Lajmet

Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt: Po përballemi me qasje shpërfillëse nga ana e Prokurorisë

Published

on

Në seancën e radhës mbi ecurinë e çështjes ndaj ish-drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UCK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, mbrojtja ka shprehur shqetësime lidhur me, siç kanë thënë ata, me qasje shpërfillëse dhe mungesën e një dialogu konstruktiv nga ana e Prokurorisë. Në seancën e sotme, Prokuroria ka deklaruar se janë të gatshëm të fillojnë procesin gjyqësor duke shtuar se i kanë kryer të gjitha detyrimet lidhur me gjetjen e materialeve.

Prokurorja Valeria Bolici tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar do të mund të dorëzojë dosjen paraprake të lëndës dhe do të jetë e gatshme për gjykim pavarësisht nga përmbushja e kërkesave të palëve të treta.

“ZPS pret që të përfundojë të gjithë nxjerrje ne materialeve në kohën e paraqitjes së dosjes paragjyqësor, presim të marrim përgjigje ndaj kërkesave të palëve të treta, kemi afat, por nëse këto përgjigje nuk merren, kjo nuk do të ndikojë në mundësinë tonë për të dorëzuar dosjen dhe për të qenë gati për gjyq më pas. Dua të theksoj se siç thamë në parashtrimet me shkrim puna hetimore është e tillë që ne vazhdojmë punën tonë në bashkëpunim me provat e nxjerra, provat do të ia bëjmë të njohura mbrojtjes sikurse që i paraqesim në gjykatë në bazë të dispozitave përkatëse, ZPS nuk mendon që këto do të ndikojnë në ecurinë e shpejtë të procesit”, tha ajo.

Por avokati i Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees tha se janë në pritje që Prokuroria të nxjerrë gjitha materialet dhe vetëm pasi mbrojtja t’i shoh atom und të deklarojë rreth hetimeve që mund të vijojnë.

“Të theksoj skepticizmin tonë se nxjerrja e materialeve do të përfundojë më 9 prill 2021, ne presim ndërkohë nxjerrje ne materialeve sipas rregullave 102 1(b) dhe 103, presim zgjidhjen e shqetësimeve që ngritëm lidhur me rregullën 102 3, e cila në vetvete mudn të çojë në probleme lidhur me nxjerrje ne materialeve të tjera. Ne dëgjuam atë që tha ZPS se do të dorëzojë dosjen paragjyqësore më 9 prill, por jemi skeptik për këtë, lidhur me faktin që nxjerrja e materialeve do të përfundoje më atë datë për arsyet që thash. Vetëm pasi të marrim materialet e mëtejmë që i presim dhe të zgjidhet çështja e listës, atëherë do të jemi në gjendje të vlerësojmë nëse është bërë siç duhet puna e nxjerrjes së materialeve”, tha Resse.

Tutje, Resse ka thënë se prokuroria nuk ka përmbushur detyrimet që ka rreth nxjerrjes së materialeve.

“Ky material duhet t’i dorëzohet mbrojtjes në mënyrë që ajo të vlerësojë natyrën e materialet, konteksti i kësaj çështje të paktën sipas asaj që thotë prokuroria është se bëhet fjalë për rreth 4 mijë dokumente të një natyre konfidenciale që kanë prejardhjen nga task forca speciale hetimore dhe të cilat nuk janë nxjerrë në mënyrën e duhur. Këto dokumente nëse ZPS e ka me të drejtë, nëse ato janë nga vet ZPS-ja atëherë ZPS e ka detyrimin e dorëzimit të këtyre dokumenteve nëse janë autentike dhe konfidenciale”, ka thënë ai.

Edhe avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman ka shprehur shqetësime lidhur me qasjen e prokurorisë, që sipas tij ka mungesë të një dialogu konstruktiv nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

“Mbështes fjalën e zotit Resse lidhur me qëndrimin shpërfillës dhe përbuzës me të cilat ne përballemi, qëndrimi që mban ZPS me thënë të drejtën është qëndrim qesharak, padyshim që zoti gjykatës do të duhet të jap vendime procedural për të gjitha këto çështje. Nxjerrja e materialeve nuk ka përfunduar ende dhe siç e pranon edhe vet ZPS ajo të bëhet me datë 9 prill, duhet t’i kujtojmë ZPS-së të gjitha detyrimet që ka për këtë çështje, nuk i takon ZPS-së që t’i tregojë mbrojtjes se çfarë duhet të bëjë apo të fus mbrojtjen me detyrim në një proces të përshpejtuar”, tha ai.

