tjera.
Ministrja Rozeta Hajdari tha se në kuadër të projektit Iniciativa Fuqizim Digjital, kjo ministri përmes agjencisë KIESA dhe bashkëpunimit me agjencinë austriake për zhvillim dhe bashkëpunim kanë përfituar 33 ndërmarrje për shërbime digjitale. Derisa potencoi se së shpejti planifikojnë të përkrahin edhe 70 ndërmarrje të tjera.
“Në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, përmes Agjencisë për investime dhe përkrahjen e ndërmarrjeve në Kosovë, më 27 mars 2024 kemi lansuar skemën e granteve për financim të bizneseve, certifikim të produkteve për iniciativën për fuqizimin dixhital. Bizneset përfituese në fushën e certifikimit të produkteve në kuadër të shtatë sektorëve të strategjisë për zhvillim industrial dhe mbështetje të biznesit synojmë të kontribuojmë në rritje e prodhimit dhe përpunimit, përmirësimin e bilancit tregtar nëpërmjet eksporteve më të larta si pjesëmarrje më të madhe të produkteve vendore në tregun e brendshëm. Përmes skemës së certifikimit të produkteve kanë përfituar 6 ndërmarrje me të cilat do të nënshkruajnë marrëveshje sot. Derisa në fazën e dytë që planifikojmë të lansojmë së shpejti të përkrahim edhe të 20 ndërmarrjeve. Ndërkaq, Në kuadër të projektit për Iniciativa Fuqizim Digjital, ku MINT përmes agjencisë KIESA dhe bashkëpunimit me projektin EINGEF të fi8nacuar nga agjencia austriake për zhvillim dhe bashkëpunim kanë përfituar 33 ndërmarrje për shërbime digjitale në vendin tonë. Së shpejti Planifikojmë të përkrahim edhe 70 ndërmarrje të tjera”, tha Hajdari.
Ndër të tjera, Hajdari tha se politika industriale 2030 ka për qëllim transformimin strukturor të industrisë vendore në një industri më të integruar globalisht, që sipas saj është në gjendje të prodhojë produkte me vlerë të lartë të shtuar dhe të ofrojë punësim të denjë për të rinjtë në vendin tonë.
Ndërkaq, zëvendësamabsadorja e Austrisë në Kosovë, Clarissa Castek u shpreh se kjo ceremoni e nënshkrimit simbolizon një avancim në përkushtimin e përbashkët për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe transformimin dixhital të sektorit privat të Kosovës.
Ajo tha se për shumë vite, Republika e Austrisë përmes Agjencisë Austriake për Zhvillim ka qëndruar si partnere e sektorit privat të Kosovës, duke u përkushtuar ndaj fuqizimit të bizneseve, nxitjes së inovacionit dhe krijimit të rrugëve për rritje të qëndrueshme.
“Kjo ceremoni e nënshkrimit simbolizon një avancim në përkushtimin tonë të përbashkët për të nxitur rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse dhe transformimin dixhital të sektorit privat të Kosovës. Ekziston një njohje në rritje se për sipërmarrësit për të ruajtur avantazhin e tyre konkurrues dhe për të nxitur rritjen e qëndrueshme dhe të biznesit, përvetësimi i dixhitalizimit nuk është thjesht një opsion, por një domosdoshmëri. Në të vërtetë, mundësia jepet nga transformimi dixhital në Kosovë… Sidomos kur merret parasysh shpirti sipërmarrës i vendit dhe popullsia e saj dinamike dhe rinore. Për shumë vite, Republika e Austrisë përmes Agjencisë Austriake për Zhvillim ka qëndruar si partnere e sektorit privat të Kosovës. Ne i jemi përkushtuar fuqizimit të bizneseve, nxitjes së inovacionit dhe krijimit të rrugëve për rritje të qëndrueshme. Një shembull i kësaj është projekti i qasjes i cili u zbatua ndërmjet viteve 2019 dhe 2022. Qasja jo vetëm që katalizoi procesin e NVM-ve dhe Kosovës që përqafojnë zgjidhjet digjitale, por gjithashtu hodhi bazat për përfshirje të madhe dhe pjesëmarrje ekonomike në të gjithë vendin”, tha Castek.
