Lajmet

FSK dhe Policia parakalojnë sot për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës

Published

on

Për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, do të bëhet parakalimi i njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

Parakalimi pritet të fillojë në orën 12:00 ku edhe do të ekspozohen sisteme të ndryshme të armatimit.

“Nisja bëhet me fillim në ora 12:00, nga objekti i Qeverisë deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, 25 vjet më parë, më 12 qershor 1999, trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë pas një fushate ajrore 78-ditëshe kundër caqeve ushtarake e policore serbe.

Lajmet

Gjykata e Apelit anulon vendimin për paragjykim ndaj pesë policëve në rastin e Lipjanit

Published

on

By

Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan për paraburgimin e pesë zyrtarëve policorë të përfshirë në rastin e Lipjanit.

Gjykata Themelore e Prishtinës Dega në Lipjan kishte vendosur masën e paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët u akuzuan pas vdekjes së të riut 27 vjeçar gjatë procesit të arrestimit të tij, transmeton KosovaPress.

Apeli i ka aprovuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., si dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e lartcekur, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimi i ankimuar nuk përmban analizën dhe vlerësimin e provave relevante, të besueshme dhe me fuqi provuese për të konstatuar dhe për të vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën pretendohet. Andaj, në aktvendimin e Gjykatës së Apelit i është propozuar gjykatës së shkallës së parë t’i evitojë të gjitha shkeljet e konstatuara në aktvendimin e ankimuar, duke e kthyer çështjen në rivendosje“, thuhet në postimin e Gjykatës së Apelit në Facebook.

Kujtojmë që viktima Agon Zejnullahu ndërroi jetë pas arrestimit nga policia, kurse zyrtarët policorë dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘vrasje nga pakujdesia’.

Continue Reading

Aktualitet

Gjykata e Apelit anulon vendimin për paragjykim ndaj pesë policëve në rastin e Lipjanit

Published

on

Gjykata e Apelit e Kosovës ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Dega në Lipjan për paraburgimin e pesë zyrtarëve policorë të përfshirë në rastin e Lipjanit.

Gjykata Themelore e Prishtinës Dega në Lipjan kishte vendosur masën e paraburgimit ndaj pesë zyrtarëve policorë të cilët u akuzuan pas vdekjes së të riut 27 vjeçar gjatë procesit të arrestimit të tij.

Apeli i ka aprovuar ankesat e mbrojtësve së të pandehurve I.N., A.R., A.K., L.Rr. dhe E.B., si dhe sipas detyrës zyrtare ka anuluar aktvendimin e lartcekur, duke e kthyer çështjen në rigjykim.

“Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimi i ankimuar nuk përmban analizën dhe vlerësimin e provave relevante, të besueshme dhe me fuqi provuese për të konstatuar dhe për të vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën pretendohet. Andaj, në aktvendimin e Gjykatës së Apelit i është propozuar gjykatës së shkallës së parë t’i evitojë të gjitha shkeljet e konstatuara në aktvendimin e ankimuar, duke e kthyer çështjen në rivendosje”, thuhet në postimin e Gjykatës së Apelit.

Kujtojmë që viktima Agon Zejnullahu ndërroi jetë pas arrestimit nga policia, kurse zyrtarët policorë dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘vrasje nga pakujdesia’.

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti mban konferencë për media në orën 15:00

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të mbajë një konferencë për media sot në orën 15:00, në ambientet e Qeverisë së Kosovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate nga Zyra e Kryeministrit.

Ende nuk është bërë e ditur tema e konferencës, por ajo vjen në një moment të ndjeshëm politik dhe institucional për vendin.

Continue Reading

Lajmet

Ndalohen katër të dyshuar për plagosjen në Doganaj të Ferizajt

Published

on

By

Pas plagosjes së dy personave në fshatin Doganaj, katër persona janë ndaluar të hënën, për shkak të dyshimit “vrasje në tentativë”, ka njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit të Departamentit të Krimeve të Rënda, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48-orësh, katër (4) persona të dyshuar me inicialet: A.S., L.V., Sh.L., dhe L.K., për shkak të dyshimit të veprave penale ‘Vrasja në tentativë’, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’, ‘Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’ dhe ‘Pjesëmarrja në rrahje’”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Aty thuhet se, bazuar në informacionet e para, rasti ka ndodhur më 21.07.2025, rreth orës 00:52, në fshatin Doganaj të Komunës së Ferizajt, ku është raportuar një rast i gjuajtjes me armë zjarri, ku si pasojë dyshohet se dy persona janë lënduar me armë zjarri.

Dy personat e lënduar, njëri prej tyre zyrtar policor, pas dhënies së ndihmës së parë nga Emergjenca e Ferizajt janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dy vetura të dyshuara, dy armë, gjashtëmbëdhjetë (16) gëzhoja dhe një (1) predhë që dyshohet të jenë shkrepur nga armët e përdoruara në këtë rast.

Prokurori i Shtetit, ka autorizuar Policinë të ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore me qëllim të zbardhjes së të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Continue Reading

Të kërkuara