Prokuroria ka kundërshtuar deklarata të tillë duke mohuar se ka kanë treguar qasje përçmuese ndaj mbrojtjes.

E lidhur me dëshmitarët, prokuroria ka thënë se nuk janë të detyruar të intervistojnë të gjithë dëshmitarët e paraqitur.

“Në lidhje me numrin e dëshmitarëve, ZPS i ka përfshirë këto në listën e dëshmitarëve, pra nuk ka asnjë detyrim për prokurorinë që të intervistojë të gjithë dëshmitarëve të cilët synojmë t’i thërrasim për të dëshmuar në sallën e gjyqit, megjithatë siç parashikohet në parashtrimet me shkrim të prokurorisë, prokuroria synon që të thërras për të dëshmuar autorët e deklaratave të cilat bërë të ditura tashmë mbrojtjes në përputhje me rregullën 102, 1(b), ose rregullën 103 të rregullores, kjo u jep përgjigje të gjitha dyshimeve të mbrojtjes lidhur me këtë pikë”, tha ajo.

Ndërsa siç tha avokati Resse, ai ka pritur që prokuroria të intervistojë dëshmitarë të frikësuar.

“Nuk ishte kjo mënyra siç parashikohej që prokuroria t’i qaset kësaj konferencë për ecurinë e çështjes. Mendova që ZPS kishte ndërmend të intervistojë dëshmitarë të cilët për shembull kanë qenë të frikësuar, apo janë frikësuar, sepse do t’i thërriste këta dëshmitarë për të dhënë dëshmi në gjykim, mirëpo nga ajo që tha zonja Bolici, tani me sa kuptoj unë ZPS nuk ka ndërmend të thërras dëshmitarë të tillë”, tha ai.

Në konferencën e cila është duke u mbajtur në Hagë, avokatët kanë deklaruar se do të vijojnë me hetimet, por kanë theksuar pengesat në të cilat po hasin për shkak të kufizimeve nga pandemia me Covid-19.

Lajmet

Orav: Sulmet ndaj gjykatësve dhe ndërhyrja politike në gjyqësor, të papranueshme

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë të mërkurën se ndërhyrja politike në gjyqësor është e papranueshme, pasi Qeveria në detyrë e Kosovës e kritikoi një vendim të Gjykatës Supreme në lidhje me një udhëzim administrativ për pajisjet fiskale.

Në një shkrim në X, Orav tha se shefat e misioneve të BE-së në Kosovë kanë biseduar për gjendjen pas vendimit të Gjykatës Supreme.

Sulmet kundër gjykatësve individualë dhe ndërhyrja politike në gjyqësor janë të papranueshme”, shkroi ai.

Të martën, Supremja e shpalli të paligjshëm dhe e shfuqizoi një udhëzim administrativ të nxjerrë nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, duke thënë se një ministër i certifikuar si deputet nuk mund të ushtrojë funksione ekzekutive.

Pak orë më vonë, Qeveri në detyrë e cilësoi si “të pabazuar në ligj” dhe “arbitrar” vendimin e Supremes për shfuqizimin e udhëzimit administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronike fiskalë.

Edhe ministri në detyrë, Murati, e kundërshtoi këtë vendim në një status në llogarinë e vet në Facebook të martën, duke e cilësuar si “absurd” dhe duke i kritikuar ashpër me emër gjyqtarët e Supremes.

Udhëzim administrativ ishte publikuar në gazetën zyrtare më 16 prill, një ditë pasi ishte nënshkruar nga ministri në detyrë, i cili është gjithashtu i betuar si deputet i legjislaturës së re pas zgjedhjeve të shkurtit.