Castek u shpreh se janë të bindur seekonomia digjitale e Kosovës do të vazhdojë të rritet, të evoluojë dhe të pasurojë përvojat e individëve dhe shoqërisë kolektive.
Lajmet
Kriteret dhe përbërja e kandidatëve për deputetë në Kosovë
Published
1 hour agoon
December 17, 2025By
UBTnews
Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit nxorrën lista kandidatësh që përfshijnë figura politike me përvojë, emra të rinj dhe personalitete nga fusha të ndryshme si arti, gazetaria, mjekësia e fusha të tjera.
Si antarësime të reja konsiderohen edhe ata që më parë ishin deputetë të një partie tjetër, si Ardian Kastrati, Shkumbin Demaliaj, Andin Hoti.
Gjithashtu shumë kandidatë të zgjedhjeve lokale që dështuan të zgjidhen kryetar komunash në zgjedhjet lokale po tentojn të fitojnë postin e deputetit në zgjedhjet parlamentare si Refki Suma, Arbër Ismajli, Bekë Berisha, Vildane Latifi, Hajrullah Çeku dhe Uran Ismaili.

Kjo tregon se partitë politike po përdorin strategji të ndryshme për të arritur votuesit në të gjithë vendin.
Sipas ligjit për zgjedhjet në Kosovë, kandidatët për deputetë përzgjidhen nga partitë politike, koalicionet ose nismat qytetare, dhe jo nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ). Çdo subjekt politik paraqet një listë kandidatësh te KQZ-ja, e cila verifikohet për përputhshmëri me ligjin zgjedhor.
Lista duhet të plotësojë kriteret ligjore, përfshirë përfaqësimin gjinor, ku të paktën 30% e kandidatëve duhet të jenë nga gjinia tjetër. Përfaqësimi i grave edhe këto zgjedhje vazhdon të mbetet përreth limiteve të kuotës gjinore të përcaktuar me ligj.
Përveç kritereve ligjore, partitë vendosin edhe kriteret e brendshme të përzgjedhjes, duke marrë parasysh angazhimin dhe aktivitetin në parti, eksperiencën profesionale, popullaritetin mes qytetarëve, si dhe balancimin gjeografik dhe gjinor. Kjo siguron që lista e kandidatëve të përfshijë një kombinim të profileve të ndryshme dhe të përfaqësojë qytete dhe zona rurale.
Edhe pse sistemi zgjedhor në Kosovë është proporcional dhe i bazuar në lista kombëtare pa ndarje zyrtare rajonale, përfaqësimi gjeografik mbetet një element i rëndësishëm për partitë gjatë përzgjedhjes së kandidatëve. Kandidatët shpesh identifikohen më shpesh me komunat ose zonat ku janë aktivë, duke reflektuar lidhjen e tyre lokale me votuesit.
Në zgjedhjet e mëparshme parlamentare të 9 shkurtit 2025, partitë kryesore mbajtën lista që përfshinin një përzierje të figurave të njohura dhe emrave lokalë nga qytete e zona rurale, gjë që ndikoi në mënyrën se si partitë u përpoqën të siguronin përfaqësim të gjerë në të gjithë vendin./FjollaGashi
Lajmet
Supremja konfirmon se pensionet nuk mund të suspendohen nga akte nënligjore
Published
3 hours agoon
December 17, 2025By
UBTnews
Gjykata Supreme ka marrë një vendim të rëndësishëm në mbrojtje të të drejtave të pensionistëve, duke konfirmuar se këto të drejta nuk mund të kufizohen përmes rregullave nënligjore dhe se barra e verifikimit nuk mund t’u ngarkohet qytetarëve, por institucioneve përgjegjëse.
Lajmin e ka bërë të ditur hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj, i cili ka vlerësuar se aktgjykimi përbën një hap të madh për mbrojtjen e të drejtave sociale, sigurinë juridike dhe zbatimin e parimit se suspendimi i pensionit duhet të jetë masa e fundit dhe jo masa e parë.
“Gjykata ka konfirmuar se të drejtat e pensionistëve nuk mund të kufizohen me rregulla nënligjore dhe se barra e verifikimit nuk mund t’u ngarkohet qytetarëve”, ka shkruar Jakaj.
Në aktgjykim, Gjykata Supreme ka theksuar se “suspendimi i pagesës së pensionit duhet të jetë masa e fundit (ultima ratio) dhe jo e para”, duke konstatuar se dispozitat e Udhëzimit Administrativ nr. 05/2015, që e trajtojnë moslajmërimin si shkak të domosdoshëm për suspendim dhe e shoqërojnë atë me pasoja materiale të pakthyeshme, janë të kundërligjshme.
Sipas Gjykatës, ligji ka paraparë një mekanizëm që mbështetet në verifikim aktiv nga ana e Ministrisë dhe jo në vendosjen e një barre disproporcionale ndaj pensionistëve, duke riafirmuar se përgjegjësia për verifikim dhe zbatim të ligjit u takon institucioneve shtetërore dhe jo qytetarëve përfitues të pensioneve.
Lajmet
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar
Published
3 hours agoon
December 17, 2025By
UBTnews
Policia e Kosovës në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, sot ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Zvicra për në Republikën e Kosovës.
I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet zvicerane pasi që i njëjti kërkohej me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës për veprën penale kanosje.
Ekstradimi u realizua falë bashkëpunimit mes institucioneve midis dy shteteve. I dyshuari pas ekstradimit u është dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë në rajonin e Prizrenit për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore.
Lajmet
Osmani në takim me Costa: Mirëpresim heqjen e pjesshme të masave të BE-së, synojmë largimin e plotë të tyre
Published
4 hours agoon
December 17, 2025By
UBTnews
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Bruksel është takuar me Presidentin e Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Në Bruksel u mirëprita nga Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa.
Mirëpresim vendimin e BE-së për heqjen e pjesshme të masave, përderisa shpresojmë e punojmë që, sa më parë, ato të hiqen në tërësi. Republika e Kosovës ka dëshmuar konstruktivitet, bashkëpunim e përputhshmëri të plotë me politikën e jashtme e të sigurisë të Bashkimit Evropian.
Në takim potencova se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara nga vetë BE, sado që ato ishin të padrejta, prandaj nuk ka asnjë arsye që të pengohet e shtyhet heqja e masave të tjera të mbetura. Në anën tjetër, shpresojmë që sa më parë, të kemi përkrahjen e të gjitha shteteve anëtare që edhe Kosova, bazuar në merita, të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kriteret dhe përbërja e kandidatëve për deputetë në Kosovë
Supremja konfirmon se pensionet nuk mund të suspendohen nga akte nënligjore
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhër-arrest ndërkombëtar
Osmani në takim me Costa: Mirëpresim heqjen e pjesshme të masave të BE-së, synojmë largimin e plotë të tyre
Ambasadori britanik takohet me Kurtin, diskutojnë për zgjedhjet
Ambasadori britanik vlerëson rolin e Gjykatës Supreme në garantimin e mbarëvajtjes së proceseve zgjedhore
Të premten do të nisë instalimi i ujëmatësve digjitalë në “Breg të Diellit”
Gjykata pranon dëshminë e dhënë më herët të Antonijeviqit në rastin Banjska, aprovohet dëshmitar i ri i mbrojtjes
Kosova heq ndalesën e importit për kafshët e gjalla dhe shpezët nga Shqipëria
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Lajmet3 months agoPolicia, FSK-ja dhe Shërbyesit Civilë përfitojnë bursë 20 për qind në programet Master Shkenca Politike dhe Studime të Sigurisë në UBT
-
Rajoni3 months agoUBT shpall thirrjen për Konferencën Ndërkombëtare të Gjuhës dhe Kulturës 2025
-
Vendi3 months agoNë UBT diplomon ushtaraku i FSK-së, Major Vilson Musaj
