Lajmet

Vrasja e 18-vjeçarit nga Podujeva, seanca e radhës mbahet më 29 korrik

Published

on

Përreth tri orë është mbajtur seanca gjyqësore për rastin e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu, i cili u rrah për vdekje nga dy të mitur më 14 janar, pasi Gjykata e Apelit e riktheu në rigjykim. Seanca e radhës do të mbahet më 29 korrik të këtij viti.

Avokati Tomë Gashi ka thënë se sot ka qenë seanca e parë pas rikthimit në rigjykim nga Gjykata e Apelit dhe se presin që të ketë një gjykim të drejtë. Beson se dhe vendimi do të jetë i drejtë e në përputhje me dispozitat ligjore.

“Gjykimi i mëhershëm i të riut Lulzim Fejzullahu ka përfunduar në fundin e majit të këtij viti dhe për shkak të ankesave të caktuara që kanë qenë, Gjykata e Apelit e ka rikthyer në rigjykim. Sot faktikisht ka vazhduar me gjykim i cili do të vazhdojë edhe më datë 29 të këtij muaji dhe ne presim që Gjykata të vendosë drejt në përputhje me dispozitat ligjore dhe të sjellë vendimin i cili do të ishte edhe satisfaksion për familjen e Lulzimit por që edhe drejtësia të vendoset drejtë dhe në interes të drejtësisë nuk është zvarritja e këtyre çështjeve ligjore por Gjykata Themelore e ka obligim të vendosë në përputhje me institucionet juridike që janë dhënë nga Gjykata e Apelit. Gjykata e Apelit ka vendosur edhe për çështje krejtësisht teknike që njëri prej anëtarëve të trupit gjykues në gjykime të mëhershme ka qenë gjyqtar në procedurën paraprake, gjë që në bazë të dispozitave ligjore nuk ka mundur të jetë anëtar i trupit gjykues… dhe besojmë që vendimi do të jetë i drejtë në përputhje me dispozitat ligjore”, u shpreh Gashi.

E Rrahim Fejzullahu, axha i Lulzim Fejzullahut, ka thënë se kërkesa e tij është që të ketë drejtësi.

“Unë ia kam lënë drejtësisë. Vetëm drejtësi maksimale kërkoj, kështu që dashtë Zoti kemi ku mbështetemi dhe punon drejtësia”, tha ai.

Lajmet

Markus Rashford kalon në Barcelonë

Published

on

Markus Rashford do të jetë lojtari më i ri i Barcelonës, katalanasit kanë arritur marrëveshje me Manchester United, për transferimin e sulmuesit anësor.

Do të jetë huazim për një sezon, me detyrim blerjen e kartonit nëse plotësohen disa kushte gjatë sezonit. Rashford do fitojë 12 milionë euro në sezon te Barca.

Ky transferim vjen për ta pasi dështuan me Niko Uilliams. Rashford do e ketë eksperiencën e parë jashtë Anglisë.

Ylli 27-vjeçar ka luajtur 297 ndeshje në Premier Ligë dhe gjatë kësaj kohe ka shënuar 89 gola dhe ka asistuar 52 të tjerë në kampionat.

Continue Reading

Lajmet

​Plagosen dy persona në Ferizaj, njëri zyrtar policor

Published

on

By

Dy persona janë plagosur pasi janë përfshirë në një konflikt në fshatin Doganaj të Ferizajt. Incidenti ka ndodhur në orët e para të së hënës. Njëri nga të plagosurit është një zyrtar policor i cili kur ndodhi rasti nuk ishte në detyrë.

Të plagosurit fillimisht kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe më pas janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtejmë. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetë, sipas personelit shëndetësor.

Lidhur me këtë rast është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

Pas pranimit të informatës Policia Rajonale e Ferizajt ka dalur në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin, ku janë sekuestruar dy vetura, dy armë zjarri, 16 gëzhoja dhe një predhë.

Lajmin për KosovaPress konfirmoi zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, Kanun Veseli. Ai bëri të ditur se janë intervistuar dy dëshmitarë që gjendeshin në njërën nga veturat.

Rasti është cilësuar si “vrasje e mbetur në tentativë dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Sot, më 21.07.2025, rreth orës 00:50 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë, për një rast të gjuajtjes me armë zjarri në fshatin Doganaj të Ferizajt, ku dy persona janë plagosur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë fillimisht policët e rendit, e më pas edhe Njësia e Hetimeve Rajonale dhe Forenzika. Nga hetimet fillestare mësohet se në incident ishin të përfshirë dy persona: një qytetar me veturën “Golf 7” dhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, me veturën “BMW“, tha Veseli.

Për shkak të përfshirjes së zyrtarit policor, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK). Nga vendi i ngjarjes janë sekuestruar dy vetura, dy armë zjarri (pistoleta), 16 gëzhoja dhe një predhë. Të plagosurit pasi kanë marrë ndihmën e parë në Qendrën Emergjente ne Ferizaj janë dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor dhe sipas informatave nga personeli mjekësor ndodhen jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa janë intervistuar dy dëshmitarë që gjendeshin në njërën nga veturat. Rasti është cilësuar ” Vrasje e mbetur në tentativë dhe shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm“, shtoi ai.

Hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë në bashkëpunim me IPK-në dhe nën autorizimin të prokurorit kujdestar të krimeve të rënda.

Continue Reading

Lajmet

Dy punëtorë ndërtimi humbin jetën në Gjakovë

Published

on

By

Dy punëtorë të ndërtimtarisë kanë humbur jetën në Gjakovë, pasi dyshohet se kanë rënë nga një objekt në ndërtim e sipër. Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Sipas informacioneve fillestare, incidenti ka ndodhur gjatë punës në një ndërtesë që është në fazën e ndërtimit. Autoritetet kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit tragjik.

Ende nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me identitetin e viktimave apo nivelin e lartësisë nga ku kanë rënë. Policia, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, po vazhdon hetimet.

Continue Reading

Lajmet

MPJD – bashkatdhetarëve: Udhëtoni vetëm me dokumente valide

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës apelon të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë në Kosovë që gjatë udhëtimit të kenë dokumente të vlefshme, përmes transportit rrugor.

Përmes një njoftimi zyrtar, MPJD thekson se udhëtimi me dokumente të skaduara nuk lejohet nëpër territoret e disa shteteve, pavarësisht nga praktikat e vendit ku nis udhëtimi.

Duke iu referuar rasteve të fundit të paraqitura gjatë kalimeve tranzit, veçanërisht nëpër territorin e Italisë, theksojmë nevojën që qytetarët të verifikojnë paraprakisht kërkesat për dokumentacion për secilin vend që kalojnë gjatë udhëtimit të tyre.

Lusim qytetarët që të planifikojnë udhëtimet e tyre me kujdes dhe të informohen për kushtet e kalimit nëpër secilin shtet përmes të cilit udhëtojnë. Në raste pasigurie, ju ftojmë të kontaktoni misionet tona diplomatike dhe konsullore për udhëzime shtesë”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara