Sport

Hysaj: Shqipëria mund të jetë befasia e Evropianit. Unë i dobët? Flasin 12 vitet në Serie-A

Published

on

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare Elseid Hysaj ka thënë se Shqipëria mund të jetë befasia e Kampionatit Evropian Euro 2024 që nis më 14 qershor. Në një konferencë për media, Hysaj ka thënë se ashtu siç u bë e mundur kualifikimi, edhe pse pak njerëz e prisnin, e njëjta gjë mund të ndodh edhe tani në fazën e grupeve.

Janë tri ndeshje me të vërtetë shumë të forta, tri ndeshje shumë të bukura për t’i luajtur në një Kampionat Evropian siç është ky dhe unë u kam thënë të gjitha çunave që duhet të gëzojmë këtë Evropian sepse nuk i dihet çfarë mund të ndodh, si mund të shkojnë gjërat pas kësaj kombëtareje… Duhet të jemi të koncentruar dhe të kemi besim tek vetvetja. Në kualifikime nuk është se të gjithë prisnin atë ecjen tonë të madhe por ja që ne treguam që mund të bëjmë gjëra të bukura, të mëdha dhe mund të jemi një nga surprizat e këtij Evropiani”, tha HysaJ.

Sa i përket përballjes së parë, asaj kundër Italisë, Hysaj ka deklaruar se “Azzurrët” janë skuadër jashtëzakonisht e fortë.

Ne duhet ta dimë që Italia është një skuadër shumë e fortë, ka individë të fortë sepse unë kam luajtur kundër të gjithëve gati, disa i kam edhe në skuadër dhe e di kualitetin që kanë lojtarët dhe thjeshtë duhet ta marrim seriozisht sepse nuk është ashtu siç duket në miqësore Italia”, theksoi më tutje Hysaj.

Madje, futbollisti i Napolit ka komentuar edhe raportimet e mediave se Shqipëria çalon më së shumti në krahun e djathtë, pikërisht aty ku operon Hysaj.

Me punën e gazetave që thonë se krahu i djathtë është më i dobët, mua mu bënë gati 12 vite që luaj në Serie-A, unë e di potencën time, e di ku gaboj, sepse duhet ta dish edhe kur gabon njeriu, i di të gjitha gjërat që unë gaboj ose bëj mirë, por e di që edhe në këtë Evropian unë besoj që do të jem më së shumti i koncentruar se të tjerët sepse e di se si janë këto ndeshjet e forta me të vërtetë dhe shpresoj që të jap maksimumin për këtë fanellë, nuk vij për pushime”, the në fund Hysaj.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Kombëtarja Shqiptare do të zhvillojë seancën e radhës stërvitore me fillim nga ora 17:00./UBTNews/

Lajmet

Ardon ​Jashari bën presion të madh për të kaluar te Milani

Published

on

Talenti i Club Brugge,  Ardon Jashari, thuhet se po shtyn përpara për një transferim te Milani këtë verë dhe nuk mori pjesë në foton zyrtare të ekipit  sipas “La Gazzetta dello Sport”.

Gazeta këmbëngul se mesfushori zviceran dëshiron të transferohet në San Siro vetëm në merkaton e verës 2025, por klubi i tij ende nuk e ka pranuar propozimin e fundit të Milanit me vlerë 32.5 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse.

Jashari rifilloi stërvitjen me pjesën tjetër të ekipit në fillim të kësaj jave, por po bëhet gjithnjë e më i pakënaqur në Brugge, duke pasur parasysh se dëshiron të transferohet në Milano sa më shpejt të jetë e mundur.

22-vjeçari është i vetëdijshëm se nuk do të marrë pjesë në ndeshjet miqësore para-sezonale të Milanit në turneun e tyre në Azi, por shpreson të bashkohet me Rossonerët në fillim të gushtit.

Negociatat midis Milanit dhe Club Brugge janë zvarritur për javë të tëra, kështu që Rossonerët kanë rinisur bisedimet edhe për mesfushorin e Valencias, Javi Guerra , i cili shihet si alternativa kryesore ndaj Jasharit.

 

Continue Reading

Lajmet

Goli i Kosovare Asllanit s’i mjafton Suedisë, eliminohet në çerekfinale

Published

on

Kombëtarja e Suedisë në kategorinë e femrave është eliminuar në çerekfinale nga Anglia në penallti, pasi koha e rregullt u mbyll me rezultat 2:2.

Ishte shqiptarja me shtetësi suedeze, Kosovare Asllani, ajo që ia dha epërsinë e parë Suedisë që në minutën e 2-të të takimit, kurse në minutën e 25-të, Blackstenuis e dyfishoi epërsinë për ta çuar Suedinë në pushim me dy gola më tepër.

Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Anglia e ngushtoi rezultatin në minutën e 79-të me Bronze, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, Agyemang barazoi shifrat.

Vazhdimet nuk sollën fitues, ndërsa nga 14 penallti të ekzekutuara, vetëm shtatë u realizuan nga të dyja kombëtaret, ku tri ishin të sakta për Anglinë e vetëm dy për Suedinë.

Continue Reading

Sport

Luis Mota nga FC Porto te FC Prishtina

Published

on

Sulmuesi portugez 21 vjeçar Luis Mota është përforcimi më i ri që i bashkohet ekipit të FC Prishtina.

Mota është me përvojë në strukturat e klubit FC Porto (B), dhe sjell cilësi teknike, shpejtësi si dhe instinkt goli që pritet ta ndihmoj skuadrën tonë në fazën ofensive, e poashtu ka qenë pjesë e skuadrës së Beleneses.

Ky transferim tregon ambiciet e FC Prishtinës për të ndërtuar një skuadër konkurruese jo vetëm në nivel vendor, por edhe në garat ndërkombëtare.

“Jam shumë i lumtur për këtë transferim dhe mundësinë që ta përfaqësoj një klub të madh si Prishtina, faleminderoj udhëheqësin e klubit për besimin që ma kanë dhenë dhe jamë i bindur që së bashku do të arrijmë suksese”, tha Mota./Kosovapress

Continue Reading

Sport

Yamal: Fillimi i një udhëtimi që shpresoj të jetë i gjatë dhe plot fitore

Published

on

Barcelona ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës së Lamine Yamal deri në vitin 2031, ndërsa talenti 18-vjeçar do të mbajë tashmë fanellën me numrin 10.

“Ky është fillimi i një udhëtimi që shpresoj të jetë i gjatë dhe plot fitore”, tha Yamal, duke shprehur vendosmërinë për të dhënë gjithçka për klubin që e konsideron si “më të mirin në botë”.

Mesfushori ofensiv u shpreh i motivuar për sezonin e ri, duke thënë se synon të vazhdojë rritjen dhe të ketë një sezon edhe më të mirë se i kaluari. Aktualisht, fokusi i tij është te stërvitjet e dyfishta të planifikuara nga trajneri Hansi Flick në Ciutat Esportiva Joan Gamper./Kosovapress

Continue Reading

Të kërkuara