Në lidhje me vendimin e Supremes se një ministër në detyrë nuk mund të nxjerrë akte nënligjore dhe udhëzime administrative pasi të jetë bërë deputet i Kuvendit, Qeveria në detyrë tha se Gjykata Kushtetuese e “lejon një gjë të tillë”, pasi Kuvendi nuk është konstituuar ende pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Supremja iu përgjigj Qeverisë në detyrë, duke e cilësuar reagimin e saj si tendencioz dhe ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se gjykata e “qartësoi përfundimisht” se ministrat, tashmë me mandat si deputetë, nuk mund të vazhdojnë të ushtrojnë funksione ekzekutive pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

KQZ-ja i certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të shkurtit më 27 mars.

Ligji për Qeverinë saktëson se një qeveri në detyrë nuk mund të tejkalojë autorizimet e saj të kufizuara dhe ndalon qartë ndërmarrjen e vendimeve madhore./REL

Continue Reading

Lajmet

Komisarja për Zgjerim e BE-së: Negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë përparojnë me një ritëm të paparë

Published

on

By

Komisarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian (BE), Marta Kos, ka deklaruar se negociatat e anëtarësimit midis Shqipërisë dhe BE-së po përparojnë me një ritëm të paparë, transmeton Anadolu.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, komisarja Kos tha se negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë për në BE përparojnë më shpejt se kurrë.

Negociatat e anëtarësimit midis Shqipërisë dhe BE-së po përparojnë me një ritëm të paparë, siç dëgjuam, me disa arritje të rëndësishme të përmbushura tashmë në muajt e fundit dhe të tjera që do të vijnë“, tha Kos në videon që ajo shpërndau në postimin e saj.

Duke theksuar se Shqipëria është angazhuar seriozisht në çështjen e zgjerimit, ndërsa BE-ja i përmbush detyrat duke respektuar qasjen e bazuar në meritë, Kos theksoi se vazhdojnë të ruajnë një fokus shumë të fortë në reformat në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Shqipëria pritet të konsolidojë më tej progresin shumë të mirë në këtë fushë. Progresi i shpejtë në negociatat e anëtarësimit është një sinjal i qartë se ne qëndrojmë pranë Shqipërisë dhe jemi vërtet të përkushtuar për të shënuar një rrugë të qartë për anëtarësimin në BE. Zgjerimi është një projekt i të gjithë shoqërisë dhe do të nevojitet një mbështetje e plotë e të gjithë shoqërisë shqiptare për të arritur qëllimin ambicioz, por realist të Shqipërisë për të mbyllur të gjitha kapitujt negociues deri në fund të vitit 2027“, vlerësoi Kos.

Së fundmi, Parlamentit Evropian miratoi rezolutën mbi ecurinë e progresit të Shqipërisë për vitet 2023-2024.

Raporti i hartuar nga eurodeputeti austriak Andreas Schieder u miratua me 502 vota pro, 120 kundër dhe 64 abstenime.

Shqipëria është vend kandidat për anëtarësimin në BE që nga viti 2014 dhe aktualisht ka hapur disa kapituj në negociatat për anëtarësim.

Continue Reading

Lajmet

Policia jep detaje për vdekjen e personit të rënë nga lartësia nga hoteli “Grand”

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia e hotelit “Grand” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Agron Borovci, bëri të ditur se rreth orës 11:30 është raportuar se në rrugën ”Garibaldi” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti .

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilë kanë konstatuar se, viktima mashukull rreth 25 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia po punon për zbardhjen e rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.

Continue Reading

Lajmet

Përfundon bastisja në arkivën shtetërore dhe institucionin kadastral, arrestohen disa persona

Published

on

By

Ka përfunduar bastisja në institucionin e arkivës shtetërore dhe institucionin kadastral.

Pas përfundimit të këtij aksioni, janë arrestuar edhe katër persona.

Aksioni i Policisë së Kosovës u krye në koordinim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës nën dyshimin e keqpërdorimeve e pozitës dhe autoritetit zyrtar.

Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata ka marrë aksion për bastisje dhe kontroll në institutcionin e arkivës shtetërore dhe institutcionin kadastral te Republikës së Kosovës për veprën penale “ Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit për çdo zhvillim të mëtejshëm do të ju mbajë të informuar“, thuhet në përgjigjjen e zyrtares nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Kaltrina Shala.

Continue Reading

Të kërkuara